Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Çfarë duhet përdorë për të parandaluar smaliaturën?

Miredita nena... sapo kam hyre ne javen e 15 te shtatzenise dhe doja te dija nga eksperiencat tuaja qe cfare kremi ose vaji keni perdorur ne shtatzeni per te parandaluar smaliaturen (stirat) ne shtatzeni? Une jetoj ne Itali, nese dikush di te me thote ndonje emer kremi do e falenderoja shume... ju pershendes shume.

Alma (14 vite më parë)
Brikena (14 vite më parë)
Alma une kam perdorur vaj bajamesh shitet ne farmaci dhe ne Shqiperi kete perdorin shumica e vajzave ta lyesh barkun mbasi e lan ne mengjes dhe darke. Mua nuk me ka dale asnje vije ne bark me eshte kthyer sic e kisha. Une fillova ta lyeja nga muaji i 5-6 por ka qe e fillojne edhe me heret varet nga lekura jote nese e ke te thate apo te yndyrshme.
Rina Itali (14 vite më parë)
Pershendejte Alma. Une gjate shtatzenise nuk kam perdore krem dhe me jane paraqitur smagliaturat (strijat) por pas lindjes kur kam shku te pediatria e vajzes rastesisht mi ka jep do krema per to qe quhen (defence body) dhe ty te kisha preferu ta perdoresh kete krem se po tu paraqiten pastaj nuk hjeken me andaj rrije gati qe ne fillim, dhe une jetoj ne It, dhe mund ta gjesh kete krem ne farmaci. Edhe vaj ulliri eshte i mire e zbut shume lekuren dhe mbron nga smagliatura. Por paraprakisht une te kisha keshillu qe te flasesh me mjekun tend para se tja fillosh perdorimin e kremave, eshte me mire per sigurine tende dhe te bebes. Te pershendes shume dhe te uroj shtatzeni te mbare dhe ta lindesh nje bebush te shendetshem.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?