Gruaja ime nuk punon!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Nena e Sumejes
(10 vite më parë)
Oo sa dhyme me fle kjo bosed mua.m hahah
une jam shume krenare qe kujdesem vetem une per femijet e mi. Burri del ounon kirse une e pres me femijet. E kam prof e edukatores por nhk ounoj taman e kam kry per femijet e mi po planifikoj ti kem edhe du femije. I kam shummm qef femijet dhe kam nerva tmirem me ta bile mos te them cdo dite po thuajsa cdo dite kemi punedore ose luajm me plastelin. Ne murrine dhomes kan vizatimet e femijeve. E gjithe dhoma eshte me keso punedore qe i ounoj se bahsku me femijet.
Jma krenare per rolin e nenes se mundohna ta plotsoj cdo qoshe. Pastaj te qenurit e gatshme 24h per femijen e sidomos me aktivitet.
edhe femijet i kam tpalodhshem tamam kur kam dhhme.oune ata kekroj marrin gesheret gjyrat me punu diqka.
Kenaqesi fale Zotit.
(10 vite më parë)
E e kur ju iken nje dite nga shtepija vdesin per buke qelben vendi behet katastrof
(10 vite më parë)
Le te provojn ni dit burrat punen ton ..aa 10 perind ste kan bo..se le ma mi bo krejt senet
(10 vite më parë)
Gjynah te vjell te drejten e autorit hahah nuk e kam ber une kete thjesh I bera copy se mu duk nje tem interesante se si gjithe keto pune emerohen \"femer e papun\" ndjesi jo e mire ku ben gjith ato gjera dhe nuk vlersohesh nuk te quhen vetem nese sjell para e quajn pune
e pëlqyen (3)
Danja Danja
(10 vite më parë)
e kam lexuar dhe un diku kete shkrim,dhe fatkeqesisht mendoj qe deri diku keshtu mendojn te gjithe meshkuj,,,
Kenza Drena
(10 vite më parë)
O albania teper e bukur
Eli Shala
(10 vite më parë)
hahaahah Albania shume shume e mire te lumt dora.
Po per ato nana qe edhe punojn edhe punojn ne pune te shtepis po i bjen me shume se 24ore pune hahaha ..


(një bisedë mes një burri dhe një psikologu)
P: me çfarë merreni, zotëri?
B: punoj llogaritar në një bankë.
P: po gruaja juaj?
B: ajo nuk punon. është shtëpiake.
P: kush e përgatit mëngjesin për familjen tuaj?
B: gruaja ime, sepse ajo nuk punon.
P: kur zgjohet nga gjumi zakonisht gruaja juaj?
B: ajo zgjohet herët sepse duhet t’i përgatisë gjërat para se unë të ulem për të ngrënë mëngjes: shtron tavolinën, përgatit drekën për fëmijët që do të shkojnë në shkollë, sigurohet nëse ata janë veshur mirë dhe janë krehur, nëse kanë ngrënë mëngjes dhe kanë larë dhëmbët dhe që kanë marrë mjetet e shkollës me vete.
P: kush i dërgon fëmijët tuaj në shkollë?
B: gruaja ime, sepse ajo nuk punon.
P: pasi i ka dërguar ata në shkollë, çfarë bën ajo?
B: zakonisht, paguan ndonjë faturë ose ndalon në ndonjë supermarket. Sapo të arrijë në shtëpi, i duhet të bëjë drekën. Bën gati tavolinën, rregullon kuzhinën dhe pastaj merret me larjen e rrobave dhe me pastrimin e shtëpisë. Gjëra të tilla pak a shumë.
P: në mbrëmje, pasi ktheheni në shtëpi nga puna, çfarë bëni ju?
B: pushoj, sigurisht. Epo, jam i lodhur pasi punoj gjithë ditën në bankë.
P: çfarë bën gruaja juaj gjatë mbrëmjes?
B: ajo bën darkën, na e shërben mua dhe fëmijëve, lan enët, vë në rregull edhe një herë shtëpinë. Pasi i ndihmon fëmijët të përgatiten për gjumë, u jep atyre një gotë qumësht të ngrohtë që ata e kanë shumë qejf, u thotë të lajnë dhëmbët... Kjo është rutina e përditshme e shumë grave në të gjithë botën, nis në mëngjes dhe vazhdon deri në disa orë të natës…
****
Dhe thonë: “ajo nuk punon!”
Të qenurit një shtëpiake nuk të jep ndonjë diplomë, por të jep një rol kyç në jetën familjare!
Vlerësojeni gruan, nënën, gjyshen, tezen, hallën, motrën , vajzën tuaj sepse sakrifica e tyre është e paçmueshme!
Dikush e pyeti atë: “a je një grua që punon apo thjesht një “shtëpiake”?”
Ajo iu përgjigj: “unë punoj si gruaja e shtëpisë, 24 orë në ditë. Jam një nënë, jam gruaja, jam vajza. Jam ora me zile, jam kuzhinierja, jam shërbëtorja, jam zonja e shtëpisë, jam banakierja, jam dadoja, jam infermierja. Jam punëtorja udhëzuese, jam oficierja e sigurisë, jam këshëlltarja, jam ngushëlluesja. Nuk kam pushime, madje nuk kam as leje në rast sëmundjeje. Nuk kam asnjë ditë pushim, punoj ditë e natë, jam në krye të detyrës në çdo kohë, nuk marr rrogë. Megjithatë, shpesh dëgjoj frazën: “por çfarë bën ti gjithë ditën?”
~ kushtuar të gjitha grave që japin jetën e tyre për mirëqenien e familjes së tyre.~
“gruaja është si kripa: prezenca e saj nuk vihet re, por mungesa e saj e bën gjithçka pa shije.”
/e huazuar/