Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Testikujt te djali
Pershendetje nena dje pata djalin ne kontroll pasi ka mbush 3 vjet edhe kur e kontrolloj doktoresha tha testikun e djatht e ka nalt tash tha me qu te ni specialict me kqyr ju lutem a keni pas far provoje sepse shum jam ba merak ju pershendes
Esa 13 (10 vite më parë)
Rina Ramadani (10 vite më parë)
Nese jeton jasht hiq mos u bon marak... nese jeton n kosov spo di qka met thon valla qoje edhe te naj tjeter mos e le veq me fjal t ni doktori se aty sju dihet
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
Ktij kurr sja kom pa une nelt veq ate dite te doktorri se kurr sa her ja kqyri ja preki posht e ka po u bona merak se tgjithave ju paska thon operacion
(10 vite më parë)
Po djali im e ka pas kanalin e bllokuar dhe nuk i ka zbrit e prandja operimi. Bile kur e kom qu ne spital ja nisi me qajt e lypke me pi e ni moter po i thot mjekut eshte nje rast urgjent e kur e kqyri mjeku po ban qfare urgjenti se mos i ka ik prom naten a? Ky paska lind keshtu
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
Oj nena edhe djali im testikulin e djathte e ka te levizshem dmth i hyp lart ndonjeher e mjeku nuk ma permendi as operacionin as kurgjo vetem me tha sa her ta nderron mja qit ne vend me dor se aty temperatura eshte me e lart e mundet me pas probleme . A osht rrezik kjo un kurr spaskna ndegju se duhet operacion
(10 vite më parë)
Une e kam operu ne te djathten se e kish pas lart pasi i ka mbush nje vit. Dhe e kan pre ne dy vende dhe qat dite ka dal prej spitali. Asgje e keqe nuk eshte vetem se duhet me e rujt djalin pas operimit nje kohe se mundet me i ik lart. Ama djali qe dy vite eshte per merak. Mos u merzit se nuk eshte problem me e operu e nese e len ashtu ka mundesi me pas pasoja.
Rajana...... Thesari Im (10 vite më parë)
Nëse testisi i djathtë i djalit tuaj nuk qëndron në qese, por më lartë, ka mundësi që ai mos të zhvillohet siç duhet. Në këtë gjë ndikon temperatura më e lartë e trupit të njeriut në krahasim me qesen skrotale (herdhen), e cila temperaturë tek testisi ka efekt negativ. Por, nëse është konfirmuar nga kirurgu pediatrik që nuk ka nevojë për operacion, atëherë mbetet që djali i juaj të përcillet në mënyrë të vazhdueshme me kontrolle periodike çdo tre muaj. Unë iu sugjeroj ju që ta dërgoni djalin tuaj tek kirurgu pediatrik për vizitë mjekësore, ngaqë ai është kompetent për këtë sëmundje.
Jona Jona (10 vite më parë)
Tani ka 2.5vjet,,hiq mos u ben merak ish operacion me i lehte se sa prej bruhi qe i bejn,vetem i ka pas thene me,u kujdes mos ti ftohet dhe kryesorja kollitje mos me pas,sepse duke u kollitur po iu ngrehshin lart,sa me heret me mire me ba operacion!
Esa 13 (10 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Jona Jona (10 vite më parë)
Esa vajza e kunates time e ka djalin qe ka pas probleme,me,testikuj,,nuk eshte dicka e rende per tu shqetsuar,vetem se kerkon nje kujdes te shtuar sidomos ndaj ftohjes dhe koll mos te kete,,tek ai ka pas nje intervenim ku ia kan sjelle ne vend sepse ai te dy i ka pas lart,por dhe nuk ish operacion i komplikuar,te nesrrmen e ka sjelle ne shtepidhe tash eshte shume mire,mos u bene merak eshte kaluese ,,djali paste shendet e jete te gjate!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?