Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju pershendes nena
Oj nena se di, nuk po mundem te shprehem askund pos ketu.. jam 12+2 dite nese vjen burri me heret prej punes neser do shkoj per here te pare ne kontrolle te gjinekologu per shtatezanine e dyte. Ngase nga pervoja e te pares.. si e kam ba testin me dulen dy vija teper te kuqe e nuk e ndjeva nevojen me shku me vertetu se e dita qe kam mbet shtatezane.. jam ne hall me vetveten.. e kam vajzen por teper po kam deshire me me fal zoti nje djale.. asnjehere skam mendu keshtu po se dii.. me ka hy neper mend se kur i shoh te gjithe nga ana e burrit kane djem vetem une vajze.. se dii nganjehere me thote zemra qe e kam djale por po kthena po them mbase po du aq fort me ka mujt deshira.. oo zot uroj me shpirt te jete shendosh see tjerat nuk diskutohen edhe vajzen e kam si drita e eshte e dashur e embel skrahasohet me asgje ne bote.. poo edhe ato çdo dite e permenin djali jem.. kush vjen me thote veq ti qike.. mu ka ba pike ne zemer.. shtatezanine e kam fillu ndryshe nga vajza.. ne ate asgje skam ni e kam kalu teper lehte si mos me qene shtatezane.. ne kete te dyten gjithqka ndryshe mu trubullojke lukthi ne mengjes.. teper nervoze.. apetit hiq.. kam dhimbje te barkut ner veti.. me falni qe e zgjata e uroj te me kuptoni.. uroj çdo te mire per ju e ua plotesofte zoti deshirat
Narti 24 (10 vite më parë)
Narti 24 (10 vite më parë)
Shume faleminderit zemrat e mia.. u gezofshi gjithe jeten.. na njerzit jemi te ngushte se zoti eshte i gjane i kofshim fal atij.. qofshi te bekuar gjithmone
Mira L (10 vite më parë)
O sa mir tu plotsua deshira do i besh nje vella vajzes. Te shkoft mbar dhe mir shtatzania
Kenza Ime (10 vite më parë)
Urim t shkoft mbare dhe lindje te lehte
Arii Arii (10 vite më parë)
Me vjen mir qe tu ptosu deshira. Ishall@ ju gezon zoti me fhmi te shendosh e te hajrit.
Desarta K (10 vite më parë)
oo saa mir narti e shikon zoti esht i madh e ta plotsoj deshiren inshalla shtatzani te mbar e nje beb te shendetshen..
Linda Lea (10 vite më parë)
Ooo pot paramendojje tu fluturu prej gezimit hahaha inshaa llah te shkon mir deri ne fund e dashur. Urime
Tereza Dr (10 vite më parë)
Urime narti 24 ishalla ke shtatzani te mbare dhe bebe te shendosh urimeeeeee
Tereza Dr (10 vite më parë)
Urime narti 24 ishalla ke shtatzani te mbare dhe bebe te shendosh urimeeeeee
Narti 24 (10 vite më parë)
Oj nena mjeku me tha djale..
Narti 24 (10 vite më parë)
Akin dhe Elina faleminderit shuume e di si ndiheni.. po kur duron zoti te sjell gjithqka.. po une teper jam ne faj qe po ndihem ashtu.. po uroj qe zoti te ma fal.. see se boj qe si du vajzat.. oo zot mos e bon se shpirti me leshon per to edhe e kam vajzen jeten po.ma shtton per çdo dite te bardhe.. poo ne zemer me ka hy lakmija.. e di qe eshte e keqe.. see me eshte pjeke ne koke qee po.me thojne jo ashtu jo keshtu.. sido qe te jete uroj me shpirt qe ta perjetoni edhe ndjenjen e te qenurin nene e nje djali.. seee vajzat janeee sherbet.. mjere ai qe si ka.. ju pershendes
E ..... (10 vite më parë)
Shum ndollin kto tek ne shqiptaret, un sapo linda vajzen e tret po ma ban nje a familjes burrit insh.All-ah me jete te gjate e Zoti ta gezon prehrin.. thash flm shum se zoti ma ka gezu prehrin te ken shendet a fat vajzat se un ktu e mbylla sdua femije te tjere, dmk po te urojm po te bejne te ndihesh keq e tjua marresh inad per dicka qe se ke ne dore ti.. shtatzani te mbare Narti me nje bebe te shendosh..
