Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Disa kujtime nga shtatzania :)
Nena te dashura desha ta ndaj me ju nje shkrim te cilin e kam bere gjate shtatzanise . E hapa fletoren dhe kisha shum emocione sa data te shkruara me cdo detaj sa fjale qe ja kisha thurr djalit tim qfar emocioni kur i lexon mbas nje kohe :) .Ti ndajme bashk ne qofte se edhe ju keni ndonje shkrim qe e keni palosur ne ditarin tuaj.

Ja shkrimi:

Kalova shumë kohë duke te pritur që të vije , ndoshta nuk ishte një kohe kushedi sa e gjatë, por për mua ishte si një jetë e tërë...
Ishte natë kur e kuptova se ti tanimë kishe ardhur...Mu duk e pabesueshme, ti tani ishe aty, brenda meje. Një tjeter zemër kishte filluar të rrihte brenda meje. Hera e parë që pash atë zemrën tënde të vogël që rrihte brenda meje ishte dita ime më e lumtur. Ishin ditët kur ende nuk të kisha ndjerë të lëvizje sepse ishe shumë i vogël...
Ditët kalonin dhe ti, zemra ime, dita ditës po rriteshe. Kaluan ditë,javë e ti më dhe një të goditur aq të ëmbël. Çdo ditë që kalonte e ti ishe brenda meje unë ndjehesha që e kam një botë timen. Tani kaluan 7 muaj e ti tanimë je rritur, lëvizjet e tua janë bërë aq të fuqishme sa që edhe babi mund ti ndjejë, madje edhe ti shohë...
Mëngjeset e mija tanime nuk janë të vetme, çdo dite zgjohem e lumtur nga lëvizjet tua të ëmbla. Jeta ime morri tjetër kuptim prej ditës që e kuptova se ti ishe brenda meje. Pritja para se të ngjizeshe në barkun tim më dukej shumë e gjatë, sa një jetë e tërë...
Por... të pres për të parë sytë e tu,duart tua të vogla, kembët tua që më godasin aq ëmbël, pritja që të shoh buzëqedhjen tënde, pritja që të takojë për herë të parë më duket sikur pritja më e gjatë që mund te egzistojë...Te dua shumë ende pa të parë, dhe të pres me padurim Princi im...

Mami yt ?

03.04.2014
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
Nena i lexova komentet e juaja nje nga nje dhe ju falenderoj per fjalet e bukura . Ne shtatzanine e pare kemi jetu vetem me burrin dhe super kam kalu qe sa te jem gjalle nuk e harroj ate pjese te jetes qe do te mbetet nje nder kujtimet e mija me te bukura ne jete . Prej fillimit te shtatzanise i kom shkru datat jav per jav dhe te dhenat e mija e te bebit se sa kemi peshu un dhe bebi kur e kom bo testin e kshtu me rradhe .
Desarta K (10 vite më parë)
sumeja shum shkrim i bukur ..me te vertet dicka brilante..qe do te ket akoma e me shum vlera ne vitet ne vazhdim kur djali do rritet ..e ndonjeher kur ti bije ne dor kjo leter do jet dicka shum e bukur per te..un fatkeqsiht ne goc nuk kam asgje sepse isha ne nje faz teper te veshtir ..por ne te dytin me dhe nje ide te bukur..te uroj cdo te mir ty dhe engjellit tend..
L # A # A # (10 vite më parë)
Sumejaa shumee me emocionove shum shkrimi i bukurr..un ne shtatzanine e pare kur kuptova se jam shtatzene i bleva nje pal kepuce te vogla dhe i lash mbi komodine me shenimin \"me prit se vije babi\" pastaj fillova te shkruaj diqka por pasi me deshtoj shtatzania u merzita shumee dhe ne shtatzanine e dyte cdoher kam ndenjur mw frike mos po e humbas e skam shkruar me?! Megjithate me ke kujtuar shtatzanine time bebin qe kurr se njoha por tani elham kam dy dhe jam shume falemnderuese per dhuratat e zotit ndaj meje..vertet se pas erresires vjen drita
(10 vite më parë)
Cfare shkrimi i bukur e ndjenjat me te embla. Bravo per shkrimin. Une skam ditar sepse sa here kam nis te shkruar pas nje kohe kam qare kur e kam rilexu dhe e kam djeg. E sa per shtatzanite skam ditur ti shijoj e qete sepse kam qene e ngarkuar me pune e stres dhe me duket se jeta mi vjedhi shume emocione. Kenaquni ju qe jeni ne keto faza me keta engjuj te vegjel. Tash mbushem vaj pse kam leju te jem aq e ngarkuar. E skam fol e vendos per veten
Sad (10 vite më parë)
Sumeja na emocionove shume shume e bukur
Linda Lea (10 vite më parë)
O sumeja sa mir je kujtu do te mbetet kujtim per ter jeten bile edhe djali kur te rritet e ti lexoj do te jet e pa papershkrushme.
(10 vite më parë)
Ma ke rrenqeth trupin, nese jam shtatzane me inspirove me bo te njejten gje, shume e bukur
Nena sumejes (10 vite më parë)
E dashur Sumeja edhe une kam shenime nga dy shtatzanite. e sidomos ne shtatzanin e pare kur i shkrova leter burrit dhe ja lash nder jastek i shkrova sikurse po flet ajo zemra e vogel e cila po rihte mbrenda meje. I shkrova Pershendetje jam vetem 5jave dhe ritem mbrenda barkut te nenes sime, e di se me doni shume edhe une do tju dua kur te vij ne jete sdo tju ndaje asnjeher. e keshtu me radh kam shenu leter , pastaj mbas asaj letres kam sheni foton e pare te bebit , ultrazane e pare, strijat e para, peshen e javeve, gjinin kur e kuptova te hjitha i kam me date dhe jave plus fotot plus teatet i ruaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?