Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si ta përmbash veten që mos ta rrahësh fëmijën tënd!!
Zemërimi është një ndër faktorët më kryesor që e nxitën prindin ta rrah fëmijën e vet dhe më vonë të ndjen keqardhje!
Si ta përmbash veten në ato momente dhe situata kur je i zemëruar që mos të ngresh dorë ndaj fëmijës tënd?! Këto janë disa porosi se si ta përmbash veten në ato momente:
1. Përkujdesu që mos ta harrosh kërkimin e mbrojtjes tek Alla.hu nga shejtani i mallkuar dhe mësoje veten që kjo të bëhet shprehi ditore!
2. Vendose veten në vendin e fëmijës, ktheju fëmijërisë tënde, dhe se si nëna jote bënte durim me ty dhe ishte e butë me gabimet e tua!
3. Pyete veten, se ti, a donë që ta largosh mllefin nga vetja duke e rrah fëmijën tënd?! Nëse qëllimi yt është që ti ta shërosh gjoksin tënd, i cili është mbushur me mllef dhe zemërim nga gabimi i tij apo nga ajo që nuk rrinë urtë, atëherë dije se ti nuk ja ke qëlluar me këtë rrahje dhe nuk ke të drejtë mbi të. A nëse donë që me rrahjen tënde ta edukosh atë, dije se ka shumë mjete tjera të edukimit para rrahjes, si shikimi i mrrolur, apo privimi i tij nga disa lojëra, etj.
4. Kur donë t’i biesh, rikujtoje herën e fundit kur u pendove dhe ndjeje keqardhje për rrahjen e tij dhe si shpresoje që mos ta kishe rrahur!
5. Mundesh të bësh marrëveshje me burrin apo gruan që të ndalon kur dëshiron ta rrahësh fëmijën tënd, e sidomos atëherë kur nga zemërimi nuk mundësh ta përmbash veten fare.
6. Mos e harro në ato momente dobësinë e fëmijës para teje, ai është i dobët dhe frikohet nga çdo lëvizje që e bën!
Mos harro se të rrahurit tënd ka mundësi t’i len pasoja tanë jetën fëmijës tënd, dhe më vonë, ti të jesh ai që do të akuzosh veten tanë jetën për pasojat e tij!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Sara Sara (10 vite më parë)
(10 vite më parë)
me se e vertet sara tekst shum me ven fmiju esht gjeja me e ndjeshme se veza sipas meje po e lendove thehet shpejt dhe gjithmon i mbetet ne memorie nje e krisyr ose nje e thyer ne zemer stop dhunes se femijeve ...alla.hu i madhrruarr na dhasht durrimin dhe na beft femijet e hajrit isha.llah mpuqq rrushet tua sarra
Suela Amiti (10 vite më parë)
Bravo per tekstin qe e paske gjetur.. edhe un jam kunder rahjes se femijes..kjo eshte nje shembull i mire per shume nena qe rahin femijet, shpresoj qe ne mesin tone nuk gjenden e sidomos ne shekullin qe jetojme jemi nena gjithe me nje shikushmeri te gjate te jetes dhe kuptojme me ndryshe me te emancipuara, te lexuara etj. Bravo , nje tekst edukues !!!!!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?