Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A ndodh të jem shtatzënë?!

Deshta nje pyetje per nenat, me daten 22 janar e kisha diten e pare te ciklit, me zgjati diku rreth 8 dite po jo si zakonisht se 2 ditet e para kisha vetem pak shenje te ciklit kurse sot e bera nje test ne shtepi dhe me doli pozitiv po pak i zbehur a ndodh qe jam shtatzene, ende skam qene te gjinekologu po kam kapak mundim te lukthit, lodhje, dhimbje te kembes se djathte edhe po ashtu urinim te shpeshte, kisha deshte mendimin tuaj?!

Melika (14 vite më parë)
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Urime per shtatzenine,qoft me shendet bebja qe do te vij ne jete.Gezuar...
Melika (14 vite më parë)
Flm per gjitha urimet e juaja dhashte zoti edhe juve tju gezoj sa me shpejte. Edhe Lorena me fal po une nuk jam ajo qe kujton ti, une tashme se fundi jam kyq ne kete faqe te netit, me vjen keq po ndoshta eshte ndonje Melike tjeter, uroj te te lajmeroj ajo sa ma shpejte, flm nga ju shume edhe njehere, ju uroj cdo te mire.
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
urime melika per shtatzani shpresoj qe te gjitha ata gra qe duan te shijojn te qenurit nene inshaAllah te behen se shpejti nena Zoti ju gezoft me femij te mbare,sa i perket menstracioneve ne 7zani edhe une 3 muajt e pare kam pas menstracione sa qe se kam dite se jam shtatzene mirpo me pas me jan ndal tashe kam djalin gati 1 vjeq...
Lorena1 (14 vite më parë)
Melika urime paq shtatezeni te mbare gjithee te mirat ty edhe foshnjes qe po formohet,kam nje pyetje per ty per ate punen po edin ti mirepo nuk pata mundesin te kontaktoj me ju asnjehere te kam prit online po ti as nuk ma ke ber add ama adresen tende melika nese mundesh te prsh lorena pres nje pergjigjje prej teje
Ardiana Hasani (14 vite më parë)
melika urime per shtatezenin e te shkoft sa me mire . e sa per at pyetjen qe ma ka shkru rona qe ka then qe nuk ka cikel ne shtatezeni une kam qen shume e sigurt qe ka cikel ne shtatezeni sepse e kam shembullin ne shtepi qe 9 muj qe ka qen shtatezen ka pas cikel te rregullt edhe per at arsye te kam shkruar edhe ty e jo veq hajt me shkru diqka se e di qka eshte ta presesh nje shtatezen sepse ne gjendje tende jam edhe une mirpo qe ty tu plotesu deshira e une pres te mbes shtatezen .edhe nje her urime.
Diana Z (14 vite më parë)
urimeeeee melikaaaa,
Rona (14 vite më parë)
Urime Melika paq shtatzeni te mire dhe te lindesh nje bebush te shendetshem.
(14 vite më parë)
Urimeeee melika,pac shtatezani te mbare dhe nje bebush te bukur
Melika (14 vite më parë)
Flm shume per gjitha ja tash u ktheva nga mjeku dhe po une  pres nje femije edhe gjithcka njehere eshte ne rregull me ka perferu mos mu lodh dhe me tha qe gjithcka eshte mire vec deshta tju informoj pasi pak a shume me ndihmuat, flm shume, uroj gjitha te mirat per ju.
Rona (14 vite më parë)
Cikli menstrual ndodh vetëm gjatë kohës kur nuk jeni shtatzënë. Çdo muaj, mitra juaj rrit një rresht të trashë të pasur me gjak, në pregatitje që të mbjell atje një vezë. Nëse ju nuk ngelni shtatzënë atë muaj, ju hedhni këto inde dhe gjak – dhe kjo quhet cikël menstrual. Por kur veza mbjellet në mitër, hormonet i sinjalizojnë indet e gjakut që të qëndrojnë të paprekura për të mbështetur rritjen e foshnjes në bark. Pra ju nuk do ti hedhni dhe nuk do të keni më cikël menstrual derisa të zgjasë shtatzënia juaj.
