Per gjidhenset, ushqimet e ndaluara !
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Sumeja ^-^
(10 vite më parë)
Shum informacion i mir pergjidhenset edhe mu nje dit mduhet kur ta bej tjetrin veq hi e lexoj mi rikujton hahaha
(10 vite më parë)
Ju pershendes dhe un juve gzohem qe sado pak ju erdh si ndihm:) insha all ah keni bebusha te shedosh.
e pëlqyen (3)
Esa B
(10 vite më parë)
Flm shum per ket informat te pershendes
e pëlqyen (1)
Mami Eneses
(10 vite më parë)
Faleminder mami ezanes meqense shum shpejt in shaa all ah do behem mami kisha kto lloj pytje ne kok dhe me ndihmove shumm :)
e pëlqyen (1)
Lori N
(10 vite më parë)
Flm shumm mami i ezanes te pershendes.
e pëlqyen (1)
(10 vite më parë)
Ket tekst e mora ne fcb te \"mesimet e dioles\" shum shpesh pytyn nenat e rreja sa cka esht e ndaluar gjat gjidhenjes, shpresoj ti kryn pun dikujt :)


Me poshte keni ushqimet qe nuk duhet te konsumoni derisa jeni duke i dhene gji bebes tuaj:
- kafja: kalon nepermjet kanaleve te qumeshtit te bebi juaj dhe trupi i bebes nuk eshte i pergatitur te perpunoje kafeinen. Nese nuk rrini dot pa kafe, te pakten mos pini 2 ore para se te jepni gji.
- peshku: jo te gjitha llojet pasi salmoni dhe sardelet jane me te sigurta pasi absorbojne me pak merkur dhe ushqehen me \'bime deti\'.
- cokollata: jo te eleminohet, por te reduktohet. Tek disa bebe, jep efekt laksativ. Por nese e jashteqitura e bebes behet shume e lengshme, atehere duhet te hiqni dore nga cokollata.
- majdanozi dhe mentja: ne sasi te vogel nuk jane problematike, por te shume femije mund te sjelle ndjenjen e pazakonte te te ngrenit, pra ka me shume oreks se zakonisht.
- prodhimet e qumeshtit: nese femija nuk \'rehatohet\' pasi ka pire qumesht gjiri, probleme me gjume, ekzeme apo problematika te ngjashme te lekures, reduktimi i produkteve te qumeshtit, do te duhet te jete vendim i mire.
- alkooli: kalon ne qumeshtin e gjirit dhe afekton femijen tuaj. Por ai nuk qendron shume gjate aty pasi kalon ne sistemin e qarkullimit te gjakut, keshtu qe nese nuk rrini dot pa pire nje gote vere, pini se paku dy ore para gjidhenies.
- portokallet, qitrot: trakti i tretjes se bebit eshte ende i pazhvilluar mire dhe disa perberes ne familjen e citrus, jane vecanerisht irrituese per mukozen e stomakut te bebit. Nese shqetesoheni per vitaminen c, mund ta zevendesoni me ananas ose mango.
- kikiriket: nese familjarisht keni alergji ne kikirike, mos e perdorni. Komponenet alergjike ne kikirike mund te transferohet nepermjet qumeshtit te gjirit. Nese jo, pas ngrenies se tyre, shih reagimet e femijes, ndonje skuqje lekure, teshtime, urtikarie.
- hudhra: aroma e hudhres \'parfumon\' edhe qumeshtin e gjirit dhe mund ta beje te padeshirueshem per bebin.