Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth ushqimit të bebit 6 muajsh

Pershndetje nena, e kam djalin 5 muaj e 3 jave, kam filluar qe 4 dite ta ushqej nga pak por asnje luge te vetme nuk e ha, nuk din ta perbije i vjen per ta vjell, kam filluar me oriz dhe e bej me qumesht HIPP. Edhe qumesht gjiri kam mjafte dhe me thone se per shkak se eshte i ngire nga qumshti i gjirit nuk e ha ushqimin, deshta te di mendimin tuaj se sa kohe zgjat qe bebi te mesohet te ha, dhe me cka keni filluar ju?

(13 vite më parë)
xhenetaa (5 vite më parë)
Pershendetjee Nena e kam djalin 1 muj e 2 jav jam tu e ushqy me Formul , po nuk mundet me dal jasht e me kan then qe ne qumsht te ja qes pak vaj ( Zejtin ) a mund qe ti ndodh najsen te lutem me tregoni jam nene e re dhe nuk po di qfar te bej
xhenetaa (5 vite më parë)
Pershendetjee Nena e kam djalin 1 muj e 2 jav jam tu e ushqy me Formul , po nuk mundet me dal jasht e me kan then qe ne qumsht te ja qes pak vaj ( Zejtin ) a mund qe ti ndodh najsen te lutem me tregoni jam nene e re dhe nuk po di qfar te bej
Apolonia (13 vite më parë)
Liza po me duket qe ti as qe po i lexon komentet se cka po du me thene , une po them qe jane disa muaj te caktuar kur duhet te fillohet me dhenien e mishit bebeve edhe cili mish ne fillim preferohet per beba, kaq. E dyta e di edhe une qe mishi nuk ipet veq hajt shkel e shko. Perkundrazi ushqimit organik ia di vleren shume. Fundi i fundit une vetem e shpreha mendimin tim tek Vera, sepse femija 6 muajsh nuk e ka lukthin ende te pergatitur per ushqime te renda. Prap se prape ju si te doni i ushqeni femijet tuaj. Po ashtu poshte ke harru ta cekesh qe ka edhe nena qe ju japin me ngrene gjithqka bebeve tyre dhe kur behen 12-13 vjec fitojne mbipeshe dhe behen me nga 65 kg. Keshtu qe disa mjeke tane lexojne shume dhe i dine pasojat e ardhshme cka mund te ndodhe nese femija ushqehet, ngarkohet me ushqim lidhje e palidhje.
Liza (13 vite më parë)
Apolonia une tash vetem edhe nese vi me jau pergatite ushqimin per bebe, secila nene duhet me dite se femijes i nevojtet mish tri here ne jave, qajo qe di te shkruaj te lexoj dhe te hulumtoj. 2. Mishi me yndyre nuk e ha as vete, e nuk ja jap as bebes, e blej me te mirin dhe me te shtrejtin. 3. Mishi nje bebes i perzihet 1/4 mish, 3/4 perime. Mos u acaro ti, se ka nana se ju japin vetem caj me keksa e rriten, ka femije qe shkon direkt pin qumesht prej lopes e rritet, keshtu qe secila nene ka pergjegjesi per femijen e vet, ndaq jepi mish, ndaq jepi peme, ndaq perime, ndash buke e djathe, ajo i ben mire ose keq femijes tend e jo timit.
Apolonia (13 vite më parë)
Liza une emra nuk permenda ketu, ske nevoje ti acarosh nervat. Nese pemet kane sheqer atehere mishi i qengjit e mishi i lopes kane teper yndyre per ta konsumu nje bebe 6 muajshe. Ndersa pemet kane sheqer natyral. Teorite e tua bien me uje. Sdon te thote qe ti jeton jashte dhe cdo gje beni ju eshte perfekte.
