Po ju nena???
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Exona Ilazi
(10 vite më parë)
Mina jeta e dashur mki prek me ket tekst sdi qa me than tjeter beso edhhe un ket gjendje jam edhe vet pom doket qe un i kam shkru kto fjal tung qdo te mir
e pëlqyen (1)
Albatrit
(10 vite më parë)
Por dije se nje dite Edhe ty qe mposht mundin lodhjen sakrificen qe per sherbimet e tua harron dhe vetveten edhe ty do te vjen fundi dhe ai ze i asaj femre nje dite do te ngritet dhe do te triumfoje mbi gjitha poshterimet qe bere ndaj saj dhe ate moment do te shohesh se sa e vlefshne oaska qene ajo femer Uroj qe asnjera mos te perjeton keto tmerre ne kete shekull zoti ju bekofte te gjithave
e pëlqyen (1)
Albatrit
(10 vite më parë)
E shkreta femer nuk I mbetet gje tjeter dhe zeri I saj therret ne brendine e shpirtit lufton me vetveten per gjithcka por ai ze nuk degjohet nga askush as qe duan te dine Se ketu Po jeton nje njeri dhe ajo eshte pjese e familjes dhe jo nje skllave qe poshterohet nga te gjithe e ti \"njeri\"krenohesh dhe e llogarit veten si nje zot dhe nen kembet e tua ke nje rob qe mund te besh cte duash
e pëlqyen (1)
Albatrit
(10 vite më parë)
Ne jemi ardh ne kete jete si cdo njeri tjeter te jetojme te barabarte dhe ta ndertojme nje jete me te bukur por kjo mbetet vetem deshire dhe enderr e shume femrave per ato njerez femra vetem duhet te jete ne sherbimin e tyre 24 ore dhe me ne fund si shenje falenderimi merr ofendimet perbuzjen dhe nencmimin o zot cfare tmerri
e pëlqyen (1)
Albatrit
(10 vite më parë)
Eshte fakt se akoma femra shqiptare po jeton nje jete te tmerrshme dhe me fatalja eshte kur ajo arsimohet kur sakrifikon duke qendruar mbi libra dite e nate dhe duke ebderruar per nje jete te bukur duke enderruar se nje dite do te shperblehet per gjithe mundin qe dha gjate ketyre viteve ajo pikerisht ne ate moment I behet nje kthese e madhe dhe fillon ne kete shekull te jetoje jeten e gjyshes se saj qe kur ishte e vogel dhe ajo tregonte perjetimet e saj ty te eshte dukur si nje perralle
e pëlqyen (1)
(10 vite më parë)
Amin te lumt goja rona e te bekoft zoti me femije te hajrit e te shendosh.
(10 vite më parë)
Oj mina lus z o t i n me gjith zemer te plotesohet deshira e te shkon ne gjermani se do rilindesh per se dyti un ne ket muaj mar i bej nje vit qe jam ardh veqq o zo t shum ndryshim me jeten atje po flej dej 12. Po baj qka po du dhe thjesht pe jetoj jete. Si po du
e pëlqyen (2)
(10 vite më parë)
Po besa e ka punen dhe vizen tre vjeqare e po presim te jetojme nje ndryshim tjeter e thjesht te jem vetvetja. Edhe pse tash gjanat jane qetesu une jam lodhur. Flm per interesimin besa
e pëlqyen (1)
Arii Arii
(10 vite më parë)
Hajde mina i shalla bahet realitet e bile per nje koh largohesh!! A i ka garantu burrit dikush pun a si? Met vertet uroj qe te keni suksese pasi disa tregime tua kan tregu se ke
Pas shum presion dhe padrejtsira, veq une shum besoj ne at thenien krejt me ta hup z o t i nuk te harron dhe te qet ne sela met, dhe qather kur sje aty qathere tamon do e kuptojn ata tjert se sa punen dhe te miren ke ba ne at shtepi!!
