Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nanusha naj recet
Hej pershendetje nana te dashura qysh ju kom fmit qysh i keni fmin
Jet jav kom musafir motrat e burrit edhe qiken e dajes burrit i kom thirr masi edhe vikend e thash naj recet per torte kifle nsj kek ose diqka qe dini ju po kom qef me bo diqka ndryshe ket her mpuqq e keni
Medina Amar (10 vite më parë)
Medina Amar (10 vite më parë)
Sigurisht kom met tregu pa i provu se lo se veq kshtu po doken qe jon tshishme e le mo mi pergadit puthje
Mami D (10 vite më parë)
Sps e dashur besom se cdonjera torte eshte me e mire se tjetra.tregom poqese e provosh ndonjeren
Medina Amar (10 vite më parë)
Oh faleminderit shum zemer tash e kuptova per ni shkronj koka kon po se pasna kuptu edhe un sjo koncentru bash mir hahah kom me provu shum faleminderit
Mami D (10 vite më parë)
Ska gje e fashur shpresoj te te pelqej ndonjera dhe ta provosh,uuu gabim e paskam shkru resana ose jafa keks besoj se e din se cka jan
Medina Amar (10 vite më parë)
Engjulli i mamit shum faleminderit me kto receta kaq te mir siq po doken jo edhe te shishme lo spo e kuptoj te bimbicat 6pako tesana a bon pak me ma shpjegu se nuk po e di qka jon ose un e di me naj emen tjeter spo e kuptoj edhe ni her shum flm
Mami D (10 vite më parë)
Medina te gjitha keto torte i kam provu dhe dalin shume te mira
Mami D (10 vite më parë)
Rolad me marmalade-Brumi:5 te bardhat e vezeve i rrah me 10 lug sheqer pasi te behen shkume ja qet 5 te verdhat 5 lug miell 1 pluhur per pjekje(pecivo) dhe 1/2 puding pluhur prej cokollade, e pjek ne tepsi me leter(plek katror) ne 200°C, menjeher pasi ta heqish prej furre e vendos ne nje peshqir te lagur dhe ebeshtjell ne forme te rolades. Filli:350 ml qumesht e ziejme me 5 luge sheqer dhe 3 lug gustin(niseshte)e bejme si puding pasi te ftohet ja shtijme 150 g margarin (te prera ne copa te vogla)ne temperatur ambienti dhe e bejme me mikser pasi te homogjenizohet masa fillit ja shtijme 3 lug plazma te grira dhe e perziejme.Renditja:e shtrojme brumin e lyejme me marmalad(shija e marmalades sipas deshires) pastaj e lyejme me fill dhe e mbeshtjellim ne rolad.Mbi e lyejme me shllag krem dhe copa cokolade me rende.
Mami D (10 vite më parë)
Bombica me resana-500 ml hopla e bejeme me mikser deri sa te behet si shllag pastaj ja shtim 6 pako tesana te grimcuara e perziejme masen e mbeshtjellim me nji najllon dhe e shtyejme ne frigorifer te ngrija per rreth 2 ose 3 ore.pastaj i bejme topa dhe i kalojme ne kokos dhe i vendojm ne letra te vogla ( letra qe jane per maffins) shume te lehta dhe shume te shijshme
Mami D (10 vite më parë)
Torte me HUrma- brumi:10 te bardhat e vezeve i rrahim me mikser me 10 lug sheqer deri sa te behet shkume pastaj ja shtim 300 g arra te bluara dhe 1 pako hurma(te pastrume prej berthames dhe te grira ne copa ) dhe 4 lug sheqer, e pjekim ne pleh me leter. Filli: 10 te kuqet e vezeve i rrahim me mikser me 5 lug sheqer dhe i ziejme ne avull.Ketu shtojme 1 cokollad(100g)kuzhine.e leme qe te ftohet,ne nje ene tjeter futim 250 g margarin te prere ne copa te vogla dhe 10 lug sheqe pluhur dhe i bejme me mikser kur te homogjenizohet masa e shtijme te filli qe eshte ftoh.Kur te piqet brumi e ndajme ne 2 pjese per se gjati.e shtrojme njeren pjese e lyejme me fill, mbi pjesen tjeter te brumit perseri me fill gjithashtu e lyejme me fill edhe torten anash.mbi e dekorojme me ara te grimcuara.
