Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Fibroza cistike
Te dashura nena kam pare shume pyetje rreth fibrozes cistike deshta te ndaj edhe un eksperiencen time me ju. Kam djalin muajsh dhe eshte diagnostifiku me fibros cistike. Kur ka lindur ka pas pesh shum te vogel 2.480gr pas qendrimit ne spital nuk pati jashqitje 24 or. Pastaj mjeku e pa te nevojshme qe ti behet nje rengen i zorres se trash per te par shkakun se perse nuk po kryn jashqitje. Zorra e trash doli shum mire por problemi kishte qen ne zorren e holle dhe per ket arsye pati nderhyrje kirurgjike. Fatmirsisht operacioni kaloj me sukses dhe mjeku na rekomandoi qe ti behet analiza gjenetike e gjakut per fibroz cistike. E dergum analizen ne athin sepse un jetoj ne kosov dhe ketu ska shum kushte per keso analiza. Rezultatin e morrem pas 2 jave dhe doli pozitiv. Neve si prind te femijes nuk na pelqeu aspak rezultati dhe vendosem qe femijen ta dergojm diku jasht shtetit dhe e derguam ne turki. Atje e perseriten testin me gjak dhe pastaj vazhduam me testin e djerses i cili dolin 62.05. Mjeku si e pa rezultatin filloi terapin me kreon dhe disa vitamina dhe analiza te perseritet perseri mbas 2jave. Do te deshiroja qe ndokush nga ju qe eshte provuar me heret me ket semundje te me informoj pake me shume rreth kesaj se si te kujdesem per femijen pasi qe nuk rahatohet hiq shume pak flen nuk e di a ka te beje me kete semundje. Me falni pasi qe e zgjata pakez gjitha te mirat juve dhe femijeve ishalla don allahu e sherohen sa ma shpejt te gjithe
Zana Hajdari (10 vite më parë)
Sara :d (10 vite më parë)
eshte shoqata per fibroz cistike ne fb mundesh mi gjet dhe gjen nje grup te madh qe mund te ndihmojne
Nena e Sumejes (10 vite më parë)
Zana une skam ndonje info per kete semundje. vetm se ti behu e forte se te jesh nene eshte e shenjet e te kesh nje krijes ne duar e ne preher qe eshte krijuan nga ngjizja e gjakut eshte nje mrekulli. Fjali yt ka nevoj per prinder te forte te cilet nuk i lekund asnje sprove. Jeto me djali tend ji e lumtur afroje afer vetes ta ndjej aromen tende e ta pi gjirin tend. Behu e fort e trego qe je nje nene e vertet. Ju deshiroj krejt te morat e Zotit.
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Zana zoti e sheroft sa me shpejte bebushin tuaj! Por a nuk te than mjekt se nga vjen kjo smundje
Rina Tina (10 vite më parë)
Hin ne google e shkruje ket lloj semundje edhe lexon shum rreth kesaj,ishalla o Zot te sherohet djali e te rritet siq eshte me se miri.
Zana Hajdari (10 vite më parë)
Djali eshte 2mujash pasi qe nuk e paskam shkruar.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?