e pëlqyen (1)
(10 vite më parë)
Besa e ceka ne fillim se nuk eshte shkrim i imi ama me perfaqesoi shume mire. Eh cti besh. Ne fshat ketu sna pranojne per shkak te mbueses. E po provojme me ja mesy gjermanise. Ta shohim a pe merr vizen kete jave burri se kishte pas nje paqartesi ne kontrate.
e pëlqyen (2)
Fitore S
(10 vite më parë)
Un kur te lindi besoj qe ma shum ka me rrit vet fmin tem se burri pun tan diten shyqyr zullum a mos respekt kurr skam pas prej tij as prej antarve te tij te familjes shpresoj qe asnje nuse te mos ndjehet vetem ne ket aspekt sr me te vertet veshtir nese nusja nuk e ka mbeshtetjen e burrit mas pari pastaj antarve tjer ajo nuk mund tja del ball me te gjitha punt e shpis plus ski vakt fmin tan me kqyr allau i ndihmoft te gjithave
e pëlqyen (1)
Linda Lea
(10 vite më parë)
Hahaha rona sa e fort koka qajo nuse hahaha valla njoh plot nuse qe e ngrehin fmin zhag per toke e se lshojn tabakin... edhe qajo budallak valla se gjyna fmija ashtu me lon pa hanger e pa pi se marre duna me qit tabak pifffffff po edhe me tepru sbon bash sen mos me prek me dor hahaha
(10 vite më parë)
Mina valla boll budallaki i joni asht qe i lejojm ca xhona me na ndodh. Pse hajt mos te thojn nusja keqe hajt mos tme del zoni. E ni sen se llogarisim qe ashtu kshtu nusja ne der te huj soht kerkushi hiq per ni gabim matvogln ne gazet te qesin... E kam ni suse djalit dajes hallall i koft aa qysh ishke tu qit qaj veq niza. Tvogl mi kajt djaki veq u ulke e kapke e mashtrojke daja vjerri saj qitshin tim aja u bajke kishe spo ni qka ki djali mamit kush u qojke me qit qaj jav bajke hajt mushmaani ni qaj se spom le djali si u bojke ora 9 mfalni po kush tmuni qitni qaj se shkova me ra se dej po flen djali pom ze 12 eetshi sja nike hiq vjerra saj dmth gruha dajes ja niske kungjat se sun po ngihesh gjum se ki prashit gjith diten je lodh se tkum pas ne ara ooo sja nike hiq nate. Mir tu kesh shkojke bike u kall u shymmm e na si qyqyet rrina atyy dej 12 hajt mos tbana e keqe nncncncn
e pëlqyen (2)
Sh-r-g .
(10 vite më parë)
Hahahha oj rona sa kam duru e di qe sjam e vetmja, edhe pse ne perendim marre ti thuash dikujt, po mentalitetin sun e bdrron kerkush po sdeshte vet, valla te qikes per qdo jav i merrke fmin te na ajo metke veq me burr, po ata fmi kur vishin un i dhosha me me honger me pi i veshesha valla si te mit me kon jubrrisha gati, se deri sa u qojke vjerra ne drek kerkush sun pritke.
(10 vite më parë)
Ditila e dashur sa po me dhimbseshh... Perjetimet e tua qenkan qen kogja te veshtira .. Po vjerra jote fmit e. Vajzes po mujka me i kshyr ete djalit jooo waaa sa furboo qenkaa me dit qe kisha vdek ne. Vend se sun isha duru pa ja than ne sy .. Apo mujshe me i kshyr te vajzes aaa???,pfff nnccncn ka lloj lloj njer,ish bre
Lora 8
(10 vite më parë)
Mina une mendoj qe ti duhesh me punu, djemte tu kane rrite, kishe kry shkolle me duket per letersi atehere pse nuk gjen pune ne ndonje shkolle aty ne fshatin ku jeton, ne teori te gjitha po e dim cka eshte mire e cka jo, cka duhemi me toleru cka jo po nuk mjafton po se ngrite zerin.
