Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nervoza ufffff
Oj nëna si ju kam fëmijët si i kini patur.nuk e di a e ka kaluar ndonjëra nga ju këtë nqs po më jepni ndonjë këshillë.kam vënë re se ka pak kohë jam bërë shumë nervoze siç ju kam thënë kam dy fëmijë dhe çdo gjë që bëjnë fëmijët më duket e tepërt po e ngritën pak zërin nuk mundem të duroj.unë jetoj jashtë vetëm me burrin dhe fëmijët nuk kemi asnjë të afërm pranë .unë kam qënë si tip shumë e qetë dhe duroja gjithçka nuk e di tani pse më ndodhi ky ndryshim normal mbas lindjes si çdo nënë që shqetësohet për fëmijën dhe fillon bëhet nervoze por te mua nuk u largua kjo nervozë por po shtohet nuk di si të veproj që të jem më e qetë ju lutem nëna më jepni ndonjë këshillë
Mami Mami (11 vite më parë)
Mami Mami (11 vite më parë)
Flm nëna që mu përgjigjët jeni shumë të mira
Erilda :) (11 vite më parë)
Tila edhe une te njejtin problem kam edhe une jetoj vetem me vajzat e me burrin nganjehere them vend qe me qen e lumtur une veq nerva po mir e tha fitorja nganjehere tu u mundu me qen perfekt pe shkatrrojm vehten,shyqyr qe i kemi ishalla i kemi me shendet se tjerat gjera pak rendesi kan duhet njeri shpesh me e qetsu veten se edhe kta femij jan i kan ato kerkesat e teket e veta
* Armina * ♥ (11 vite më parë)
Tila njejt si ti edhe un kto koht e funit po e verej veten qe po nervozohem per gjene me te vogel. Vajza ime esht e vogel akoma ska filluar te ec por hyzmetin e saj e do e ndonje sherr te vogel e ben. Ka raste qe kam strese tjera e nervat diku tjeter i po ja shfryj vajzes duke i bertit. E mbrapa behem shum pishaman them me vete o Zot me fal qe po hyj ne gjyynah me te se ajo esht vogel nuk dii gje. Por po te me mendojme sa gajlet i kan femijet kur te rriten e te fitojne pavsrsine e tyre nuk do tu ankonim aspak tani. Sa jane te vegjel edhe i kemi gjithmone pas vetes e i mbulojm me nje jorgan si i thone nje fjale nuk esht per tu qare. Por ka ardh edhe koha njeezit kan mw shumm strese probleme e plus sherret e femijeve e pastaj mblidheb te gjitha bashk e nervozohemi. Por duhet ta qetsojme trurin e shpirtin se kto jan dit te vyera per çdo prind. Me fal qe e zgjata e dashur e insh. All ah çdo prindi ju behen femijet e hajrit se ai esht shperblimi me i madh qe mund te marrim prej Zotit.
Rajana...... Thesari Im (11 vite më parë)
Shumë mire e paska permbledh fitorja..shtepia e pa rregulluar na shkakton nervozen njera nder ju jam dhe unë..them veq 1 dite ta kem ne rregullë..ne kuzhinë krejt enet e gjerat dalin prej dollapeve..neper dhoma kudo janë te shtrira lodrat qe as nuk luajn.ne banjo i mjaftojn 2 min.qe ta bej rremujë..ndonjeher shume bahem nervoz se as 1 minut nuk mund te pushoj e qetë..tani edhe koha me shi na myti spo mundemi me dal jashtë.
Mami Mami (11 vite më parë)
Mami më thotë ti duhet të jesh e qetë dhe e lumtur që je vet me burr dhe fëmij se po të jesh sikemi qënë ne në kohën tonë nuse me vjehrrit kunetër kunata është më vështir një fjal njëri një tjetri bëhesh dert
Princesha Ime (11 vite më parë)
Valla Buna nuk e di qfar kohe eshte tu ardh secili me probleme tveta rrall kund qe gjen qe i ka krejt punt ne vij edhe un me vajzen heki shum vetem me mua han edge si han vetem un e di kur te zgjohet prej gjumit qohet me 100 rrebe un nganjerher i them per mu ske flejt qa je qu nervoz tani edhe ne bashkesi qe je nuk po mundesh me fol qka dush po duhet veq me ndigju e me.plas veten o sa e sa her hy ne dhom e qaj po inshalla zoti na letson gjdo problem qe e kemi se boll shtir valla
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Tila un gjithmon e thm nje fjal nga ajo qe kam pa, Femijet sa jan te vegjel kan me shum pune e me pak dert,e kur rriten me pak pun me ke me ta por ban shum dert.Nita eh kjo nervoz eshte per fajin ton dhe te rrethit ne te cilin jetojm.
