Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Tregim i bukur...
Meleku i një fëmije

Ishte një fëmijë që po përgatitej të vinte në botë (dynja).
Një ditë ai e pyeti zotin:

- o zoti im, më thanë se nesër do të më dërgosh në botë (dynja), por unë jam shumë i vogël dhe i pafuqishëm, si do të jetoj unë atje?

- zoti tha: nga të gjithë melekët (engjëjt), e kam zgjedhur një për ty. Ai do të presë atje dhe do të mbrojë ty.

- çdo ditë do të këndojë dhe do të qeshë me ty.

- kështu ti do ta ndjesh dashurinë e tij dhe do të jesh i lumtur.

- mirë pra, po si do t\'i kuptoj kur të më thonë diçka, kur unë nuk e njoh gjuhën e tyre?

- meleku do të flasë ty me fjalët më të bukura dhe më të ëmbla që do të mund t’i dëgjosh në botë, dhe me kujdes dhe dashuri ai do të mësojë të flasësh.

- mirë pra, o zot, po çfarë do të bëj unë kur të dëshiroj të flas me ty?

- meleku yt do të mësojë të më lutesh mua, duke i hapur duart tua.

- kam dëgjuar se në tokë ka shumë njerëz të këqij, kush do të më mbrojë?

- meleku yt do të mbrojë vazhdimisht, qoftë edhe me koston e jetës së tij.

- por unë jam shumë i pikëlluar që nuk do të mund të të shoh përsëri.

- meleku yt gjithmonë do të flasë për mua dhe do t’i mësojë rrugët që të çojnë tek unë.

- atëherë në xhenet filloi një heshtje dhe zërat nga toka arritën deri tek ai.

- fëmija e kuptoi se duhet të shkojë dhe e bëri pyetjen e fundit:

- o zot, nëse tash më duhet të shkoj, të lutëm më thuaj si e ka emrin meleku im?

- nuk ka rëndësi se si quhet, ti do ta quash nënë.
♥ Jona ♥ (9 vite më parë)
Xhesi♥♥ Rexhina (9 vite më parë)
Jona nuk ka gje me te cmuar ne jet se femija i uroj cdo femer te behet me femij lot me kan dal kur e lexova . O zot mbroj femijet kudo jan
♥ Jona ♥ (9 vite më parë)
Besa, diku rastesisht ne facebook..
Xhesi♥♥ Rexhina (9 vite më parë)
Jona nuk ka gje me te cmuar ne jet se femija i uroj cdo femer te behet me femij lot me kan dal kur e lexova . O zot mbroj femijet kudo jan
Arii Arii (9 vite më parë)
Shum e qelluar. Ku e gjete ket e dashur?
*** Buna *** (9 vite më parë)
Emocionuese :-(
Ina * (9 vite më parë)
Po kshtu eshte nena deri ti mbyll syt mendon per fmiun e vet, edhe kekrush sja din edhe ne qe i kemi nenat tek vone e kuptojn qfar sakrifice ben nena.
Hirushja B (9 vite më parë)
Jona sa emocionuese zemer, ishalla te gjitha e perjetoni ndjenjen e te qenurit Nene, nuk ka ndjenje me te mire ne bote.
Jana Jana (9 vite më parë)
Me ke ba me lot sidomos ne ket fjali. - meleku yt do të mbrojë vazhdimisht, qoftë edhe me koston e jetës së tij. Zoti i gzoft te gjitha me emerin met bukur nënë
Mmije R (9 vite më parë)
me bere me lot zemer zoti as nje femer mos e lasht pa femi e di ket po sa he qe e lexoj me mushe syt me lot pershendetje
♥ Jona ♥ (9 vite më parë)
Amin ishalla, te gjitha femrat e perjetojme ndjenjen e te qenurit nene..
Meliza Brajshori (9 vite më parë)
Shum imir dhe uroj gjitha mikeve tju vije nje ksi dhurate nga zoti

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?