Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth shtatzanisë pas një aborti
Pershendetje.
Deshta të dij nga përvoja juaj pas abortit kur jeni kan gati për një shtatzani tjetër, gati në atë kuptim edhe fizik dmth që mjeku ju ka thënë mund të provoni por me shumë kisha dasht me dite për pregaditje psiqike. Kur me plot vetëdije dhe dëshirë dhe pa u tut keni dashtë me nis një shtatzani tjetër??? Qe 4 muaj kam perjetu abort dhe hala nuk po guxoj as me menu nuk jam gati hiq psiqikisht edhe pse mjeku më ka thënë mu që mas mestracioneve të para mundesh me provu nese don... a është kjo normale qka mendoni???
Linda R (10 vite më parë)
Sumeja ^-^ (10 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Dafina A A (10 vite më parë)
Mua mjeku me ka thene pas dy cikleve mundesh me provu prap. Me sa kam lexu me se miri eshte me fillu pas 6 muajsh. Une kam pas abort ne javen e 8. kam provu menjehere pas dy muajsh, kam mbete pas muajit te 6. uroj te te gezoje zoti edhe ty me mje bebush te shendeshem. Ama largoje nga koka abortin dhe friken se do perseritet edhe pse kam qene ne kete gjendje dhe e di se eshte e pamundur.
(10 vite më parë)
Linda po ta tregoj pervojen tem, un kam pas abort ne javen e 9 e mas tre mujve kom provu prap edhe kom mbet me te paren po prap kom abortu ne javen e 11, shum kom gabu qe pa i bo analizat kom mbet,tani nuk jom kan ngjendje psiqike deri 9 muj as qe kom provu, tani kur e kam pa veten qe e kom marr veten mir ja kom fillu i kam ba analizat krejt me gjet shkakun pse ka ndodh, edhe pse krejt analizat mkan dal mir e mjeku dyshojke qe veq si ka qarkullu gjaku mir tek bebja e per qat arsye su zhvillojshin, tani kom mbet prap edhe tash e kam djalin 4 muj mi ka bo shyqyr zotit si drita, po kjo ma shum nvaret prej personit se pse mka ndodh mu nuk dmth qe ka me ju ndodh krejtve, e zgjata pak po deshta me te than qe pa i ba analizat edhe pa u ndje vet e gatshme per ni shtatzani tjeter mos tento, ishalla ki shum fat tash e tutje
Zana Berisha (10 vite më parë)
Linda nuk e di ne cilen jave ke abortu ti, mirepo une ne javen e 9 kam pas nje abort ne fund te muajit shkurt mirepo pas 3 muajve kam ngel prap dhe tash jam ne muajin e 8 mos e qo mendjen te aborti Al lahu ka dasht , kujdes prej infeksionit dhe menjeher mundesh me fillu sepaku mbas 3 muaje..te uroi gjithe te mirat per ty
Mira L (10 vite më parë)
Edhe un kam pas nje abort ne javen e 7 mjekja me tha si ti kalosh menstruacionet mund te fillosh po un prita 3 muj me vet deshir qe te qetsoesha edhe fizikisht edhe psiqikisht. Pastaj mu desht afer 1 vit tentim qe mbeta prap. Mos u shqetso mos e mer me stress abortin esht dickq normale qe esht caktim i zotit. Do vi edhe bebja qe do ta kenaq shpirtin. Cdo te mir
*** Buna *** (10 vite më parë)
Linda mos e mer punen e abortit kaq me stres,e di qe eshte dhimbje e madhe por eshte caktim i Zotit,edhe un kam pas abort ne javen e 6 te shtatzanise,pas abortit pas 3 jave me erdh ciklin, pasi e perfundova ciklin menjeher kisha mbet shtatzan, tash kam vajzen 2vjet e gjys, mendoj qe je gati per nje shtatzani pasi edhe mjeku te ka thane, do ta shohesh edhe vet nese mbet shtatzan e gjithe ajo frik e dhimbje do te kaloj.Uroj t\'ngelesh sa me pare shtatzane.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?