Vlera (14 vite më parë)
Te pershendes Melika ti paske deshire me kon shtatzane, eshte heret me qene shtatzane sipas dates ti po i bjen qe 10 dite nuk eshte e mundur e sa per test une qe 9 vite nuk kom femije vec edhe pse nuk kam qene shtatzane me ka dale shume here pozitiv, te uroj ishalla je, na trego nese ki diqka te re, te uroj nje bebushe sa ma shpejte.
Melika (14 vite më parë)
Rona edhe une kam degju qe ka nena me cikel edhe 7-zane bile bile nena ime ka qene njera nder to deri ne muajin e 6 ka pas cikel normal pas muajit te 6 i eshte ndal cikli po ashtu e ka pas 7 zanin e tim vella edhe timen po ashtu edhe kam degju te disa femna qe mundet me qene tash spo di!
Rona (14 vite më parë)
Ardiana Hasani, une me sa di nuk mund te kesh cikel gjate shtatzanise, ti the qe ka femra edhe qe jane shtatzene dhe kane cikel normal edhe pse mua nuk po me doket normale kjo, ju nena qka mendoni? Faleminderit.
Melika (14 vite më parë)
Fiona per ata jam dyshuese edhe vet se tashme 2 vite asnjehere s`me eshte dal testi me dy vija sikurse sot, andaj po me vene ne dyshim, por edhe pse cikli ka qen jo i njejte se cdohere, se tregova qe dy dite e para ka qene vetem shenja ngjyre kafe pastaj ka pas gjakderdhje, nuk e di pse testi doli ashtu po uroj qe zoti ne me ndihmoje mua dhe cdo gruaje qe deshiron te ndjej veten nene, ju flm nga ju uroj te jete ashtu si zoti ka deshire.
Diana Z (14 vite më parë)
melika e dashur shpesoj qe deshira jote te eshte plotesuar,po nuk e di sakt mbase thua me 22 janar e ke patur diten e pare te ciklit. minus ato 8 qe thua i bie me pak se 10 dit qe te kan kaluar mensruacionet,e per 10 dit eshte shumm heret te ndodh nje shtatzani,me shum te vertetohet,por gjinekolgu im me ka thene,qe ne qoftese testi del me dy via po njera si ngjyr portokalli jo krejt e kuqe edhe ajo do te thot qe ke mbet shtatzene,te pershendes shumm
Melika (14 vite më parë)
Flm Jeta, do e bej edhe ata po se pari dua te shkoj te gjinekologu ta vertetoj por ja koha eshte shume e ftofte, acar e po pres edhe ca dite, flm shume nga ju.
Jeta ,,,, (14 vite më parë)
pershendetje melika,edhe mua testi me doli me shenj te zbehur edhe kisha shenjat e shtatzanis nese je e padurushme mund te verifikosh shtatzanin me testin beta hcg qe behet ne spital me marje gjaku nga vena,une keshtu vepprova ngase smundja te prisja deri ne ardhjen e ciklit te radhes,mua me rezutoi pozitiv dhe tani jam 4 muaj.uroj te jesh gjith te mirat
Melika (14 vite më parë)
Flm shume, uroj te jete ashtu e gjithashtu uroj cdo femen te ndjej kete kenaqesi po do te ju lajmeroj si te kem kontrolle qa do qe te jete, do te ju lajmeroj, flm per mbeshtetje.
(14 vite më parë)
melika,testi i zbehur dmth qe je shtatezene ne fillim,beje pas 3-4 ditve testin dhe te del i qarte,edhe kur del i zbehur je shtatezene.urime
Melika (14 vite më parë)
Po shpresoj dhe une po testi doli pak i zbehur per ata kam medyshje e flm per koment.
Ardiana Hasani (14 vite më parë)
pershendetje Melika pasi testi te ka dal pozitiv ateher ma mer mendja qe je shtatezen sepse kto qe po i permend ti qe ke lodhje urinim te shpesht mendoj qe keto jan shenja te shtatezanis .e per mestruacione qe e permende ka femra edhe qe jan shtatezen kan cikel mujor normal qysh kan qen edhe para shtatezenise shpresoj te jesh shtatezen edhe nese je te uroj shtatezani te mbar,

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?