Pershendetje nena a keni munsi me ma nis receten e qababeve te kosoves se mka shku menja e un jetoj ne londer kur isha ne shqipri i kisha fiksim faleminderit
tash si e i ben vjehrra hahah. 500gr mishe te bluar,1 kep,.2 ve,..2 luge kos, 2 luge miell,. sode bikarbon,..... i perzin vezet, hedh kryp sipas deshires , qepen ia grien imet ,dalngadal duke i perzi i qet edhe 2 luge miell ,.pastaj kos dy luge, ne fund nje apo 2 maje luge te cajit sode bikarbon (jo shume) , pastaj e qet mishin e bluar mbi kete mase edhe e perzin mire me duar,.E mbulon me nje pijat persiper dhe e fut ne frigorifer 1 apo 2 ore ,..pastaj i fergon ne vaje ose me se miri ne grill qe te marin shije me te mire. te befshin mire nese i pregadit.
(11 vite më parë)
nedia po ti dergoj dy receta te qebapava njeren si e ben mami im dhe tjetren si e ben vjehrra hahah..Përbërësit:
500 gr mish i viqit i bluer
1 qepë
1 erëz të përzier
vaj, kripë dhe piper i zi.
dhe 2 thelpinj hudhër
Metoda e përgatitjes:
E grijmë qepën dhe e hedhim në enën e thellë me mishin e bluer. Hedhim erëza të përziera, kripë dhe piper të zi. I shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i hedhim në enë. Përziejmë me lugë. Vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë. Me dorë marrim nga masa dhe i bëjmë qebapat. Në skarë hedhim vaj dhe në të i pjekim qebapat.
Une se di qysh i bejn qebapat ne gjakov por te tregoj si e bej une ,,, mish te grir qep po ashtu te grir ne rende biber te kuq biber te zi krip ose veget dhe trosha te bukes te imtesuara mir i ban bashk te gjitha i len ne frigorifer per 3 or te pshtjellura ne aliofolie.. edhe i maron qebapat dhe i qet ne vaj i fergon kshtu i bej uje behen shum te shishem , edhe nje sos ju pergatis ,, nje ose dy schllagzahne 3 thelba hudher i grin imet dhe pak miell misri i zien te gjitha edhe kjo behet shum e mir ..