e pëlqyen (1)
Linda Lea
(10 vite më parë)
E pashme heret ne fb minna kete shkrim. Shum shkrim i sinqert dhe shum i qelluar
e pëlqyen (1)
Arii Arii
(10 vite më parë)
Mina met vertet nje shkrim nga nje grua e mllefosur por plot e sinqert. Besoj se shumica e femrave dikun ne ket shkrim do e gjej edhe veten. Por duhet edhe mos te harrojm se ne dit sodit edhe femrat jam mbushur mend dhe si duket shpesh her edhe si nvojn npull ma keto gjera dhe shikojn edhe lumturin e vet.
A vet e ke shkrujatur ket shkrim e dashur pasi met vertet ke talent ne te shprehurit apo ku e gjete? Flm per ndarjen
e pëlqyen (1)
Sh-r-g .
(10 vite më parë)
Hahhahaha mina ncncnc, nuk e di si gzohen kta njerz mandej per nipa e mbesa? Un i thash ni dit vjerres sa mir qenka te behesh gjyshe vetem te vish ti puthesh nga nje her edhe te ikesh posht. Jo ti se di sa shum i dua po nuk mundem. Thash se edhe un sa her them se smundem ket snubdem at, ama me vullnet te mir te gjitha po mundem. Qka te kushton ty qyo dit shkon ne shitore, ta marrish njerin me vete me kolic, po kollaj vetem te folet ama veprat ndryshe. Ske faj se po tja nis njeri qdo skej ta shpalos jet keru.
e pëlqyen (3)
(10 vite më parë)
Aq thelle me ka prek ky shkrim sa qe skam fuqi te shkruaj e as te lexoj se shume jam mbush. Me mire mos ta kisha lexu. Vertete ne e kemi fajin se ju kemi dhene hapsire. Prandaj thojne te edukosh nje mashkull ke edukuar nje person por te edukosh nje femer ke edukuar nje shoqeri. Se e gjithe shoqeria kalon neper duart e femres. Ma bente vjerri. Kqyre djalin se kerkush sta kqyr. Po ja pata bere nje djal as nuk e marr vesh por smund ta lidhi per shpine si nenat e afrikes. Une spo muj me e kqyr djalin tuj ju nejt gati juve, shpise, mysafirve e cdo gjeje. Une kurre kafe e qajin te nxehte smujta mi pi e po duhey me thon ja te ftofta i pi...
e pëlqyen (3)
Sh-r-g .
(10 vite më parë)
Eh sa e sa her jam ulur e lodhur, e merzitur e nervozuar askujt sja ndike, vjerra thoshte qa ki shyqyr tut jan pse ben keshtu. Se mendojke se ne vend te rrinte shtrir gjith diten mundej sado pak te ma hiqte njerin nga dora, por un spo muj, te mit i kam rritur taSh ti qysh e bofsh e gjetsh. Deri sa un hiqja te zit e ullinit me dy femi te vegjel, gjith diten per ta duke u kujdes plus asaj ishim duke u ber gati te shperngulemi gjitha vet nga dora ime duheshin te beheshin, djali u operua doli nga spitali, ajo mendonte si tti shperblen dhendrin dhe vajzen e vet, qe dhendri ka punuar tek ne po burri e ka paguar e vajza vet tri kater her u ardh kishe ka pastruar e u lodhur e kan nevoj te shkojn dikund ne pushim, plus mendonte vajzes tja ndal femijet ajo e te shkoj e te pushojn mir se e kan merituar, po un? Qe nje sec nuk u ndalesha gjith diten, femija, punet, tek mjeku djalin qdo dit u dashte ta qoja, burrin drit e terr nuk e pasha me sy, e vetme pa askend timin? Un siSha Askushi, sepse qdo gje qe beja beja per femit, per vete, per shtepin e blere. Ndjenjat e mia, nerzia ime, nervoza ime skishin dobi per askend. Shpesh me thot burri qa ke nervozohesh per kot, gjitha te mirat i ke. Eh po flm nga zoti, kam Shneten, kam femijet kam dhe anen financiare te mire. Por un a sjam e re ende? A pytem ndonjeher a kam deshir te dali vetem me ty te festoj nje ditlindje, apo nje fest qfardo qoft? Akam nevij thjesht te largohem pak nga ajo monotonia e qdo ditshme qe shum her koka me vlon? Jo secili shef rrugen e vet, trupin e vet, e per dikend ke desht burr me thot, e ke dituebqe do jesh e vetme gjith diten, qka ke me duar se parajs do gjesh??... pffff, po sdi ndonjeher me dij se zoti esht i madh dhe nje dit drejtsia do te na dal ne krah.
