Aspirina shton gjasat për shtatzëni të suksesshme...
Për disa gra që përpiqen të mbesin shtatzënë, marrja e një doze të vogël të aspirinës çdo ditë i rrit gjasat e tyre për të pasur fëmijë, sipas një hulumtimi të ri
Në hulumtim u përfshinë 1,128 gra të shëndosha ndërmjet moshës 18 dhe 40 vjeçare, të cilat në mënyrë aktive po përpiqeshin për të mbetur shtatzënë por në të kaluarën kishin humbur një apo dy shtatzëni.
Pjesëmarrëseve iu dha një dozë ditore prej 81 miligram aspirinë për gjashtë cikle mujore derisa po përpiqeshin të mbetnin shtatzënë, dhe për tërë periudhën e shtatzënisë prej 36 javësh te gratë që kishin mbetur shtatzënë.
Gratë që më së shumti patën dobi nga aspirina ishin ato që në gjak kishin nivele të larta të proteinës C-reaktive (CRP), që është një shënjues i inflamacionit në trup. Te këto gra, gjasat për të mbetur shtatzënë u shtuan për 35 përqind.
Para këtij studimi, hulumtuesit e dinin që inflamacioni në trup mund të shkaktoj probleme të riprodhimit. Duket sikur aspirina dukshëm ul inflamacionit dhe shton gjasat për ngjizje.
Megjithatë, gjithmonë konsultohuni me mjekun para se të merrni çfarëdo medikamenti...
Lola b(10 vite më parë)
(10 vite më parë)
lola ka dy lloj aspirines per ftohje dhe aspirrin per hollim gjaku dhe qarkullim te leht edhe un kam lexu per ket qeshtje po esht mirr te sqarohet saktesisht cilin lloj aspirine me perdorr