Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth pampersit/bebelinos
Si të mësojmë fëmijën të përdorë uturakun.

E para gjë që duhet të kini parasysh në këtë trajnim duhet të mos imponoheni apo të përdorni forcën dhe etiketimin.kjo mënyrë është shumë e gabuar dhe mund të krijojë vështirësi.
Shumë prindër nxitojnë të fillojnë trajnimin e uturakut reth moshës 18-24 muajsh. Por studimet tregojnë që nuk ekziston një kohë e caktuar pasi arritja e kontrollit sfinketrial apo fshikzes se urinës është një proçes shumë individuale. Mund të jetë më e lehtë të fillohet nxitja për arritjen e kontrollit sfinketrial (apo potty training) në periudhën e verës.

Shumë fëmijë kalojnë në tri etapa para se të fitojnë apo arrijnë kontrollin e fshikzës:
• Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm që pelena është e lagur apo pis.
• Ata arrijnë të kuptojnë kur ju bëhet urina dhe çfar u bëhet
• Ata arrijnë ta kuptojnë përpara që kanë nevojë për të urinuar.

Pa arritur këto lloj njohje, fëmija nuk mund të realizoj kontrollin sfinkterial apo kontrollin e fshikzës së urinës.

Si të veprosh:

• Vendoseni uturakun në vende të dukshme nga fëmija duke ja bërë të ditur se për çfarë përdoret ky send.
• Gjatë kohës që ju shkoni në tualet merreni dhe fëmijën me vete dhe shpjegojini se çfarë jeni duke bërë.
• Në orare të caktuara të ditës ju mund tia hiqni pelenën fëmijës tuaj duke I sugjeruar atij të provoj uturakun. Nëse për fëmijën kjo duket e vështir, atëherë shtyheni deri në sa fëmija ta pranojë dhe ta realizoj vetë.
• Në momentin që fëmija ju tregon që do të urinoj, ju mund tia hiqni pelenën duke e lënë të urinoj aty ku ndodhet pa e sforcuar të ulet në uturakë. Mos nxitoni, pasi kjo gjë do të fitohet gradualisht.
• Me arritjen e rezultateve të suksesshme fëmija juaj do jetë I lumturuar gjithashtu edhe një dhurat e vogel ngaana juaj do ta bëj atë të ndihet edhe më mirë. Kujdes! Mos vendosni kushte për arritjen e kontrollit sfinkterial apo fshikzës së urinës dhe mos shpërbleni me ëmbëlsira.

Perkthyer nga libri: Birth to five/NHS UK
(Shërbimi shëndetësor kombëtar, Mbretëria e Bashkuar)
(11 vite më parë)
My Sweeties (11 vite më parë)
flm per informacionin as un bebin tim nuk e kam shtyre me force ta beje ne oturak. qe kur mbushi nje vit ja kam blere e kam cuar tek uturaku dhe nuk qendronte fare. e kam lene nuk e kam munduar megjithese e coja shpesh sa per ta provuar tani eshte nje vit e gjysme dhe me thote kaka dhe e coj dhe e ben vete nuk ja kam hequr akoma panolinen se nuk e kontrollon dot por mendoj qe eshte progres mjaft i madh qe me tregon kur ka nevoje.
(11 vite më parë)
Informacioni mu duk i rendesishem dhe doja ta ndaja me ju :) shpresoj tju sherbej si info nena.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?