e pëlqyen (4)
(10 vite më parë)
Oh minaaa ku e gjet kte oj vajz po ktu pos rrethit ku permendrt fmija ktu po e gjej veten rresht per rresht.. Po paten qef tja blejn nipit tyre nje biqiklet qe jur tvje nipi te dajt me loz nuk hargjohet shpija ndersa po deshti nusja me dal me burr me pi nje kafr 1,euroo shpija hargjohet fikettt .....uffffffffff ;( :( saaa e dhimbshmeee kjo gjeeeee vajza tyree esht njeri me ndje ja ndersa vajza e huaj sht nje robot la ndje jaa pfffffff wlllleeeeekkk
e pëlqyen (3)
Narti 24
(10 vite më parë)
Shkrim me se i qelluar.. e gjeta veten.. por une askend nuk fajesoj perveq gruas.. se nese e edukon nje djale ne menyren e duhur qe nuk duhet me dasht vetem nanen se te ka lind por ne pergjithesi qenien te quajtur femer.. te ja tregojme se femra ka me shume vlere se vjen menjehere pas Te Madhit Zot.. atehere jemi ne rrugen e drejte.. edhe asnje femer qe takohet me kete djale neser burre me vone baba e gjysh.. nuk do te ndihej keq e e shtypur nga ajo edukate qe ne i falem.. por vet i kemi fajet.. rrisim djalin si te ishte mbret.. ulim vajzat ne pranin e djalit.. rejen e konsiderojme sherbetore sepse edhe neve dikush ashtu na ka konsideruar.. edhe keshtu vetvetes ne ja humbim vlerat.. e ndihemi keq qe jemi femra.. pra duhet te nderrojme qasjen ne raport me femren.. duhet vleresu per ate cfare jemi.. edhe kurre skemj me u ndiii keshtu se si jemi ndi tash une edhe krejt ju qe e lexum kete shkrim..
e pëlqyen (1)
Vlora Vlora
(10 vite më parë)
Oj mina shum e vertet , shpesh e gjej veten te merzitur dhe ne vete te mbyllur per kete realitetin ton , fame keq .
e pëlqyen (2)
Kenza Drena
(10 vite më parë)
Oh mina shumm shkrim i bukur dhe domethenes thuaj se me te gjithin e gjeta veten!
e pëlqyen (2)
(10 vite më parë)
Per me te shku fjolle per qefi duhet me e nda djalin per familjes e edhe atij me ja vu nje tape ne goje se biri i tyre eshte. Por kjo nuk eshte ne rregull. Le te mesohen nje here e mire se duhet ta qmosh amanetin qe ke marre nga nje nene. Ta respektosh familjen e djalit qe per ty eshte me i shtrejti. Te mbjellesh dashuri qe te korresh ne pleqeri. Eh po shpresojme...