Anik. A (10 vite më parë)
valla bash mir e keni , hala llahus pa i bo 40 dit nese e ki qik ta bojn hajt ishalla ta perkun djalin hahaha , ose psh hajt ishalla t gzon zoti. kur m thojshin mu ishalla t gzon zoti un ju thojsha valla mka gzu Zoti boll mi ka fal dy qika si drita . diqysh budallakina m doken kto sene se qikat jon shyhreti i shpis
Narti 24 (10 vite më parë)
Faleminderit shume sumeja.. Te pershendes
Narti 24 (10 vite më parë)
Ashtu eshte oj Linda Lea.. faleminderit shume prej teje.. zoti ua kthefte.. se e di qe ata qe kane djem.. kete dashurine qe dine me fal vajzat se kane.. po te na shqiptaret jemi te prirun per me jau prish zemren njerezve.. njehere ta lodhin kryt per me ba femije.. hajde ma qka po pret qka po han buke badihava.. tani masi te lindsh vajze.. thojne qat dite qe te kthehesh prej spitalit.. ishalla ni vlla ma shpejt.. se di ishallaaa jau kthen zoti.. faleminderit ty edhe njehere e dashur
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
po normal qe gjethmon egziston deshira mi pas dy gjinit une e kom djal po si un si burri kemi qef qe fmin e dyt mi pas qik e mi pas pas qiken ndoshta e kishim lyp djalin hahhaha A llahu ta plotesoft ate deshire qe e ke lutu qe te jete i shendoshe e pse jo edhe te jete djale dhe i hajrit :)
Arii Arii (10 vite më parë)
Hahahah oj Linda Lea sa mu kesh me qat fjal, ishalla ta perkund djalin, nuk e pasna ndegju ma heret, mirepo me nje mnyr edhe pom Pelqen sepse fjal e vullnetshme per ata qe met vertet shum merakosen per gjini te fhmis, mos me keqkupto. Poashtu edhe familja e burrit tim qashtu, se ne e kem zakon djem..vet me veti edhe tek familja ime kan shum djeme sjeni veq ju dhe sdi pse krenohen njerzit me at pune e hyn gjynahh!!! Thu qe me krrabza pi ndreqin! Zot runa e falja kush ska amin
Linda Lea (10 vite më parë)
Ka familja e burrit tim krejt femit e par i kan djem edhe mu njeher mjeku me tha po dyshoj per djal ooo krejt thojshin poooo se ne e kem zakon djem me bo maspari kur shkova heren tjeter ne kontroll me tha vajz met tregu te drejten edhe mu ma paten shti ne kry qe djal edhe kur tha vajz sdi qysh mu dok po prap u ktheva e falenderova zotin qe ma ka jap se pari e thojsha inshaa llah shendosh e lindi. Tek e fundit pjes e shpirtit ton esht. Po ske faj se met vertet njerzt ti fusin kto ide ne kok edhe nuk e di as vet si te bindin. Kur morren vesh qe kam vajz thojshin hajt inshaa llah ta perkund djalin shum inat e kisha ket fjal. Un jam shum e lumtur qe kam vajzen e me knaq gjdo dit e njerzt le te flasin
Narti 24 (10 vite më parë)
Te lumet goja moj Rejana.. as une sjam kaq e ngushte te zotii.. poo se di pse jam ne kete gjendje.. poo edhe mu asnjehere si kam kuptu kungjet e tyne pooo se di pse me kan hi ne kry.. sjam kane keshtu.. ama mka hi kjo mendje e prapt.. ishalla mas pariii kam femije te shendosh po zoti eshte i madh ka per te gjithe.. zoti te bekofte.. e faleminderit shuuume
Rajana...... Thesari Im (10 vite më parë)
Narti une kam lind vajzën isha personi me i lumturë ne botë dhe as qe me shkojke mendja per keq ose kungjat si kuptojsha..e kunata ma pat bo uhhh kur e kam lind djalin fmija i parë edhe drejt e djalë u pata ndi si mbretreshë..e mas djalit e ka qiken thojke kam qajt kur e kam pa qe eshte qikë..une tybe se kam kuptu qe ma ka sjellë mu..po une mas qikes e linda djalin e ju mbyllë goja....edhe ti bonu e durueshme lutju zotit me qenë i shendosh e nese e ka shkru me lind djalë sun e ndryshon askush po edhe nese lind vajzë mos e prish zemren se ai na fal po edhe munden me na marr...njerzve kurrë sju nalet goja qaty ku te dhembë dijn me te lendu..e paq me jetë te gjatë princeshen se me vajza nuk krahasohet asgjë ne botë.
