Të qenit mama është kënaqësia më e madhe në jetë, por gjithashtu është edhe një ndër përvojat më të vështira që mund ta keni përballë. Nga momentet e ëmbla, duke qeshur dhe lexuar së bashku, deri tek ato më të vështirat; nëna dhe babai janë përherë aty për tu përballur me gjithçka, dhe ndonjëherë vërtetë është shumë e lodhshme.
Një mama, e quajtur Bethany, përshkruan disa nga momentet më të mira dhe ato më sfidueset të të qenit prind. Momentet kur ndihesh plotësisht i rënë, për mamat të cilat ndihen sikur janë duke dështuar në detyrën e tyre të prindërimit, ajo ka vetëm këto fjalë: Ti je duke bërë mjaftueshëm.
Ti je duke bërë mjaftueshëm…
Për mamanë që fshehet në banjon e saj, sepse ka nevojë vetëm për disa minuta që të pushojë dhe nga lodhja t’i fshehë lotët tek i rrjedhin faqeve.
Për mamanë që është lodhur shumë, dhe ndihet se nuk do ia dalë më të kryejë detyrat e saj, dhe po mendon të dorëzohet e të gjejë një mundësi të pushojë vetëm pak.
Për mamanë, e cila rri vetëm në veturën e saj, dha ha ushqimin të cilin nuk do të dëshironte që të tjerët ta shohin.
Për mamanë e cila është ulur në divan, dhe ka nisë të qajë pasi u ka bërtitur fëmijëve të saj, dhe tani po ndihet fajtore dhe e padenjë për ata.
Për mamanë e cila përpiqet të ndihet mirë me veten e saj, e sigurtë dhe e bukur.
Për mamanë e cila nuk dëshiron të largohet nga shtëpia sepse ka shumë gjëra për të bërë e nuk e di kurrë se kur do të përfundojnë.
Për mamanë që përgatit disa herë të njëjtin ushqim sepse nuk i ka dalur siç ajo ka dashur.
Për mamanë që ndihet vetëm, qoftë duke ndenjur në dhomë e vetmuar, qoftë në shoqërinë e të tjerëve.
Ti je duke bërë mjaftueshëm.
Ti je e rëndësishme.
Ti je e denjë.
Kjo është një fazë e jetës sonë, shumë e vështirë, sfiduese, e paparashikueshme, që në fund fare do t’ia vlejë. Por tani për tani është shumë e vështirë, dhe vështirësia secilës prej nesh na shfaqet në forma të ndryshme. Ne nuk flasim shpesh për vështirësitë tona derisa rrisim fëmijët, por po, është shumë e vështirë, dhe nuk je ti e vetmja.
Ti je duke bërë mjafteshëm.
Ti je duke bërë më të mirën tënde.
Sytë e vegjël të fëmijëve tuaj, u shikojnë juve me admirim – mendojnë se ju jeni të përkryera. Ata mendojnë se ju jeni duke bërë shumë më shumë se mjaftueshëm.
Ato duar të vogla që zgjaten për tu mbajtur në ju – mendojnë se ju jeni njerëzit më të fortë në botë. Ata besojnë se ju mund ta pushtoni botën.
Ato gojë të vogla duke ngrënë ushqimin që ju u jipni atyre – mendojnë se ju jeni më të mirët sepse barku i tyre është plot.
Ato zemra të vogla, që prekin zemrat tuaja – nuk duan asgjë më shumë sesa juve. Ato ju duan juve.
Sepse ju jeni duke bërë mjaftueshëm. Ju jeni më shumë se të mjaftueshme, mama të dashura.
All ahu ju lehtesoft Juve dhe mua qe kam 4 tash i vogli po hec e mbahet ne mia oh cfar ndjenje e mir sa eshte lodhje eshte edhe kenaqesi per mua te kujdesem per te gjith
oo cfar fjalesh,shpesh me ndodh me i bertit djalit se eshte shum shum i shkathet e problem,por kur e shoh tek ndihet fajtor e qan mduket se vdes brenda loteve te tij te sinqert.
E vertwt nena dije edhe une shpesh hy ne banjo vetem te pushoj pak se aty e di qe dikush tjeter e merr bile 2 min pergjegjesine mi kqyr djalin . E nje dite i bertita djalit aq shume nuk degjonte lunte me uj ne te ftoft nuk hyke mbrenda e kom shti i kom bertit e ky me lot ne sy un fillova t qaj mtha nan mos e qit ti lotin ma fshijke e vet ju drridhke zeri smujke as me fol tu qajt o zemren ma ka kput thash vetmeveti shum nen e keqe mduket vetja kaniher
Ju percjell shpesh dhe shoh sa te kujdesêshme jeni per femijet i paqit me jet te gjat te shendetshem ejuve qe jeni ne pritje zo ti ju gezoft sa ma shpejt eju mbushet boshlleku qe ndjeni
ket shkrim ma dergoj motra ime e un e ndava me ju mike te dashta ..padyshim se ska nen te keqe po ashtu neve ndonjeher na shkon menja keq se ndonjeher femijet jan te pakenaqur..
