Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si thoni nena???
Nana a jeni dakort me hap I rubrik ktu Qa me ba me hanger ,se na dolen ment tu menu qa me Bo per drek,ala pa la enet e drekes duhet me menu qar me bo per darke,te pakten japim naj menim e nimojm njana tjetren,un boll problem e kam ikyt gja,spritoj me gatu po sdi qar me ba .hahaha ,ha si thoni??
Ori Lori (10 vite më parë)
*** Buna *** (10 vite më parë)
Patate te ferguara : Zijem gjys kg patate pastaj i shtypim si pure . Ziejm miser, bizele dhe karota ( ato qeskat qe shiten neper markete qe jan te perziera bashke ) , pastaj ja hedhim keto patateve dhe sipas deshires kackavall sa te duash . I bejm rrumbullak i lyejm me miell veze dhe prezlla , pastaj i fergojme ne vaj.
*** Buna *** (10 vite më parë)
Makarona me mish te grire : Ziejm makaronat , nderkohe duke u zier makaronat fergojme nje qepe, pastaj fusim nje top mish te grire dhe melmesat ( vegete, bojam , piper te zi)fergojme bashk per 10 minuta , pastaj ja hedhim 500 ml tomatella, ( sipas deshires mundet edhe 1 kg) . E lem te ziej per 20 minuta . Marim nje tepsi e lyejm me vaj dhe hedhim makaronat e ziera , ju hidhet vegete pastaj shtojme salcen e zier me pare duke i mbuluar gjitha makaronat , ne fund bej kackavall me rende dhe i hedh mbii . Pastaj ne furr per 20-30 minuta . Shum te shijshme behen.
Ori Lori (10 vite më parë)
Rizoto,,ju keshilloj ta provoni se asht shum e mire,,merrni bizele dhe zij pasi jan zier 5 min fiki dhe perzij ne blender qe te behen salce bizelesh,,pastaj hedh orizin per rizoten ne tengjere qe te zihet,ne nje ene tjeter skuqni pancetta deri pak pa u djegur shtoj pastaj salcen e bizeleve e te vlojn sebashku per 5 min ,shohim rizoten kur te jete pak pa u bere i shtojm bizelet e panceten I perziejm dhe ne fund krejt I shtojm djathe parmazan i perziej prap I vendosim kapakun 2 min,,,kaq ka po del shum e mire,,,veq orizi duhet taman per rizoto dhe duhet te jene tana perberesit
Ori Lori (10 vite më parë)
O Ina perzoten edhe un per qef zi fasule perdite po spo mi han kush,+vonojn shum mu zi hargjojn tan ate korent rizoten e kam qef ,behet dhe shpejt,oo Jona ,merita a munesh me na tregu pak per pitet??si bahen....un perveti sonte du me mbush I tas te madh me salat domate ,kastravecat ,djath se e kam qef.per burrin kam fut nja dy berzolla viqi ne ereza me ja pjek ne darke,dhe sapo bana nje tave dheu,pa mish se spata po doli ok,,,kam zi edhe do makarona per djalin e kaq per sonte..
(10 vite më parë)
Une me se shumti perime kam bere keto kohe pasi burrin po e mundojne brumrat :)
(10 vite më parë)
Nje tjeter qe eshte e lehte dhe e shendetshme: Perime ne furre: brokol,lulelakren,patate,kungulleshka,karrota, (sasia sa persona ke) i pastron te gjitha, dhe i vendos me nje tave,ju shton kerpurdha,miser,bizele jeshile. (nga ato te konservuarat perdor une) plus shton ose mish te grire ose mish te prere ne kubike te vegjel,ose salcice pule te prera. I perzjen te gjitha bashke ju shton kripe,piper vegete ose cfare deshiron. Me fund ju shton siper nje kuti pana gatimi. Edhe taven e mbulon me folie alumini dhe e vendos me furre te nxehte derisa ta shohesh qe te gjithe perbersit jane gati.
Jona Jona (10 vite më parë)
Merita edhe une sot pite me purri,burri i don shume pitet e njehere ne jave gatuaj pite..
Merita ... (10 vite më parë)
Une kam qit pite sonte .
(10 vite më parë)
Shume ide e mire. :) une per sonte e kam gjetur zgjidhjen,fasule :) Por shume ide e mire qe te shkembejme receta cdo dite,se tamam nuk po dime cfare te gatuaj me. Pasi na eshte bere monotone. Receta une ju kisha sugjeruar: dje per darke psh Kisha: risoto me perime. Dhe mish pule me patate me furre. Mishin e vlojme me pak kripe e uje. Pastaj enxjerr ne tave duke e lyer me pak vaj ulliri e melmesa sipas deshires. Po ashtu me te njejten tave me mishin lajme disa kokrra patate i presim ne mes ju hedhim te njejtat melmesa do mishit dhe i vendosim ne furre te nxehte derisa te marrin ngjyre. Risoto: bejme orizin me masen e duhur per aq persona qe kemi. Une per shije i shtoj pervec kripe e uje edhe nje kube me arome pule. Edhe e zijej normalisht. Ne nje tigan, hedh vaj ulliri dhe pak gjalpe, grij imet nje qepe mesatare dhe kur fillon e zbutet i shtoj nje kungull mesatare te prere ne kubike, nje pako komplet bizele jeshile te konservuar. Dy karrota mesatare te zjera dhe prera ne kubike. Duke i perzjere keto shtoj dhe dy kokrra domate te qeruara dhe prera. I le te ziejne pak me lengun e tyre e ju shtoj kripe piper. Pastaj kur te behen,te gjithe masen ja kthej orizit. I perzjen bashke dhe i le 5min qe te marrin shijen e njera tjetres. Pastaj i servir ne nje pjate,pak risoto,mish pule edhe patate. Mund ta shoqerosh me sallate te lehte. Ose edhe kos.