Narti 24 (10 vite më parë)
Desarta K. E di edhe mu mezi po me pritet me shku neser.. po me hjek femijen kurre skam qef.. e nese sshkon diqka mjeku edhe mas 12 jave intervenon.. po e ndjej qe ky engjull eshte mire.. po une po hi ne gjynah me te.. oo zot ishalla eshte femije i shendosh.. ishalla zoti ma fal..
Desarta K (10 vite më parë)
nita po e dashur kam lexu shum rreth ktu rasti e ka e shum e shum metoda te tjera por besoj se cdo gje varet nga all ahu ..por 12 jav un sdo kisha duruar pa shku per kontroll sepse esht kryesorja te shoheshse a esht ne vendin e duhur e si po shkon gjithsesi te uroj nje bebe te shendetshme e mos i kushto shum rendeai gjinis mundohu gezoju shtazanis .aa edhe me jet te gjat nipit ..u beft sa malet..
Narti 24 (10 vite më parë)
Oo moj Azra e di oj zemer edhe zemra me dhem per to e lus zotin per çdo dite per to.. sa here qe me kenaq vajza jem pooo skam qka me baaa jam shume.keq.. faleminderit per mbeshtetjen.. zoti ju rujt e ju bekoft.. se e di qe kete gjendje te tjeret po ma bajne..ka po degjoj fjale.. o veq ti vajze ani ani se vajzat jane te mira.. oo ti djale valla e fort me tparen.. keto kane ndiku se une kurre skam mendu keshtu.. flm edhe njehere.. ishalla ka shendet kjo melaqe..
Narti 24 (10 vite më parë)
Besa besa faleminderit shume e dashur.. po e dishe ndjenjen tem beso jam shume ne faj per kete gjendje poo edhe fjalet pe di qe po.ndikojne shume ishalla ma fal zoti.. shendet e tu plotesofshin te gjitha deshirat
Narti 24 (10 vite më parë)
Desarta K. Sot ka lind motra ime.. djal. Ajo nuk me ka tregu asnjehere si ka mbet shtatezane por.. sot me ka tregu.. me tha masi i kryn mestracionet e kshyr kur e ki diten e ovolimit.. edhe vetem ate dite nuk ruhesh.. prap muajin tjeter prap tjetrin deri te mbetesh shtatezane edhe gjasat per djale jane me te medhaja.. une skam mendu per shtatezani po masi kam.mbet me ka hy ky stres.. ishalla zoti ma fal..
Azra ?? (10 vite më parë)
Narti ta dish ti se sa nenave ju digjet shpirti vec me pas bark te fryr, e mos e qoj ma tutje ta ushqej ta mbaj ngji,,, falemdero Zotin qe tka fal fmi edhe lutju qe me lind shendosh e mire,, e ato qa ta paskan shtii nkry djal me pas sta dojkan tmiren hiq e dashur,, se nji nanes qe eshte 12 jav me merzit palidhje sesht mire edhe aq me pak kur ka stres se si shkon shtatzania e saj,, shtatzani te mbar uroj tlindesh fmi tshendosh
Arii Arii (10 vite më parë)
Narri te deshiroj se pari shendet per ty dhe familjen tende, e ishall@ te plotsohet deshira dhe te gezon zoti edhe me gjinin tjeter e nje fehmi te shendosh. E kuptoj at stresin tend sepse rrethi ta inponon dhe as vet nuk e kupton pse po reagon keshtu. Edhe tek familja e burrit tim nga 10 nipave kishin vetem nje vajz hastret dhe diqysh ma imponojshin qe me gjet djal ishte korekte, mirepo edhe me gjujshin me kungja me thojshin ishall@ i gjan dy vajza binake, tash se di a e kan pas mem provoku dhe lendu mu apo nga qefi qe skan shum vajza hmm. Nejse mua dhe burrit kjo qashtja e gjinis kurr fort sna ka interesu dhe zoti dashti qe ne te benim me djal. Met than te drejten ma shum tash me brengos puna e gjinis sepse shum deshiroj fhmin tjeter te kam vajz! Ishall@ zoti na gezon me fhmi te shendosh e te hajrit. Vetem mendo se qysh vendos zoti ashtu esht mas miri.