Mami Mami (11 vite më parë)
Ndonjë herë më bjenë ndërmend fjalët e gjyshes bijë gëzoju tani fëmijëve sa i ke në gji se vërtet të lenë pa gjumë po kur te rriten nuk do të marrë gjumi më duket sikur po ju hyj fëmijëve në hakë që i qortoj për çdo veprim
Mami Mami (11 vite më parë)
Ah moj nëna pa patur fëmijë mezi pritëm ti kemi dhe tani që na i fali ZOTI mos vall nuk dim ti mbajmë nga nervoza jonë po e pësojnë dhe fëmijët .po i bëjmë fëmijët me huqe shpesh herë qaj dhe them kjo duhet të jetë koha më e bukur që i kemi fëmijët në gji se do riten dhe do shohin jetën e tyre por prap nuk e di pse më ngarkohet shpirti madje dhe kur në thon fëmijët hajt mami dalim në park nuk më dilet më rrihet në shtëpi vetëm
*** Buna *** (11 vite më parë)
Moj Tila nuk je e vetme , un e kam nje vajz edhe teper jom nervoz plus jetoj ne bashkesi e secili qe thot ndonje fjal e nervozona me teper, ndonjeher nuk mundem te perballoj ja filloj me qajt deri sa ta largoj pak at stresin,sikur kjo mikja qe ka shenu me posht nuk flas me kerkan , cdo gje kam deshir ta kem te regulluar ne rend te par edhe pse eshte e pamundur sepse ndrysh eshte ne bashkesi e ndrysh vetem plus asaj kam vajzen qe nuk me han asgje , nuk flen si duhet , kur duhet ta nderroj pampersin ,rrobat , nuk vishet duhet gjithcka me zorr, e hajt ku mos te behemi nervoz ? Inshalla Zoti na jep durim e inshalla e kalojme kete situate.
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
fitore ke te drejte vallla ,po edhe fmit gjynah gjat gjith kohes ju rrim mbi koke,mos prek aty,mos prek ktu ,tek e funit fmi jan skan tjeter pun,vertet qeky perfeksionimi ne qdo aspekt do me na shkatrru e po eshte me rendesishem se femijeria e femijeve tane qe ndodh veq nje here ne jet
Princesha Ime (11 vite më parë)
Valla e dashur edhe un at problem e kam shum po behem nervoz un kam nje vajz jetoj me familjen e burrit ndodh qe nganjer her kurr jul foli me asken se shum po bana nervoz kur kesh heren e fundit te prind nusja e vllaut me thojke je met 7zan se shun ja ke mar inati vajzes nuk e di tash a eshte proces i 7zanis apo koha kuka per disa njerz me qen nervoz mos ndoshta edhe ti je 7zan hahahah
**mah-babies* * (11 vite më parë)
Oh Tila e dashur ma thuaj tani ne keto dite te sotme nje njeri te qete, mos te them ska fare sepse ka por shum pak,kur ehe femijet disa muajsh jan aq nervoz sa bertasin,rrahin veten. Fajet i kem ne sepse kemi fillu te behemi me egoist mendojm me shum per veten se tjeret, duam qe ambientin ta kemi te rreguluar, te paster,shpesh smundemi me arrit e kjo na nervozon jasht mase, duam te dukemi bukur kur dalim nese nuk behemi ashtu si duam,dalim me buz varur se u be kiameti kishe, kur bejm buk na dalin me shum ene jasht se qe e menduam,fillojm me urrejt veten pse e bana gjeth kete rremuj,banjo na rrin lagur e ne duam tjet e terur e shu gjera tjera,ky perfeksionim do me na ngushtu shum,as fmit skem qef me luajt shum me i qaravesh lodrat se po bajn rremuj. E di shum jan keshtu si ti edhe un vet bile.Po tash i kam premtu vetes qe do ti zgjeroj nervat e do ti le gjerat ashtu si kam mundesi,te mos i jap vetes stres per cdo gje,te kenaqem.
Rina Tina (11 vite më parë)
Asht kjo koh ashtu i nervozon njerzit shum,edhe une shum po bahna nervoz ama po e permbaj veten se po me dhimben femija,edhe une si tip jam e qet po ashtu sikur ti, me pengon qdo krism,por une po i marr fmijt po dal po shetiti neper natyr,kur jam ne banes e marr e rregulloj ndonje kofer,e shikojm ndonje filem bashk me fmije edhe kalon koha.
♥ D - D ♥ (11 vite më parë)
tila edhe une po behem nervoz shum me djale,eshte femije shum i levizshem,nuk ulet kurre,ka raste po rrezohet,po lendohet qan e mua po me dhimbset e tani po bahem nervoz.E ti me 2femije e ke edhe me veshtire se une valla,veq ishallla jane shendoshe e mire se me u ba nene nuk ish e lehte

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?