tjeter tem: telefonat
pershendetje nana si jeni dhe si po ja kaloni, si i keni bebushat, ishalla jau run zoti ju qe i keni fmin e ato qe skan ishalla i gzon zoti sa ma shpejt, deshta me hap ni tem qe krejt po folin e kerkush spe sheh veten, per telefonat qe kurr spo i lshojm prej dore e qe po ndikojn shum per te keq se po i largojn njerzit prej njani tjetrit, edhe un jom kan njana prej tyre qe e kam mbajt veq ne dor tel po kjo ka ndodh para se me lind sepse ndoshta dikush prej jush e din qe jom kan regjim shtrati gati 5 muj e skisha qka me ba, prej se kom lind djalin tash spo kom koh ma shum rrall qe e kapi tel veq me hi ne portal me pa qka ka tre ose me pyt diqka, e kur po i shoh tash tjert ne tel shum esht ka me pengon ky sen, edhe burri e ka kogja zanat e se lshon kurr tel e qe po na hap shum konflikte mes neve se tash po ndihna shum keq se pom duket qe spo mirret shum me neve veq me tel ndor, un per vete e kam humb interesimin edhe per tel edhe per televizor veq me djal po kom qef me u marr, vjehrrit ne televizor burri ne telefon e un veq rri e i kqyri se kerkush ni llaf nuk e bon, a esht edhe te ju kshtu apo jo, shum her po me merr malli me fol me dikon e spo kom qare pa u kyq pak ne portal se veq ktu kuptohemi me njana tjetren, ju pershendes shum

