Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mos u dorezo!!!
Kur hyra ne portal isha e stresuar dhe sdija se cfare te bej duke e sjellur punen deri aty sa qe edhe shendeti im te crregullohet nga stresi. Ju kujtohet ndoshta se pata kerkuar keshilla per psikolog. Por a e dini nena se askush nuk mund te na bej dobi me shume sesa ne qe mund ti bejme dobi vetvetes. Shoqerimi me te tjeret dhe ndarja e halleve ndihmon kur ata nuk jane familja jone dhe as nuk na paragjykojne e as nuk na meshirojne pa nevoje. Me jeni falenderuar dhe keni shpreh kenaqesine gjate shoqerimit me mua dhe per kete u jam shume mirenjohese por mos harroni se edhe ju me keni ndihmu shume sepse sic e kam cek diku une kur keshilloj nisem prej vetes dhe ja qellova apo jo kjo jam une. Ky shenim ndoshta do te ju duket sikur nje leter lamtumirese por jo. Do te qendroj me ju gjate duke ju keshillu e duke marre keshilla nga ju sepse ne jete duhet te kemi nje parim MOS U DOREZO.
Ju jam shume mirenjohese prandaj shpreh falenderim ndaj jush.
(10 vite më parë)
Rabije. M (10 vite më parë)
Edhe nje here falnderit shume e zoti te ruajte
(10 vite më parë)
Amin Rabije e dashur. Per shkak te coptimit te fjaleve spo perdor terme te fese edhe pse jam besimtare. Femijet jane bekim dhe sprove dhe kjo i takon Zotit te na i dhuroj ose jo por be duhet tja bejme hyzmetin deri ne shancin e fundit. Derisa te vjen femija ne duhet te ecim e te punojme qe neser ai femije te kete nje nene qe do te jete shembulli me i mire sepse femijet modelin e jetes e kan prindin e edhe hero deshirojne te jene ata. Ne grumbullojme gjithe forcat per tju dhene engjujve tane gjithe dashurine e botes por per cudi kjo dashuri nuk shteret kurre. Pse te mos dhurojme ns cdo cep dashuri. Ti perkedhelim koken nje femije ti mbajme doren nje te moshuari ti gjindemi nje miku. Vertete qe na jane bere padrejtesi por ne mubd ti bejme per vete ata persona. Sepse jo te gjithe qe na lenduan jane te poshter por nuk jane edukuar mire. E njeriu sa te jeton meson dhe permiresohet. Te jemi shembull per cdo ke. Nuk ke femije gezoje nj femije tjeter te ndihesh per mrekulli. Ke humb femijen eshte dhimbje por mendo se Zoti e di te msheften e asaj dhimbje dhe do te ta zevendesoj me nje miresi shume me te madhe. Ke shtatzani te veshtire mundohu te jesh e qete dhe ferkoje barkun me dashuri qe ta ndjej pjesa e zemren tende se ti je aty per te dhe frymon per te. Te fali Zoti femije me probleme shendetesore mendoje se sa nena ju ka kalle zemra dhe ishin lut ta kishin fatin tende. Dhimbjet dhe miresite jane pa fund por varet nga ne se ku qendrojme
Albatrit (10 vite më parë)
Kam tentuar qe kur isha shtatzane te regjistrohem I kam kontaktuar stafin nepetmjet email por e kote tani jap mdonjehere komente mirepo dalin shume vone
Rabije. M (10 vite më parë)
Paq shendet e te mira nw dy botet moj mike. E ke goditur mu ne cak. Te falemnderit ty per keto keshilla bashk me nenat tjera inkurajuese e keshilluese. El.Hamduli.Lah (falenderim i veçant qe behet per zotin) qe na e ka mundesuar ai te kemi njera tjetren dhe ti gjindemi ne momentet me te veshtira. Sa e bukur eshte jeta kur te jep mundesine zoti te kesh njerez me zemer te mire prane edhe pse nuk i njeh fare por merr force per te vazhduar tutje nga keshillat e tyre. Edhe une e dashur nuk do dorzohem dhe do mundohem te dal ne siperfaqe me e forte se kurr per te vazhduar synimet e mija ne jete dhe duke shpresuar me nje shpres me te forte se kurr ne zotin qe perveq sunimeve tjera te shumta qe kam ne jete te shpresoj qe nje dite edhe une do behem nene si miket tjera. Edhe nje here falemnderit shume e zoti te shperblefte. Uroj qe ky shkrim te i inkurajoj edhe miket tjera te portalit qe nuk kane femije,ato qe kane deshtuar dhe ato qe i kane humbur femijet e tyre. Zoti ju ruajte e ju dashte te gjithave.