Mami D (10 vite më parë)
Rolade me banane:6 veze 6 lige sheqer 1 sheqer vanilje 1 lug qumesht 6 lug miell 1 pecive(pluhur per pjekje).se pari i perziejme 6 te bardhat e vezeve me 9 lug sheqer derisa te formohet shkume padtaj i shtojme me rradhe perberesit tjere.Brumi duhet te piqet ne temp 180°C per 15-20 min.Kur poqet e nxjerrim nga furra dhe e mbeshtjellim si rolad ne peshqir te lagur.kur te ftohet e lyejme me nji puding te dredhezes(te cilen e kemi zieje me heret dhe e kemi ftohur 400 ml qumesht per 1 puding) dhe ne mes i vendojm banane dhe e mbeshtjellim si rolad, mbi e lyejme me shllag krem dhe cokolad me rende
Mami D (10 vite më parë)
Kinder torta Brumi: 10 te bardhat e vezeve i bejme me mikser me 9 lig sheqer deri sa te behen shkume pastaj ja shtime 2 te kuqet e vezve 2 lug miell 2 lug vaj 2 lug plazma te bluara dhe 200g. lejthia te grimcuara.E pjekim ne plek me leter.pasi te piqet brumin e ndajme ne 4 pjese te barabarta. Filli: 800 ml qumesht e vendojm te zieje me 250 g sheqer,ne nje tas tjeter rrahim me mikser 8 te kuqet e vezeve 1 puding vanilje 5 lug niseshte dhe 200 ml qumesht.Kete e zijeme.si puding dhe sapo e largojme nga zjarri e ndajme ne 2 pjese te barabarta.te njera shtojme 2 cokolada Milka( pa lejthia) ndersa te tjetra 4 luge plazma te bluara.fillin e leme.qe te ftohet plotesisht, pasi eshte ftohur te dyjave u qesim nga gjys margarin dhe e bejm me mikser. Pastaj fillojme me rradhitjen e tortes: brumi-kremi i bardhe me plazam-brumi-kremi i zi me Milka mbi e dekorojme me lejthia te grimcuara.Prej kesaj mase dalin 2 torte.
Mami D (10 vite më parë)
Arab torte 1 pako griz 1 pako kokos 5 veze 100 gr.arra te grimcuara 100.g rrush te thate 1 gote uji sheqer 1 gote uji vaj 1 pecive(pluhur per pjekje) 1 sheqer vanilje. Sherbeti:1 gote e gjys uje 2 gota sheqer,sherbeti i ngrohte e tortja e ftohte.
Mami D (10 vite më parë)
Saher torte-9 veze (i ndajme te bardhat dhe te verdhat). Tek te verdhat shtojme 120 gr sheqer dhe i rrahim me mixer. 180 gr cokollade dhe 180 gr margarin i ziejme ne avull pasi te shkrihet e hedhim tek te verdhat e vezes dhe e perziejme. 9 te bardhat e vezes, 1 sheqer vanile dhe 100 gr sheqer pluhur i bejme me mixer deri sa te behen shkume. I perziejme 120 gr miell me 60 gr niseshte. Tek masa me cokollade hedhim pak nga te bardhat dhe pak nga mielli+niseshtja perseri te bardhat dhe miellin+niseshten e mbetur. Brumin e shtijme ne tepsi rreth nr.26 dhe e pjekim per 15 min ne 180•C dhe 40-50 min ne150•C. Brumin e ndajme ne 2 pjese. 400 gr marmalate kajsie e veme ne zjarr pasi mer nje vale e lyejme gjysmen e brumit e vendosim brumin tjeter permbi edhe ate e lyejme me marmalade. E shtijme ne frigorifer per 20-30 min. 125 ml uje 200 gr sheqer i ziejme 5 min prej kur marin vale dhe e leme te ftohet. 300 gr cokollade e shkrijme ne avull dhe e perziejme me sherbetin e ftohur. Me kete mase lyejme gjith torten.