e pëlqyen (1)
(10 vite më parë)
Me te du duart e dashur. Hahahaha jackpot eshte ky per mu
e pëlqyen (1)
Bebi Bebushi
(10 vite më parë)
Per ate vajza edukohet mu shkollu mu punsu mu vedijesu mandej mu martu. Me ligj e kisha bo martesen e ndalume nen moshen 25vjeqare ! Kur i arrin prioritetet e tua ne jete pastaj tjerat shkojne fjolle per qefi. Mina mduket fatkeqsisht ty te paska ra me perjetu ket mentalitet por dije qe na edukohemi gjithashtu mu \" pajtu me fatin\" me shujt etj. Shnosh por kur jo kshtu per vajzat tona!
e pëlqyen (9)
(10 vite më parë)
Aq me preku e thash vetem ky shkrim ma din dhembjen. Pak e gjate si tekst por dhembja jone eshte shume me e madhe.
e pëlqyen (2)
Sh-r-g .
(10 vite më parë)
Uaaaa sa e mir me duket se un e kam shkruar e gjitha e vertet.
e pëlqyen (2)
(10 vite më parë)
Minaa e sakt valla din me na prek ntel haha
e pëlqyen (2)


“UNE NDIHEM VETEM”! ATO QE NJE NENE NUK I THOTE
Unë nuk e linda këtë fëmijë për ta rritur e vetme, nuk e linda këtë fëmijë që të qëndroj gjithë ditën në shtëpi duke e konsideruar veten si një “robot” në shërbim të gjithçkaje dhe asnjëherë të vetes time, të dëshirave dhe nevojave të mia. Unë nuk u bëra nënë që ju të gjithë të gëzonit për fëmijën tim ndërsa unë nga ana tjetër të mos kisha asnjë vlerë, ose të paktën të kisha vlera vetëm përsa i përket pastrimit të shtëpisë, përkujdesejes së fëmijës dhe kaq.
Pas kësaj fytyre të mërzitshme që shikoni çdo ditë, të këtij personi gjithmonë nervoz fshihet një grua, fshihet një njeri me ndjenja të gjalla që ka nevojë për mbështetje dhe afrimitet, ka nevojë të dëgjohet dhe mbi të gjitha të respektohet. Fshihet një njeri që ka nevojë të jetojë jetën, të ketë shoqërinë e saj, të takojë familjarët e saj jashtë kufijve skandalozë që një shoqëri e mbyllur dhe paragjykuese vendos.
Çfarë mund të ndodhë në trurin e një gruaje që qëndron mbyllur në shtëpi për më të shumtën e kohës? Çfarë ndodh me mendimet e një gruaje të frustruar që duhet të veprojë dhe mendojë gjithmonë ashtu si duan të tjerët? Cfarë ndodh me atë grua që të shpreh hapur me apo pa fjalë se ka nevojë për ndihmë, ka nevojë për mbështetjen tënde, sepse ndihet keq dhe ndoshta po përjeton një depresion të lehtë apo të rëndë?
Mendoni se unë nuk kam ndjenja? Mendoni se unë jam këtu vetëm të pastroj dhe riprodhoj? Mendoni se unë nuk e kam të drejtën e fjalës? Se në shtëpi zëri im nuk duhet të dëgjohet edhe kur jeni duke më bërë një padrejtësi? Mendoni se unë mund të duroj gjithçka që ju keni nevojë të bëni apo shprehni në drejtimin tim? Dhe pastaj është faji im që ndihem gjithmonë keq…
Edhe unë nuk dua të ndihem keq, nuk dua t’i bërtas fëmijës tim, nuk dua të jem e mërzitur për pjesën më të madhe të kohës. Por ja që është kështu! Kam fatin e mirë ose të keq të jem pjesë e këtij mentalitetit tuaj të mbyllur, të këtij mentalitetit që po më mbyt çdo ditë, që po më shkatërron fytyrën, po më krijon rrudha në një moshë tepër të re, po më bën të dukem gjithmonë e më keq, më ato flokët që nuk kam aspak dëshirë t’i kreh, me këtë fytyrën gjithmonë të ngrysur dhe me një pamje që nuk ka aspak lidhje me atë të një gruaje normale, nuk ka aspak lidhje me gruan që ka jetuar më parë tek unë.
