Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

10 gabimet që bëjnë femrat infertile ...

Në një pjesë të mirë të rasteve, ardhja e një fëmije vonohet për shkak edhe të disa gabimeve që femrat kryejnë spontanisht apo edhe me rekomandimet e farmacistit apo ndonjë mjeku që nuk ka eksperiencën e duhur në trajtimin e infertilitetit. Më poshtë po rendisim se cilat janë këto gabime që femrat bëjnë shpesh:

Fillojnë të marrin kontraceptivë “për të rregulluar ciklin e tyre” pa ditur më parë se cili është shkaku që cikli i tyre është i crregullt.
Nuk u japin rëndësi menstruacioneve me fluks të tepër (më të bollshëm se norma).
Shqetësohen më shumë për ngjyrën e periodave.
Shqetësohen më tepër për sekrecionet e tyre fiziologjike (normale) vaginale.
Zgjedhja e momentin të gabuar: kryejnë kontakt seksual në momentin më pak fertil të ciklit të tyre.
Mendojnë se cdo femër ka një cikël menstrual 28 ditor dhe për rjedhojë cdo femër duhet të ovulojë në ditën 14.
Nuk dine ose përtojnë të rregjistrojnë dhe ndjekin ciklet e tyre menstruale.
Mundohen të “maksimalizojnë” shanset për shtatzani duke “ruajtur” spermën duke planifikuar kontaktin seksual vetëm për ditët fertile.
Mundohen të planifikojnë kontaktin seksual duke u nisur nga matja ditore e temperaturës trupore.
Nuk zgjedhin specialistin e duhur në infertilitet.
Lola b (10 vite më parë)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?