Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ivf negative
Pershendetje ju uroj dite te mbare dhe lum ju nena qe jeni me femije pasi po vuaj aq shume per ta patur dhe nuk po mundem. Vleresojeni veten dhe jini te lumtura. Dua te di kush nga ju ka bere ivf dhe ska pas rezultat dhe cfare keni bere se nuk po e perballoj dot nuk e prisja negative u zhgenjeva. Flm
Anna Ana (9 vite më parë)
Anna Ana (9 vite më parë)
Ishalla sabina, ishalla zoti i gezon te gjitha nenat me femije ishalla dhe ty sa me shpejt
Sabina Berisha (9 vite më parë)
Anna moter mos u merzit edhe un kam 13 vjet martes as un skam pas sukses ivf .Por pa e shkru alla hu asgje nuk behet.Inshalla na gezon sa me shpejt te gjithave
miavitta (9 vite më parë)
Motra te dashura,mos u merzitni se pa emer te Zotit nuk behet gje.Un heren e pare mbas 11 vite mbeta shtatzene pa ifv ,vetem me emer te Zotit,por nuk ishte e shkruar ta coj shtatzanin deri ne fund .tani jam prap shtatzene hy ne muajin e tete she me emer te Zotit presim te gezohemi pas 15 vitesh martes
Anna Ana (9 vite më parë)
faleminderit Leo, ishalla dasht zoti se mire per vete po nuk po qetesoj dot as burrin eshte sh i merzit
Leo trina (9 vite më parë)
Anna ana e dashur mos i hup shpresat te zotit.se edhe un skam fmij qe 11 vjet amo per ivf e deshtuar mos i hup shpresat pasi nusja axhes 2 her ika deshtu amo ka besu e ne 3 her ka pas sukses ika 2 fmi binjak ka 8 vjeqar.e veq te zoti qoje mendjen te pershendes
Luna Luna (9 vite më parë)
Ehh sa do te deshironim te gjith nje arsye tna jepte por jo e dashur eshte e kot.Mundesia per shtatzani me ivf eshte 30 %.Besoj qe ta kan sqaruar nklinik.30 % eshte te ato qifte qe skan pas thjesht sukeses ose gruja ka Probleme te thjeshta se mundesia eshte edhe me e vogel.Qetesohu eke provuar njeher pusho qetesohu psiqikisht dhe shpirtnish mos e kerko fajtorin\"arsyen\" jepi koh vetes.Te tregoj edhe naza e 3-ta her por ka pas sukeses.
Anna Ana (9 vite më parë)
Por tani qe me vure dijeni gjate kesaj periudhe po perpiqem te pi kete cajin dhe uje
Anna Ana (9 vite më parë)
Faleminderit sh Loresa, po prandaj jam merzitur me shume se nuk me dhane asnje keshille, nuk me pergatiten per asgje me moren e me trajtuan si robot bej kete kete e kaq nga ana psikologjike nuk me thane asgje, dhe une e perjetova sh keq, me ropen nga leket dhe tani mezi me lene takim te japin nje arsye pse nuk ndodhi
Luna Luna (9 vite më parë)
Edi e dashur qe kushton por mos u deshpro.Largo nga mendja shtatzanin, qetesohu pas terapis 3 muaj pas jan ende effektive ndoshta don zoti e ngel por te lutem largo stresin.Ketu ne gjermani gjat procedures te ivf ju keshillohet 3 litra uj ne dit dhe qaj fencheln (finokjo)te pijn der 1-2 litra ne dit.Te doket qe do te vjellesh por keto ndihmojn te behet gruaja pjellore.Ishalla te gezon zoti sa mr shpejt e ske nevoj te besh me ivf.Lerja zotit e dashur.Keto jan sprova tjetes , jeta vazhdon e dashur....
Anna Ana (9 vite më parë)
Po kjo eshte nje procedure sh e veshtire dhe do shume leke...dhe sa ti bej leket serish koha fluturon, por do zoti kalon cdogje dhe me shpirt uroj qe cdo femer te behet nene
Anna Ana (9 vite më parë)
Po pse o Loresa duhet te kemi kete fat....:(((, nuk e di akoma a kam mundesi te tjera sepse akoma nuk e kam takuar doktorin
Luna Luna (9 vite më parë)
Ah ana me vjen keq e dashur per testin negativ qe ke marr.Ishalla i ke kushtet dhe provon perseri. Mos i humb shpresat e dashur ti thuaj ishalla ngel nje dit kur e ka shkruar zoti dhe me ec mbar.Une ngela 4 her por deshtova qfar te beja u gezoja por vinte ai lajmi i hidhur qe me goditke aq fort sa nuk kisha forc te ngrihem.Shpresa tek un sdo te shuhet nje dit do te behet mir.Mendo ka edhe ma keq.A ke shanc te provosh edhe nje her?
Anna Ana (9 vite më parë)
Ju keni shume te drejte me merzitje nuk fiton asgje ama nuk e shmang dot kam bere gjithe kete perpjkeje, gjithe keto kohe te veshtira spitaleve leke pa fund, gjithe ato trajtime qese me ilace e gjilpera cdo dite u torturova e ne fund asgje
Teuta Sefadini (9 vite më parë)
Ana Ana qdo deshtim ne jete eshte sprove nga Zoti , largoje merzine nuk ja vlen ta shkaterrosh jeten tane duke u merzit per diqka qka ka sherim edhe ndodhe , qetesohu relaksohu ksaj here ska qene e shkrume e as kismet , nje nuse e tezes tem qe sa e sa vjet ska fmi edhe teper tu u merzit edhe vendosi me bo Ivf at dite se ka pase me shku i ka ra nje virus shume i keq edhe kur ka shku ne spital i kane thane Ska mundesi se ska efekt edhe qaq shume u merzit sa sdojke me kon me fol as kurgjo , edhe e caktoj per 2muj tjere Edhe nuk e ka majt ma mendjen aty Oo spo mbes o spo mbes po u qetsu e u relaksu se ka thane tash me Ivf , ne mujin tjeter ju vonun cikli kur e boni testin ish kon met shtatzane . Dmth zoti eshte i madh aj e ka dite kur eshte koha .. Mpuqq
Naza Nazushe (9 vite më parë)
Ana mos u merzit un dy her kom bo ivf por pa sukses heren e tret kom pas sukses tash jom javen e 8 pot kuptoj qe po merzitesh se qashtu jom Kon vet desh u tranova prej merzie po skishe qka bon Ishalla zoti t gzon heren tjert
Anna Ana (9 vite më parë)
Te amrikani ne tirane, ne tetor bej dy vjet. Jam shume shume e merzitur
Melissa Berisha (9 vite më parë)
Mos u brengos moter se bohet prap ske nevoj mu merzit ne cilin vend eke bo qe sa vite tetnon per shatzani
Anna Ana (9 vite më parë)
Kjo eshte hera e pare, por jam sh e merzitur nuk isha e pergatitur qe nuk do shkonte mire, kisha besim se do ndodhte
Melissa Berisha (9 vite më parë)
Anna moter qe sa her pé ban ivf dhe ku eki bo nuk di qka te them Edhe une po mendoj po kam Frik nuk edi pse por ni shoqe ime Eka bo ivf ne gjermani e osht ne sukses por ajo eka 3 her tash esht ngel shatzane dhe pa kufi jam gzu per to dhe shpresoj se edhe ti do te behesh nana????????

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?