(10 vite më parë)
Albatrit e dashur shpresoj te regjistrohesh me shpejt e te jemi ne kontakt. Dikush mund te thot se lehte e ke ti te thuash mos u dorezo kur nuk e di se si ndihem une ne kete problem a dhimbje. Dhe une i them se i kam dhimbjet e mia. E shoh se shume nena shtatzena apo qe tentojne shtatzanine jane ne stres dhe bejne thirrje qe tju gjindemi afer me nje fjale sepse po kalojne ne depresion. Une ju them behuni te forta sepse asgje nuk kalohet pa pasoja nese e mban mendjen te depresioni te stresi te dhimbja te loti. Eshte fakt se ai qe e ka perjetu dhimbjen ta di gjendjen. Une per vete skam pas pprobleme me shtatzani me tentime per shtatzani me aborte me qarje gjinjesh me ushqyerje femijesh sepse kane qene qe kan ngrene. Normal jo gjithqka ka shku si ne akull por i kam marre si procese te natyrshme. Por ju them se jam sprovu shume dhe nje kohe jam bere zemergure se me jane shterur lotet e skam pas me fuqi te ec perpara. Mendoni se Zoti na sprovon vetem me dhimbje e dhimbje e pa shpresa. Jo te dashurat e mia Zoti na sprovon e na forcon dhe keshtu kalitemi per jete. Gjejeni nje njeri qe sperjetoi dhimbje e deshperim e sderdhi lot. Jua kujtoj se jemi me fat qe jemi femra dhe perkunder stresit prap e mshefim gjendjen shpirterore sepse nuk mundemi ti lendojme prinderit burrin femijet edhe per bebet ne bark duhet te perbihemi qe mos tju perqojme energji negative e merzitje. e ndrydhim dhimbjen ne zemer edhe para atyre qe na lenduan sepse sduam qe te na shohin te thyera sepse gjithmone e kemi nje drite ne fund te tunelit per te cilen kapemi e ngrihemi. Une mesova shume nga jeta se kisha miq dhe armiq. Miqt me ndihmuan te ngrihem e te qendroj larte ndersa armiqt u munduan te me thyejne qe te ngrihen mbi dhimbjen time. Dhe te drejtohem TY e dashur qe mendon se ska shprese per ty e qe ke rene ne depresion se ka zgjidhje edhe per ty. Vetem ndalu e mendoj dhimbjet e njerezve qe i njeh e do ta shohesh se shume kane dhimbje me te medha se ne dhe jeta vazhdon. Kur te shohesh se dikush ka arrit me larte se ti dhe ti nuk je aty edhe pse e ke pas synim dije se ke diqka tjeter qe ai person ta ka lakmi. Kjo jete eshte ndertuar e tille me dhimbje e gezime. Por TI MOS U DOREZO
Vlora Vlora (10 vite më parë)
Mina gzohem qe ke tejkalu fazen e veshtir , por qdo dit te gjitha po sfidohemi me Lloj lloj problemesh pa kufi, shyqyr qe ekziston ky portal e ti dalim sado pak njera tjetres ne ndihm .
Albatrit (10 vite më parë)
Vete motoja tregon qe je nje femer e forte qe jeta te ka servuar shume gjera dhe ti je e zonja qe ti kapesh dhe te thithesh te mirat e kesaj jete askush nuk ka jete perfekte edhe pse nga jashte kur e shohim dikujt i marrim lakmi askush nuk eshte i kompletuar jeta eshte sfide dhe ne jemi ato qe duhet ti perballojme keto sfida i can do it gjithmone mund te besh gjera qe te duken te pamundshme vetem ki force dhe energji per ta provuar se ti ia del gjithcka
Albatrit (10 vite më parë)
Vazhdim ti je njera nder nenat qe I ben tjerat te forta dhe je shembull dhe frymezim per te tjeret uroj nga zemra qe momentet e jetes ti kalosh sa me bukur me dashuri shendet harmoni dhe te jesh krenare per fjalet dhe veprat tua
Albatrit (10 vite më parë)
Mina cdokush be jete ka momente te lumtura dhe te veshtira por ne duhet qe te jemi te forte dhe te kalojme cdo sfide qe kemi perballe jeta eshte e mbushur me halle e probleme por I zoti eshte ai qe I tejkalon une jam shume e forte ne kete aspekt gjithcka e marr nr qetesi dhe analizoj per te gjetur nje zgjidhje nese te mbyllet nje dere nje tjeter te hapet vetem se ti dhe vetem ti je ajo qe ke forcen per te ndryshuar gjerat
(10 vite më parë)
Qdo sprove e merzi qe na godet na jep nje mesim. Nese ne ne qetesi i marrim gjerat dhe mundohemi qe me te miren te nxjerrim nga jeta atehere do te jemi me te forte ama nese ne mbeshtetemi per muri dhe dorezohemi atehere dona godas cdo dallge.
Jona Jona (10 vite më parë)
Shkembimi i pervojave eshte mese i mevojshem ,qofte edhe nga x personi.Jeta na ve perballe sfidave,perballe situatave po thuajse kane te pazgjidhshme ne shiqim te pare,por kur lexon ,merr mwndime,kshilla,atehere ndalesh dhe mendon e thua me vete ,nuk qenkam e vetmja.Kur pata abortuar thuajse bota me ishte shembur,por fale kshillave e mendimeve ketu nga shume zonja ketu,veq e kam kaluar kete krize.Minna falenderimet jane te panumrta,per zonjat qe vertete japin keshilla se si do kishin vepruar vet ne situata te tilla.Jo cdo here ate qe e mendon po mund ta shkruash drwjte sepse fjalia po merr nje kuptim krejt tjeter,andaj une edhe shfrytezoj kete pjese per kerkim falje nese ndonje fjale padashje ka mundur ta bej dike tw ndjehet keq..Paci shendet nena e mbi te gjitha harmoni,besim e mirkuptim ne familje!
Meliza Brajshori (10 vite më parë)
Gjithashtu flm edhe nga ti edhe nga gjitha miket qe jan prezente

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?