Pse nuk më konsideroni? Pse nuk më pyesni njëherë nëse lodhem? Nëse jam e mërzitur? Nëse dua të bëj diçka për festa? Pse duhet të jem unë gjithmonë që vij pas dëshirave tuaja? Pse mendoni se unë duhet të jem gjithmonë e lumtur? Sepse më keni krijuar ju një “ambient të ngrohtë dhe familjar?”, sepse mua nuk “më mungon asgjë?” E dini se çfarë më mungon mua?
Më mungon liria. Liria e të jetuarit të jetës time, pranë bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, por edhe pranë jush nëse dëshironi, vetëm jo kështu, jo në këtë mënyrë! Jo në atë mënyrë ku ju keni gjithmonë të drejtë dhe unë gabim. Jo në atë mënyrë ku e nënshtruara duhet të jem gjithmonë unë, ku nuk kam të drejtë të fle një orë më shumë, ku nëse nuk e bëra mirë atë punë nuk jam një grua e shkathët dhe e dënjë.
Unë jam e denjë dhe do të jem edhe më shumë nëse ju do të më bënit të ndihesha e tillë, sikur të mendonit se pas çdo fjale të thënë ngjallet një ndjenjë dhe kur keni mundësi të ngjallni një ndjenjë pozitive pse duhet të bëni të kundërtën?
Sepse kështu duhet? Kush i vendos këto rregulla? Kush e ka vendosur se gruaja, nusja e re duhet të jetë një “mobilje” në shtëpi që kryen një apo dy funksione të caktuara dhe kaq? Pse e trajtoni në këtë formë një vajzë? Me siguri ju që trajtoni nusen tuaj kështu do të keni rritur edhe vajzën tuaj kështu. Përse duhet të edukoni kështu vajzat? Pse i trajtoni kështu nuset? Pse duhet t’i bëni vajzat tuaja objekte që mund t’i nënshtrohen çdokujt?
Mua nëna ime nuk më mësoi kështu! Unë në familjen time nuk u rrita kështu. Atje gjithmonë më dëgjonin dhe respektonin edhe pse u largova në moshë shumë të re për të ardhur në shtëpinë tuaj. Mua atje nëna ime gjithmonë më pyeste se çfarë doja të haja, se çfarë më duhej të blija për të veshur sepse isha vajzë e re dhe kisha dëshirë të blija një fustan të ri, mua babai im gjithmonë më pyeste se çfarë dëshiroja të bëja pasi të mbaroja shkollën, me nënën time gjithmonë bisedoja në lidhje me modën, me librat, me filmat e fundit që po shfaqeshin në kinema, jo sepse i ndiqnim të gjithë por sepse na pëlqente të disklutonim së bashku. Po tani? Mos ndoshta unë vuaj më shumë sepse tek ju gjeta një realitet ndryshe, ku të flasësh për modën është shpërdorim të hollash, ku nëse shkon në kinema nuk di të kursesh para për familjen, ku në lidhje me drekën apo darkën duhet të vendosë çdokush përveç teje? Kush është gabim? Ai mentaliteti i familjes time? Apo është gabim ky mentaliteti që nuk të lejon të jetosh e lirë? Ku nuk mund të bësh asgjë pa menduar më parë se çfarë do të thotë edhe personi më i largët i fisit? Ndoshta asnjë nga këto mentalitete nuk është mirë apo gabim, sepse ju jetën tuaj mund ta jetoni si të doni, vajzat tuaja mund t’i rrisni si të doni, por unë kam sipër vetes time një perde që ma keni vendosur ju, nga e cila dua të çlirohem sa më parë, ndoshta vetëm atëherë do të mund të jetoj!