Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Letër nga babi për vajzen
E dashur vajza ime,

...unë tani jam student, ti s\'ke ardhur ende në botë dhe as që e njoh njeriun që do të jetë nëna jote. Arsyeja pse po të shkruaj është fakti që bota ka qenë deri sot shumë e ashpër me vajzat.
Por ti mos u frikëso të vijsh! Dhe nëse vjen, unë do të ec nëpër zjarr dhe do të bëj që ti të mos e ndjesh të nxehtit. Do të më shohësh duke të rritur po njësoj siç do ta shohësh nënën tënde. Do të të rrisim po njësoj si vëllain tënd. Jo \'\'pink për ty, kaltër për atë\'\', por, \'\'të gjitha ngjyrat për të dy\'\'. Sepse, t\'i kufizosh ngjyrat, do të thotë t\'i kufizosh botërat, vajzë!
E dashur, babi yt do të mundohet të bëhet muzika e valles tënde, por, pa ta imponuar ritmin: atë do e zgjedhësh vetë.
Babi yt do t\'i shohë vizatimet tua, do t\'i lexojë vjershat tua, dhe nuk do të t\'i këpusë krahët duke ta treguar vetëm një rrugë, por do të t\'i rrisë krahët që ti ta zgjedhësh rrugën tënde.
E dashur, babi yt shkruan libra, por nuk do ta shkruajë librin e jetës tënde, atë do ta shkruash vetë dhe babi do ta dojë më shumë se librat e tij.
Në qoftë se unë e pres ardhjen tënde në botë, uroj që ti ta presësh ikjen time nga bota dhe, nëse veç të t\'i hap rrugët kam arritur: mos më vajto!
Babi nuk ta mëson alfabetin e abetares që t\'i lexosh librat e tij, por të njofton me alfabetin e botës, që ta lexosh botën në sy dhe jetën në det. Jo në detin e kufizuar që ndotet pikërisht prej atyre që thonë se po e ruajnë, por në detin e madh ku ti mund ta shohësh edhe ujin e ndotur, edhe të pastërtin.
Fort e dashur vajza ime, të siguroj që do të luftoj me krejt planetin që ti të mos ndjesh turp për gjininë tënde dhe trupin tënd. Të siguroj se mënyra sesi të sheh babi, nuk do të varet kurrë nga organet tua. Dhe krejt në fund, të siguroj se ti, e dashur vajza ime, je shumë më e shtrenjtë për mua sesa moralistët idiotë që tentojnë të na tregojnë \'\'ç\'është e mirë\'\' dhe \'\'ç\'është e keqe\'\'. Për mua nuk do të jesh \'\'nderi i familjes\'\' duke qenë e turpshme. Për mua je nderi im dhe i nënës tënde, e në radhë të parë i vetes, duke qenë plotësisht vetvetja. Jo me moralin tim, por me moralin tënd.

Të dua pafundësisht,
Babai yt.
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
*** Buna *** (10 vite më parë)
Xhesi mu rrenqeth trupi , lum per ne qe kemi vajza , inshalla vetem behen te hajrit , inshalla i kemi me jete te gjate , mua cdo dite e teper ma lumturon jeten , e dua me se shumti ne bote :-)
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Mashalla shkon me qiken time
(10 vite më parë)
Shikojeni dhendrin njehere hahaha
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Ke dy një bionde me sy blu e një brune tani zgjidh hahahahha
(10 vite më parë)
E pash oj zemer cfare sy te bukur
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Hahahhahahha po them vetëm me e pa spo them gje
(10 vite më parë)
O lumja une per keto oferta. Cfare gocash te bukura se. Ke te marr e ke te le naten gjumi spo me ze... le ta dine rejat e mia se nganjehere ja leshoj zerin e ja marr kenges. Hhahha e me shume kendoj kur me mbushet kupa...
(10 vite më parë)
Hahahaha rexhina mos mu perzij ne mikatesh...