Liza (13 vite më parë)
Apolonia, mua keshtu me ka keshilluar mjekja e vajzes, une jetoj ne Evrope, nuk e di se ku jeton ti, ose se cfare zhvillimi ka bebeja jote, ose a ja bart trupi mishin ose jo, mishin ma ka preferuar qe te kete mjaftueshem hekur, pasi qe 2 here hane ushqim e tri here gji, pemet kane me shume sheqer prandaj preferohen ma pak sesa perimet. Nuk e di se si i kontolloni ju bebet, ketu jane 10 vija, 5 eshte mediumi, vajza ime e ka gjithmone zhvillimin te vija e e 10, dmth ka zhvillim perfekt, per kete i falenderona zotit, por edhe une kujdesem shume per te dhe i kushtoj shume kohe. Keshtu qe edhe nena, kur eshte shtatzene dhe gjate gjidhenjes duhet te konsumoj shume perime e pak peme... por mire se tash ka mjaft informacione ne internet, dhe mund te informohet secili per vete, une vetem i tregova se si e ushqej vajzen time.
Apolonia (13 vite më parë)
Pershendetje Vera. Mua pediatri i bebit tim me ka thene qe prej muajit 5 -6 te filloj vetem me pure pemesh psh tja bej bashke mollen dhe pjeshken ose karroten me molle, banane me pjeshke ose me molle, dardhe etj etj. Ndersa mishi duhet te konsumohet pas muajit te 7 sepse nuk ben ti ngarkohet barku me gjera te renda se mund te fitoj diarre. Andaj ke kujdes, mos e ngarko bebin sidomos me mish njehere. Po ashtu vazhdo vetem me qumesht gjiri, mos ia perziej me tjeter. Tash varet edhe pediatri si na rekomandon neve nenave, dallojne mendimet e tyre shume mirepo duke lexuar edhe nga webfaqet e huaja duhet te kemi shume kujdes qe mos ti ngarkojme bebet qe nga muaji i 6 me mishra te ndryshme dhe me perime te ndryshme psh per bizele kam lexuar qe duhet te futet ne menu pas muajit te 8, ndersa pas muajit te 7 te fillohet vetem me mish pule. Sidoqofte mbetet ju te vendosni, mirepo ne konsultim me pediatrin lidhur me keto gjera asnjehere bebi im nuk ka pas barkqitje, vjellje ose dicka tjeter. Djali im ka 7 muaj, ka 11 kg si dhe po ashtu e kam ne gji, nuk i jap qumesht tjeter. Dhe gjithmone i jap vetem qka me udhezon pediatri, sepse edhe alergjite ishin shume te pranishme tek bebet. Kaloni mire.
(13 vite më parë)
Merita dhe liza ju falenderoj shume per keshillat. Liza kisha nevoj me i dite per te gjitha keto qe mi the , faleminderit
Liza (13 vite më parë)
Ne fillim duhet me fillu me perime, e pastaj i shton pemet, edhe vetem me dreke fillon. Une te preferoj ne fillim me nise me karrota, sepse jane te embla edhe bebes i pelqejne, i zien ne avull, ua qet shume pak vaj, i fut ne mikser, edhe diten e pare ia jep vetem tri luge ne dreke, pastaj vazhdon me gji ose me shishe, varet me cka je tu e ushqy. Diten e dyte ia jep 4 luge e keshtu me radhe shkon tu e shty. Zakonisht perimet preferohen per dreke, per darke grize ose oriz ose gjera te tilla, por ia perzien me peme, e peme ose jogurta i shtin me vone qe ja jep mes drekes e darkes, edhe mes mengjesit e drekes. Kur i ke jep nje jave dreke, isha nis me ja jep edhe darken, beba qe e qet ushqimin jasht nuk don me thane qe nuk i pelqen, por nuk din me qu ne bark, sepse eshte mesu me shtyp gjirin/cucullen, e prandsj shtyhet ushqimi jasht. Une e kame beben 6 muajshe, i jap karrota, rrepa (patate e embel), patate, brokoli, lulelaker, salmon, mish lope, mish qengji, abovado, molle, banane, dardhe, grize, oriz. Shume shpejt do te mesohet beba me qu ne bark ushqimin, mos harro me i jep edhe ka pak uje. Gjithe te mirat.
Meritaaa (13 vite më parë)
Vera ne fillim me mire fillo me qullna te pemeve. Edhe djalit tend do ti pelqej me shume dhe do te mesohet me shpejt te ha. Pasi e ke ne gji, nuk do te preferoja tia perzish me qumesht tjeter, gjithe te mirat ty dhe bebit tend.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?