E ..... (10 vite më parë)
Paskom harrua kripen qe eshte kryesorja..
E ..... (10 vite më parë)
Ja sot po ta jap un nje ide hahaa shpresoj tju pelqej.. patellxhana te mbushur, ndajme patellxhanin ne dysh per se gjati, i heqim pjesen e brendeshme dhe ne nje tenxhere i vlon me uje sa te marrin vale shum pak qe te mos zbuten, pastaj i shtron ne tepsi, per mbushje, ne ene skuqim qepen bashke me mishin e grire ne copa te vogla ( mish viçi ose qingji ) pastaj hedhim copat e grira te patellxhanit speca te grire sipas deshires, rigon,  hudher, salce dhe pak uje i zien ne temperature jo shum te madhe pastaj mbush patellxhanat dhe siper ju ven nga nje fete domate te prera holle dhe pak rigon pastaj i pjek.. kto do bej sot dhe nje embelsire me molle se mjan bere molle shum kur si kemi i duam e kur i kemi si ham.. Lori po tani fillo pergatite burrin qe te bej hyzmet aj njehere qe tja dije kimetin gruas.. haha se ktyre kto punet ne shtepi su duken gja
Ori Lori (10 vite më parë)
Ha pra o nana na jepni naj ide,ti baj hyzmet burrit edhe pak se kismet edhe 2-3jav kam me lind,tem baj dhe ai hyzmet nja 2 jav,hahaha,kalofshi bukur sot
*** Buna *** (10 vite më parë)
Edhe mu me pelqen shum kjo teme, buken e bon vjerrra po burri zgjedh shume nuk i han ato gjellat qe i bon vjerra ka deshir diqka ma shijshem haha . E bash me kishit ndihmu mi ba surpriz me i maru cdo dit ushqime te ndryshme .
Rabije. M (10 vite më parë)
Ide e emire me pelqen pse jo
Ori Lori (10 vite më parë)
Hahahaha bedrie jo sdi si me hap rubriken,veq me nejt ishtu tu pyte njana tjetren,Ina un pervete ha buk e djath gatuaj per te e ne fund thot su dashka gja,,lum si ju nana qe sju bajn naze burrat..,ky I jemi jo ma larg se sonte po me thoshte pse ka gjella kaq yndyre..hahahaha
Dona Bg (10 vite më parë)
oj lori qysh duhet me hap rubriken a qka duhet me bo se krejt jena pro haha se qet problem e kena burri jem nuk zgedh ndodh sja kana qat ushqim qe ekom pergadit e han kur du me qit heren tjeter mthot jo mos e qit se at dit sma ka kojt po vet pot harxhohen idet
Ina Il (10 vite më parë)
Shum pom pelqen kjo ide,eh Lori 24 edhe ti e paske problemin e njejte me burrin, i jemi mmasi tngihet me buk nis tana me nxer kajde ajahahaha
E ..... (10 vite më parë)
Shum ide e mire kishim nda receta te ndryshme.. un shum e dua gatimin kur kam kohe te lire gatuaj me qef, dhe burrin e kam marakli kuzhine perzihet ndonjeher...tani dhe ne net. po ka dhoj dhoj recetash po prap nganjere spo dim ca te gatuajm
Nena Sumejes (10 vite më parë)
Burri jem shyqyr hiq nuk zgedh edhe qe sja kona e han po une e shoh qe diqka sosht ok mthot pak si e krypshme ose osht phek shume , po gjithmone kur e pys une. mbdodh najher qe per drek ben speca me gjize a diqka si te mengjesit eshe sthot gje.
Merita ... (10 vite më parë)
Edhe une kisha pas deshire me hap nje rubrik me shkemby receta mundesisht me foto me pa qysh duket .
Ori Lori (10 vite më parë)
Burri jem boll I veshtir asht 500 bishta ja qet mrapa ,jo pa shije,jo krip shum jo pak,,,un neser ne dreke do bej domate te mushura me oriz,,futet orizi nje nate ose 5-6 ore para e lihet ne uje,pjesa e mrenshme e domateve u hiqet dhe zihet per pak kohe sa te behet si salce,hiqet nga zjarri,kullohet orizi e hidhet te salca i hidhet dhe djathe parmazan perzihen bashke ,mbushet gjysa domates dhe nese keni mozzarella i futet nje cope mozzarella ne gjyse te domates pastaj mbulohet prap me oriz,i pjekim ne furre,kaq ka,dalin shume te shijshme
Jona Jona (10 vite më parë)
Puna me e rende po eshte me ia vnu emrin drekes/darkes,,shpesh i kerkoj burrit ide cka me ba,e shyqyr naze nuk ka,te vetmin problem e ka sado e sgishme te jet gjella apo ckado tjeter si mos ti pelqen ne sy as qe e shijon,por me fole nuk fole,kurr me thene pse e ka ba kshtu ose dicka,,e mire eshte kur jepen ide eshte lehtsim shume i madh sidomos per ne qe jemi vetem me burra,,,ah sa te mira jane vjehrrat ne moment ideje se ne vend e japin urdherin cla me gatu,,hahj,,mbremje te mire te dashura
Lola 82 (10 vite më parë)
lori shum mir paske mendu o tana po jon po spo din njeri per dite qa ne qit
Erilda :) (10 vite më parë)
Valla lori boll mir e ki se qet hall e kom edhe vet e besoj edhe te gjitha grat e tjera,hiq nuk pritoj ne kuzhin bile kom qef shum me pergadit veq perdit spo din njeri qka me bo bile i kishim ndihmu pak njera tjetres

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?