shenje e kuqe ne faqe
Pershendetje nena. kam djalin 1.8 vjec. Ka rreth dy muaj qe i ka dale ne faqe nje shenje e kuqe, me madhesi sa nje 10 lekesh. E ka te skuqur, te ashper dhe ndonjehere i behet si me kore dhe si leng ngjites kur e prek. Nuk i dhemb as nuk i kruhet. E kam vizituar dy here, me kane thene dermatit dhe heren e pare i kam perdorur advantan crem te dyten betnovat n krem. Ne te dyja heret sa i kam perdorur kremrat i ka ikur, por disa dite mbas mbarimit te kurimit me krem i eshte rishfaqur, po ne te njejtin vend dhe po e njejta shenje. Keni ndonje mendim cfare mund te jete, sdi ku ta coj me? Ne dermatologe nuk mendoj se duhet ta coj, se perderisa i eshte shfaqur serish i bie se ka problem lekure. Pediatret po te njejten gje thone, dermatit po atij nuk i iken. Keto kremrat nuk mund tia perdor per kohe te gjate pasi jane me permbajtje kortizoni.Ju lutem keni patur rast te tille me femijet tuaj? Flm.
Adre Tirane
(10 vite më parë)