Mami D (10 vite më parë)
Torte me banane-130 gr miell 150 gr sheqer 100 gr gjalp (margarin)ne temperature ambienti 2 veze te medha 3 banane 2 luge te vogla pluhur per pjekje 1 sheqer vanilje 100 gr arra(ose bajame) te bluara sheqer pluhur per dekorim. Përgatitja: Rrahim gjalpin e zbutur ne temperature ambjenti bashke me sheqerin derisa te formojme nje perberje kremoze,shtojme 1 nga 1 vezet dhe vazhdojme perzierjen.Shtypim bananet me 1 pirun per ti bere purè (ose i kalojme me mikser) dhe ia shtojme mases se mesiperme.Se fundi shtojme edhe miellin,arrat e therrmuara,pluhurin pjekes dhe vaniljen duke i perziere derisa brumi te jete i njetrajtshem.Lyejme me gjalp tepsine me diameter 24cm dhe hedhim brumin.E pjekim torten ne furre te parangrohur 180(grade celcius) per 40-45 minuta.Kur kjo embelsire te jete gati,e leme te ftohet dhe e sperkasim me sheqer pluhur.
Mami D (10 vite më parë)
Boem torte(me biskuita)-5 te verdhat e vezeve bejme me mikser me 1 gote(uji) sheqer dhe 1 gote(uji) qumesht,dhe vendojme ne zjarr te ulet per rreth 20-25 min deri sa te ziej.pasi e largojm nga zjari ja shtime 2 cokolada kuzhine ndersa kur te ftohet 200 g margarin(te prera ne copa te vogla) dhe perseri e bejme me mikser.ne nje tepsi katrore renditim biskuitat(te kaluara ne qumesht te vaket) e lyeje me fill kete e perserisim 4- 5 here deri sa te na mbaroj filli,nefund e dekorojm me arra ose lejthia te grimcuara dhe e vendojme ne frigorifer per 2-3 ore.
Mami D (10 vite më parë)
Embelsire me dardha-Brumi: Bejme me mikser 100g margarin(temp. ambienti) me 2 luge (gjelle) sheqer pastaj shtojme 1 veze 1 luge ajke te tharet(shmand).ne fund shtojme 250 g miell dhe 1 pluhur per pjekje(pecive) dhe e perziejme me dore, brumin e fituar e mbeshtjellim me folie najlloni dhe e leme ne frigorifer per rreth 2 ore.  Ne nderkohe pregaditim kremin. 100 g margarin(temp.ambienti) bejme me mikse me 100 g sheqer pastaj shtojme 100 gr lajthia(bajame,arra) te bluara shume imet 2 te verdhat e vezes dhe shkumen e dy te bardhav e te vezes. Nxjerim brumin prej frigoriferi dhe e shtryejme me dore ne nje tepsi rrumbullake (24cm) mbi brumin vendojme 100 gr.cokollade te bere me rende( une kam perdor cokollade qumeshti Lindt por mundet Milka,Nestle) mbi cokolladen e shperndajme kremin qe e pregaditem me pare, ne fund mbi krem vendojme dardhat( te qeruara te prera per gjysem).e pjekim rreth 45-50 min ne 180 grade. 
Medina Amar (10 vite më parë)
Flm shum ajan koka shum e mir kom me provu arta po thu qe del e mir a se me pet te gatshme skom provu asniher sma ka marr mendja qe mdalin tmira
Arta A A (10 vite më parë)
Dicka shume thjeshte nese do ama qe del kogja e shijshme siç degjova eshte nese i merr petet e gatshme ne market asi qe jane me kakao. Edhe ne hopell i shkrin 2 qokollada..jau kthen ket fill petave, mthane qe fort e mire po u bejke. Du me provu kismet
(10 vite më parë)
Medina kqyr te fotot e mija e shtina ni recet torte rafaelo shum e shishme del. Munesh me gjet edhe ne youtube per me pa qysh pregaditet
Medina Amar (10 vite më parë)
Fsleminderit erdi kmkom me provu po thu qe bohet e shishme mpuqq e ke
(10 vite më parë)
Tortja qe e qes mas shoeshti edhe krejtve ju pelqen..3 vo 16 luge shiqer 16 vaj 16 qumsht 16 miell gjys pako kakao 1 sheqer vanil 1 peciv..e pjek edhe kur te pjeket e pren..2 qokollada i shkrin me gjysme liter qumsht edhe ja gjun permi ..shum osht e shishme

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?