Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Torte me cokollade
Nena ju lutem me tregoni nje recete per torte me cokollade se dua ta bej sot, une e kam nje recete qe e bej cdoher por sot dua te provoj dicka ndryshe..
Mami D (10 vite më parë)
Mami D (10 vite më parë)
Flm shume te dashura duhet me i provu te dyja sot njeren nje dite tjeter njeren heheh
Kenza Drena (10 vite më parë)
4vez 2gota qumsht 2gota vaj,dy Gota sheqer,2gota miell,2peciva 1vanile gnus pako kakao gjys Pako kooks 100gram ara 100gram rush te that !un kshu e bej e pjek!pastaj siper I pergadis 50gram margarine ,10lug sheqer 3lug kako 12lug qumesht dhe ja Hedh pasi te ftohet torta!
(10 vite më parë)
Perberesit: 300g miell 120g sheqer 100g gjalp 3 veze 150g çokollate te erret 150g arra te grira 15g fryres per embelsira lekura e grire e nje limoni 2 luge gjelle qumesht sheqer pluhur Udhezimet: Si fillim shkrini çokollaten me gjalpin, dhe 2 luge qumesht ne nje tenxhere te vogel, ne zjarr shume te ngadalte. e hiqni nga zjarri dhe e lini menjane te ftohet. Cani arrat, i pastroni dhe i grini ne pjese te vogla. I hidhni tek çokollata dhe gjalpi i shkire duke i trazuar me nje luge te gjithe perberesit. Ne nje tas te madh hidhni miellin e situr, grini lekuren e nje limoni brenda tek mielli, shtoni fryresin e embelsirave dhe i trazoni bashke te gjitha. Merrni dy tase. Ne njerin hidhni sheqerin dhe vetem te verdhat e vezeve, kurse ne tjetrin te bardhat e vezeve. I rrihni fort te verdhat bashke me sheqerin derisa te kete shkrire sheqeri dhe te jete formuar nje strukture kremoze, e dyfishuar ne vellim. I rrihni fort dhe te bardhat e vezeve, derisa mos te bien nga tasi ne momentin kur ju e ktheni ate permbys. Hidhni tek tasi me sheqer te bardhat e vezeve, i trazoni me shume delikatese nga poshte lart, pastaj shtoni perzjerjen e miellit pak nga pak, gjithmone duke e perzier te gjithe strukturen qe po krijohet. Ne fund shtoni çokollaten e shkrire me arrat, dhe i perzieni te gjithe perberesit bashke. Nxehni furren ne 180°C. Lyeni nje tepsi te rrumbullakte me gjalp, hidhni torten e pergatitur ne te dhe e piqni ne 175°C, per rreth 30 min. Nese siperfaqja nxihet shume por torta s’ eshte pjekur akoma, i vendosni siper nje cope leter alumini. E hiqni torten nga furri, e lini te ftohet qe te kulloje, vendoseni ne nje pjate te madhe dhe e sherbeni duke e pudrosur siper me sheqer pluhur, me cokollate te shkrire ose me arre kokosi.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?