Desarta K (10 vite më parë)
narti edhe un po kam shum muaj tentim e deshiroj ti bej vajzes nje vella ..por edhe nese del vajz esht e mirpritur e ska si motra per motren..por qejf e kam nje djal sepse e shikoj se edhe burri im i lakmohet..por asnjeher sna meret vesh kemi stres ankth pse sngelim e si te ngelim prap stres ca gjinie e kemi sna meret vesh....
Narti 24 (10 vite më parë)
Desarta K. Jo e dashur kam mbet shtatezane sii heren e pare pa planifikim.. po normal qe kur nuk ruhesh e din qe dikur ndodhe po jo diqka me deshiru gjinijen se kurre se kam mendu ate gja.. po tash masi e kam kuptu qe jam shtatezane.. e deshiroj nje djale.. po ishalla zoti me fal te shendosh.. e di qe jam tu mendu gabim.. po se di me ka mujt deshira
Desarta K (10 vite më parë)
narti shpresoj me zemer te jet nje femi i shendetshem e pse jo dhe nje djale ..a mund te pyes se a ke ber dicka specifike ndryshe kur ngele shtatzene??
Narti 24 (10 vite më parë)
Faleminderit shume e dashur.. besom qe e disha qe gjej keshilla e mbeshtetje te ju prandaj shkrujta.. ska me keq see me tu ngushtu zemra palidhje e di e pranoj qe jam gabim.. poo ishalla ma largon zoti kete mendje.. flm shuuuuume.. shendet
Rizuana Ime (10 vite më parë)
E dashur e di qfare osht mentaliteti shqiptar e di presionin qe munet me tu kriju prej njerzve , un veq dashta met inspiru gjinia nuk ka rendesi me rendesi mu kan bebi mir hiq mos i meno kto sene
Narti 24 (10 vite më parë)
Besarta Reqica, faleminderit per kohen qe ke nda me mu e dashur.. besom qe prej burrit skam kurfare presioni.. sguxoj as me ja thane kete mendim see me bon hor.. aii vajze ka dasht edhe sot qe jam prap shtatezane thote prap me kane vajze gajle se kam.. po mu mu ka pjeke ne koke.. ndoshta ka po.i shoh te gjitha me djem.. e di qe jam gabim qe po lakmoj.. poo prandaj ju shkrujta juve.. see me shqeteson shume kjo ndjenje.. zoti ju bekofte
Rizuana Ime (10 vite më parë)
Pershendetje e dashur shpresoj se pari ta kesh mir beben ndersa po ta citoj se qfar shkruan ne nje ha dith .Kan qen nje qift i cili kan pas 6 vajza edhe gruja ka qen perseri shtatzane ,kur kan ra me flejt burri i ka than gruas po nuk e gjete djal ket femij ti ma ski qka lyp ne ke shtepi .Gruaja ka ra e merzitur prej asaj qka i ka than bashkshorti .I ka zan gjumi dhe burri ka pa anderr xhehnemin zjarr i madh.U nis me hy nderen e par txhehnemit vajza e par ,ne deren e dyt vajza e dyt ne deret e tret e treta e kshtu me radh deri te dera e gjasht ku ka qen vajza e 6 pos deres se 7 e cila ka qen e hapur ,u zgju shpejt prej gjumi edhe e ka thirr gruan .Ajo u trishtu qka u bo e burri ju ka kthy .po nuk e gjete vajz ket femij nuk ki qka lyp ne ket shtepi . E dashur ku ka ma tmira se vajzat le tgzohen ata qe kan vajza ,le mentalitetin e shqiptarit .Un pervete e kam ni vajzz edhe se kisha ndrru as me djal as me kurgjo ,lutju zotit tjet i shendosh femija tjerat nuk kan rendesi .Gjitha te mirat
Narti 24 (10 vite më parë)
Po moj.Mira kur pe shoh vajzen po i kerkoj falje zotit per kete deshire qe mu ka ba stres.. ishalla ma ploteson zoti deshiren por edhe vajze me kane faleminderit qe po me bekon me femije..
