Prindër kini pak durim, ndihmojini fëmijën të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libria, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur. Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla. Këto veprime tregojnë, që fëmija ndihet vetëm. Disa gjëra nuk mund të mësohen pa patur prindin pranë. Për shëmbull, nga mënyra si silleni ju me ta, sa të kujdesshëm, sa të vëmëndëshëm dhe të duruar jeni ju, ashtu do të sillen edhe ata me gjërat Nëse ju i drejtoheni vazhdimisht fëmijës, kur jeni duke bërë edhe një gjë tjetër, fëmija ndihet keq dhe I parëndësishëm, për ju prindër. Apo kur e krahasomi me një tjetër fëmijë, në atë çast, fëmija ndihet vetëm dhe i pa vlerë. Ai, fëmija, është I vogël, është i parritur, në çdo çast pushtohet nga frika dhe e ka nevojë jetike të jetë i sigurt, që prindërit e duan. Këto mënyra të sjelluri e lëndojnë atë dhe i shtojnë pasigurinë. Këtë pasiguri dhe nënvleftësim, që fëmija provon do ta shkarkojë në gjëra, që varen nga ai, si sende, lodra dhe sidomos libra. Ai do ti keqpërdorë ashtu siç dhe e keqpërdorin. Ai fëmija do ti trajtojë gjërat, që ka në varësi njëlloj si prindërit sillen me të, pa kujdes.
Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së psihës, cilësohet fëmijë I neglizhuar.
Nuk e di un per vete beben time kurr se heq nga dora skam pun tjeter gjith diten me te ne dore flas me te luaj me te shetisim me te un dhe burri gjithashtu po gjith diten se ne skemi pun tjeter nuk punojm vec rrim me beben por prap kjo dhe pse eshte ne doren time duke qeshur me mua duke munduar te flas kjo qa ti bie ne dore ka qef te bej zhurme te gris te bertas ... se besoj se ka tbej ajo ...
(10 vite më parë)
Shume e vertet. Por fatkeqesi po eshte fakti kur po gjysherit sepse po i perkeedhin duke mos lejuar qe ti kritikosh apo denosh per ndonje sjellje apo problem. Por me e keqja ne shoqerine tone kur vjerra e shfrytezon femijen me ja plas zemren nuses. Agjenden qe ti e ke krijuar per edukimin e atij femije kurr nuk mundesh me e realizu nese jeton ne bashkesi ku nusja e ka vendin ne fund e jo si vajza e shtepise
bash e vertet fatkeqsisht nganjehere po i lojm prapa femijet duke ju kushtu rendesi gjerave te kota e po harrojm qe koha shkon e personaliteti dhe edukata e femijeve nje her krijohet koha nuk kthehet ma
Shume e vertete. Tash kur e lexova mu kujtu qe djali im kurre nuk me flet pa e shiku ne sy, une shpesh here i pergjigjem tu ba dicka dhe nuk e shikoj vetem i them po mami fol ai vazhdon duke thirre mami mami deri sa ta shikoj per me fol.
Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së psihës, cilësohet fëmijë I neglizhuar.