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Mine para se me vendos për djal shif dhe nga ne se dhe kjo e imja nuk esht keq hahahahhahah
(10 vite më parë)
Hahahah te lutem shum tani se qerpiket na i ka fal zoti si me i pas te vedosur ske sbum hargje me te se e ka fal zoti te bkr ahhaha
(10 vite më parë)
Ani qfare qerpiku ka e sa problemi eshte hahhhaa
(10 vite më parë)
Mina po shum e mire eshte ket djalin e vogel ta pronotova du me e ba dhander sigurish ka me qen djal I mire e edhe me vjehrren ka me kalu mire hajde perhajr hahaha
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Mine femijet Jan dhurat e zotit vetëm aty s\'mund të vendosim mashalla sa mir qe i ke e U rriteshin me ymer o drejtoft all-ahu në rrugën e drejt e besoj se ke me qen një vjerra shum e mir
Zana A (10 vite më parë)
Rexhina met vertet koka shum e mir aa...Mina inshaAl lah Al lahu ti runn djemtt,mjaft trritun i paskee edhe ti nuk paske shum vjet normal nashta ki qef met pushu trupi prej shtatzanive ,ni qik e dajes burrit i ka dy ddjem i vogli i ka 7 vjet e tassh ka me lind qiken e kjo thojke qe ka hjek shum prej shtatzanive po dashti Al lahu i dul qikjo qiik e po thot po durojj krejt edhe i ka 38 i vjett
(10 vite më parë)
Flm albania edhe goca jote per mrekulli duket. Me jere te gjate
(10 vite më parë)
Une prej se e di vetem kam pas nje dhimbje per nuset kudo qe i kam pare se i kam pare te shtypura. Deshira ime prej nje nene te eshte qe si te martohet djali te del ne strehen e vet. Te kene privatesine dhe momentet e tyre. Nuk bejne dy shefa me nje shtepi. Edhe ube do e nxjerr gjuhen kur te shoh ndonje padrejresi apo ndonje shprehi qe sme pershtatet
(10 vite më parë)
Oo ti kesh me jet tu rriten
(10 vite më parë)
10 pastaj i dyti i mbush 8 ne fund te korrikut dhe i treti 3 ne gjysme te gushtit
(10 vite më parë)
Minna ishalla te mban kjo mendje ... se kto grate kur behen vjehrra dicka I gjen hahah sa vjet e ke me te madhin fmi
(10 vite më parë)
Po me doli qun. I ruajt zoti te gjithe dhe te mite se nuk dua me te lind. Kam 35 vjet dhe kam taah pune me trupin tim qe me eshte llomitur e kam vene peshe te tepert. Dasht zoti te kem reja te embla e te dashura qe do mi bejne te lumtur djemt e edhe une si nena e tyre te jem e lumtur. Pse moa ti afroj rejat si qika te mia kur ato mi kompletojne djemt.
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Mine ti ruajt zoti te tre çunat po bëjë dhe një vajz e do e shofesh çfarë dashurie të fal
(10 vite më parë)
Mina futju punes shoqe
(10 vite më parë)
A spo dini ma zi veq me ma kop zemren mua qe skam vajze. I kam tre djem e vajze nuk kam
Xhesi♥♥ Rexhina (10 vite më parë)
Këtë shkrim e lexova në internet bashk me burrin po shifja vajzen e thoja me vete sa më fat vajza ime ka një baba që bën gjithçka për të shum njerez duhet të kuptojnë se të kesh vajz esht dhurata më e madhe që të bën zoti te bekon nuk po them se për djalin jo po dashurin që ta fal nje vajz un e kam vajzen 2 vjec vetëm kush e dëgjon e beson ose të rrish sikur një orë më të mbi 20 her në dit me thot o mami un të dua shum të dua vërtetë e them o zot ma rrit të shëndetshme se nuk te kerkoj gjë tjt vetëm ta shof të rritet e gjyshja ime thoshte gjithmon ke grua të shifte shtatezan me një vajz se ka për tu shtuar jeta e nxorra këtu se aq shum me pëlqeu ky shkrim sa më lot në sy e kam lexuar
(10 vite më parë)
Omgggg... oo zot e shikoj tek rritet dhe kur e degjoj kg e medes cika jem ose kur mendoj se do me iki nje dite mvje me qajt me plas se imagjinoj 1 minut jeten pa te aq shum e dua vajzen time
Rina Tina (10 vite më parë)
Ooooh Rexhina zemer sa mir e ki shkru,veq kush ka vajza e kupton se qfar dashuri ki ndaj tyre,o Zot ishalla te gjitha femrat jan me fat e nuk shkelen nga askush.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?