Mira L (10 vite më parë)
Ne shtatzani behesh shum e ndjeshme cdo gje esht prej hormoneve. Sa her te ndjesh ket stres kujto gzimin e madh qe ta ka dhuru vajza. Ishalla ksaj here tkesh qellu ne djal
Narti 24 (10 vite më parë)
Faleminderit Mira L. uroj çdo te mire per ty. Dhe familjen tande.. e dashur edhe une jam e bekuar qe kam nje princeshe por e di qe jam gabim poo se siii pse me ka kap ky stres.. shume faleminderit per kohen tuaj
Mira L (10 vite më parë)
narti mos e streso veten me kta mendime djal vajz jan dhurat e zotit lutu qe ta kesh bebin e shendetshem. Un kam ni vajz dy vjet tash jam 11 jav shtatzan mua bashk me burrin nuk na intereson gjinia se cfar esht si vajz si djal jan shpirti jon. Un ndihem me fat qe kam ni vajz esht mrekulli. Te pershendes
Narti 24 (10 vite më parë)
Kenza ime se beson nashta po sjam kesi njeri.. se di psee po ndihem keshtu.. edhe une si ti e kam lut zotin qe femijen e pare ta kem vajze.. edhe krejt me thojshin e ki djal se ashtu thojshin po dokesh.. une u krenojsha qe e kam vajze.. edhe e falenderoj zotin çdo dite qe e kam.. poo pse po ndihem keshtu ishalla ma fal zoti see edhe vajze me kane prap faleminderit zotit qe po me bekon me femije.. po pseee mu ka pjeke nee koke kjo jam ba merak.. faleminderit e dashur shume edhe juve gjithashtu shtatezani te mbare e nje bebe te shendoshe
Kenza Ime (10 vite më parë)
Narti edhe te familja burrit gjithe femijet e pare i kane lind djem vetem une vajze por as qe brengosem per ate pune....as qe jam lakmu bile...une kur isha shtatzane lutesha qe ta kem vajze dhe ma plotesoi zoti deshiren....jam prape shtatzane as qe po mendoj cka eshte vec le te jete femije shendoshe.....vajzat jane pasuri e familjes...jane per prind...per gjithcka....uroj qe se pari ta qosh mire deri ne fund....ta lindesh te shendoshe dhe uroj qe te jete ashtu sic ke deshire ti pra djale
Narti 24 (10 vite më parë)
Faleminderit shume e dashur.. asnjehere se kam mendu kete gja kurre.. po kete jave me eshte pjeke ne koke.. pse se dii.. plus gjithe kam dal kunder femrave qe kane than ishalla ni djal ose qe i kane diskriminu vajzat.. oo zot ishalla ma fal te shendosh se edhe vajzat jane te amla edhe sprish pune boll qe zoti me fal kesi dhurata kaq te çmuara.. poo sigurisht tek po i ni tjerat djali djali.. ka fillu me me stresuu.. uroj me kaluu see si ne vaj jam.. faleminderit hava h. Shume ishalla me ndihmon zoti see.. normale qe primare eshte shendeti e lus zotin me zemer qe te kete se pari shendet jo veq foshnja jem po e gjithe nenave..
Hava H. (10 vite më parë)
Uroj se pari ta kesh femijen e shendosh e te kesh shtatzani te rehatshme. Mos e merr aq ngat zemres djale apo vajze por lutu vetem me pas femije te shendosh. Nuk paske shume femije dhe nese ky nuk eshte djale, mundesh me lind djal prap. Te uroj gjitha te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?