Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ngjyra e urines
Oj nana ndoshta ju duket pyetje palidhje po nese e dini ju lutem me tregoni. Une jame afer ciklit dhe a e dini qfar ngjyre duhet te jet urina keto dite. Mua mu duke si e kuqe jo e kthjellet. Flm nese e din kush
Ermira E (9 vite më parë)
Ermira E (9 vite më parë)
Flm linda lea. Po per at pyeta se a ndryshon ngjyra . In sh a lla te gjitha. Zoti te rujt
Linda Lea (9 vite më parë)
Ema mos te bohet fiksim edhe me met shtatzan nuk ndrron ngjyra mundesh mos mi pas kurrfar shenje bash kur se pret qat here je. Te uroj sa ma shpejt met gzu zoti ty dhe krejt te tjerat
Ermira E (9 vite më parë)
Flm shume linda lea per informim besoj se eshte mire ti dime kto per urine. Po une tentoj per shtatzani dhe tash e kam kohen e ciklit dhe mu ka ba fiksim shkoj e shoh ngjyren e urines se tjera here ekisha ngjyren e kthjellet shume te kthjellet e afer ciklit. E sot mengjes e kisha ashtu te trubell si kuqe si portokall. Po ma von e kisha te kthjellet. Mendoja mos eshte nje fije shprese. Flm dhe l&a
(9 vite më parë)
Mundesh edhe infeksion me pas
Linda Lea (9 vite më parë)
Me qe se di qysh e ke tamam ngjyren besoj qe kto te ndihmojn. Para ciklit un sbesoj qe ndrron ngjyra te pakten tek un se kam vrejt kurr. Ndoshta uj nuk pin sa duhet edhe tka ndodh ose ke hanger diqka qysh pe cek edhe ne teksin me posht.
Linda Lea (9 vite më parë)
Ngjyrën e urinës mund ta ndryshojë edhe barnat, laksativët si dhe kimioterapia. Boronicat dhe panxhari (rrepa e kuqe) mund ta shndërrojnë atë në të kuqe, që mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të frikësuar. Megjithatë, nëse dyshoni në diçka, vizitoni mjekun. Gjaku në urinë është një gjendje serioze, dhe shpesh nuk arrihet të vërehet me sy. Ja çfarë thonë ekspertët amerikanë për ngjyrën e urinës: Pa ngjyrë, transparente = ju pini lëngje të mjaftueshme. Ndoshta edhe mund ta pakësoni. Ngjyrë e verdhë e ndritur = jeni në gjendje normale, të shëndetshme dhe mirë të hidratuar. E verdhë, por transparente = gjithçka është në rregull me ju. E verdhë, por e errët = jeni në gjendje normale. Por, këshillohet të pini më shumë ujë. Ngjyrë mjalti = organizmi juaj ka nevojë për ujë. Pini menjëherë një gotë. Ngjyrë të errët shurupi = mund të keni probleme me mëlçinë dhe jeni seriozisht të dehidratuar. Pini shumë ujë dhe vizitoni mjekun nëse ngjyra nuk ndryshon. Ngjyrë trëndafili ose e kuqe = a keni ngrënë një rrepë të kuqe të plotë ose boronica pak kohë më parë? Nëse jo, mund të keni gjak në urinë. Ndoshta nuk është diçka alarmuese, por mund të keni probleme me veshkat. Bën mirë të kontaktoni mjekun. E portokalltë = ndoshta nuk pini ujë mjaftueshëm ose keni probleme me mëlçinë dhe tëmthin. E gjelbër ose e kaltër = ekziston një sëmundje e rrallë gjenetike e cila urinën e shndërron në të kaltër ose të gjelbër. Po ashtu disa baktere mund ta infektojnë traktin urinar dhe të shkaktojnë urinë me këtë dukje. Megjithatë, më me gjasë është që ndryshimi i ngjyrës të ketë ardhur për shkak të ndonjë ushqimi ose ndonjë ilaçi. Sidoqoftë, nëse ajo vazhdon të del e tillë, vizitoni mjekun. Urinë e shkumëzuar = nëse paraqitet kohë pas kohe, është fjala për dukuri jo të rrezikshme, por kjo mund të tregojë edhe se hani shumë proteina dhe se keni probleme me veshkat. Vizitoni mjekun nëse urina del e shkumëzuar secilën herë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?