O sa me preku ky shkrim por te gjitha lodhjet e mezija harrohet veq nga nje buzeqeshje e femijes emri nen esht shum me vler gezohem qe pata fatin te behem uroj nga zemra qe gjdo grua ta gezoj ket emre dhe nuk ka nen te keqe te gjitha nenat jan ideale
sa e dhimbshme dhe e vertet ,shum shkrim i bukur sidomos kur thot :Për mamanë e cila është ulur në divan, dhe ka nisë të qajë pasi u ka bërtitur fëmijëve të saj, dhe tani po ndihet fajtore dhe e padenjë për ata.
Oj nena ka qen dite e djela e un punoj dhe dite te djelen e rexhina rri me babin e saj e nje dite ka qajt shume vi ne shpi prej pune e keputur rexhina qante donte vetem ne krah e i kam bertit shum mbasi e ve ne gjume me thot burri sot ka qajt gjith diten per ty e un i thash ka shkuar mami ne pune te mari leke ti blej rexhines dhurata e di si me ka thene tha rexhina nuk do as dhurata as lek do mamin zemra me ka dhemb kur me tha burri ashtu . Qe ka kohe qe ka ndodhur po kurre skam perdor ta harruar se kish then un dua mamin :(((shum shkrim i bukur ky
Ufff sa e bukur kjoo po ku e xhetee se....nje e vertet egziston ne planet esht se per secilin femi te botes nena esht gjeja ma perfekte nenea esht e pazevendesueshmja nenea esht dashuria me e fort ne zemer nenaa esht vet fjala qe vetem kur e permend ta mbush zemren plot gezimmm.......love youuuuuu maaammmmm love youuuuuuuuu love youuuuuuu and misss uuuu so muchhhhhh
Qdo nen e gjen veten ne ket ngjarje, seciles nga ne te oakten ni her ne vit naka ndodhur te perbAllemi me diqka te ngjashme. Flm zotit qe na ka japur mundesin ta kemi titullin nene, e zot ndihmoju edhe atyre qe me padurim presin te behen nena.
Uhhh mu mushen syt me lot sidomos te ajo pjesa qe nena qan pasi i ka bertitur femijeve te saj, nje dit i bertita vajzes dhe aty mendja mka ngel edhe kam qar bile :( , te jesh nen esht gjeja me e bukuuur ne boot , uroj cdoo grua ta perjetoj ndjenjen e te qenurit nen
Një mama, e quajtur Bethany, përshkruan disa nga momentet më të mira dhe ato më sfidueset të të qenit prind. Momentet kur ndihesh plotësisht i rënë, për mamat të cilat ndihen sikur janë duke dështuar në detyrën e tyre të prindërimit, ajo ka vetëm këto fjalë: Ti je duke bërë mjaftueshëm.
Ti je duke bërë mjaftueshëm…
Për mamanë që fshehet në banjon e saj, sepse ka nevojë vetëm për disa minuta që të pushojë dhe nga lodhja t’i fshehë lotët tek i rrjedhin faqeve.
Për mamanë që është lodhur shumë, dhe ndihet se nuk do ia dalë më të kryejë detyrat e saj, dhe po mendon të dorëzohet e të gjejë një mundësi të pushojë vetëm pak.
Për mamanë, e cila rri vetëm në veturën e saj, dha ha ushqimin të cilin nuk do të dëshironte që të tjerët ta shohin.
Për mamanë e cila është ulur në divan, dhe ka nisë të qajë pasi u ka bërtitur fëmijëve të saj, dhe tani po ndihet fajtore dhe e padenjë për ata.
Për mamanë e cila përpiqet të ndihet mirë me veten e saj, e sigurtë dhe e bukur.
Për mamanë e cila nuk dëshiron të largohet nga shtëpia sepse ka shumë gjëra për të bërë e nuk e di kurrë se kur do të përfundojnë.
Për mamanë që përgatit disa herë të njëjtin ushqim sepse nuk i ka dalur siç ajo ka dashur.
Për mamanë që ndihet vetëm, qoftë duke ndenjur në dhomë e vetmuar, qoftë në shoqërinë e të tjerëve.
Ti je duke bërë mjaftueshëm.
Ti je e rëndësishme.
Ti je e denjë.
Kjo është një fazë e jetës sonë, shumë e vështirë, sfiduese, e paparashikueshme, që në fund fare do t’ia vlejë. Por tani për tani është shumë e vështirë, dhe vështirësia secilës prej nesh na shfaqet në forma të ndryshme. Ne nuk flasim shpesh për vështirësitë tona derisa rrisim fëmijët, por po, është shumë e vështirë, dhe nuk je ti e vetmja.
Ti je duke bërë mjafteshëm.
Ti je duke bërë më të mirën tënde.
Sytë e vegjël të fëmijëve tuaj, u shikojnë juve me admirim – mendojnë se ju jeni të përkryera. Ata mendojnë se ju jeni duke bërë shumë më shumë se mjaftueshëm.
Ato duar të vogla që zgjaten për tu mbajtur në ju – mendojnë se ju jeni njerëzit më të fortë në botë. Ata besojnë se ju mund ta pushtoni botën.
Ato gojë të vogla duke ngrënë ushqimin që ju u jipni atyre – mendojnë se ju jeni më të mirët sepse barku i tyre është plot.
Ato zemra të vogla, që prekin zemrat tuaja – nuk duan asgjë më shumë sesa juve. Ato ju duan juve.
Sepse ju jeni duke bërë mjaftueshëm. Ju jeni më shumë se të mjaftueshme, mama të dashura.
Ju jeni të mrekullueshme.
Origjina: inspiremore.com