Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gripi dhe mosngrënja

Pershendetje nena, jam shume e shqetesuar per vajzen time, e cila eshte 8 muajshe, e kam semure nga gripi qe 5 dite, e pata te pediatri dhe ka marre barna dhe i ka kaluar pak, por qe 5 dite nuk han asgje, ka humbur edhe ne peshe, edhe qumesht shume pak pin, edhe ate duhet ti jap gati ne gjume se nuk e pin, ju lutem me tregoni, a ju ka ndodhur ndonjehere ju nena keshtu me femijet tuaj, se jam shume e shqetesuar?

Valjeta (12 vite më parë)
Sela (12 vite më parë)
Pershendetje edhe une pata djalin tim 6 muaj te semure nuk kishte shume temp.. por fytin shume te skuqur asgje nuk hante dhe humbi ne peshe u zverdh. Une vet i pyeta mjekun se ati a bej analizen e gjakut e cila pas berjes me rezultoi se djali eshte anemik. Pediatri me tha se duhet te qetesohet nga fyti se pari dhe ne kontrollen e dyte ia shkroi vitaminat purevit dhe pikat ferrosil per anemi. Valjeta te kisha preferuar edhe ty ta shikosh pasqyren e gjakut ngase anemia eshte shkak i mosngrenies dhe i viruseve te shpeshta ngase femija nuk ka imunitet kur eshte anemik. Tani djali im po merr terapine dhe ende nuk po han ashtu siq hantee pinte me pare. Bebes tuaj i uroj sherim te shpejte.
Orkida (12 vite më parë)
Pershendetje Valjeta, para ca ditesh kam pasur te semure bebin tim 11 muajsh. Pediatri me tha qe eshte viroze. Ka qene me temperature 7 dite, kolle dhe skuqje fyti. Ditet e para qene me te keqijat. Mezi e ushqeja dhe ditet e para me villte shume. Fillova ti pergatis qumesht me drithera ne sasira te vogela dhe cdo 5 min i jepja nje luge gjelle. Ishte e vetmja menyre sepse ndryshe e villte. Leng kockash me drithera. Mundohu ta ushqesh shpesh nga pak dhe me shume gjera te lengeta, te holla. Pediatri im me keshilloi ti jepja shume uje, mqse kishte temperature dhe uji tretet kollaj. I uroj sherim sa me te shpejte bebit tend dhe mos u merzit se do kaloje.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?