Dhimbje barku dhe mezi
Pershendetje nena. Jam 21 vjece, jam ne javen e 16 te shtatzanise. Eshte femija i pare. Qe nga fillimi i shtatzanise kam patur dhimbje barku dhe mezi. Kam ber shpesh analiza dhe eko por me kan dal mire. Dy ditet e fundit me jan shtuar shume. Nuk qendroj dot gjysem ore ne kembe apo te bej pune ne shtepi se kam shum dhimbje, sikur me shpon me thika. Dje dhe sot kam vene re se urinen e kam patur shume te kuqe, theksoj se pi shume uje, gjithashtu sot ne nje moment nuk po shikoja me dot dhe mu veshtirsua frymemarrja. Mu mpi koka dhe u djersita. Kisha shume dhimbje koke. Nuk kam fol me mjekun pasi sapo jam shperngulur jasht Shqiperise dhe bashkeshortin nk e kisha te me shoqeronte, pasi dhe rruget dhe gjuhen nuk e di mire. Ju lutem me jepni ndonje keshille pasi jam shume ne ankth. Per 5 dite kam takimin me mamine. Ju falenderoj paraprakisht.
Ida hoxhaj
(10 vite më parë)

