Pershendetje shoqee. Qe dy dite po i jap djalit alpsko me pi po po e shoh qe po del bardh ose sarit a eshte per me u shqetesu? Edhe po del trash shume po i jep zor.
Faleminderit shume e dashur po diten dy her i jap qumsht po naten pin shpesh. E diten i jap me shume ushqime pem perime per mish nuk e paskam dit flm shume. Po ka apetit edhe pse sa han nuk me duket i shendosh i ben 8 muaj e i ka 9 kg. Mpuq
Jepi me hanger ma shum edhe mish krejt llojet jepja hiq mos u tut krejt llojet e perimeve jepja mos i jep veq supa po bonja orizin me perime me mish,,, gjdo gje jepi veq kuptohet pa krip e sheqer. Qumshti se man ngit tash veq ushqimi mos i jep shum qumsht alpsko se te bohet anemik djali un pervete qumesht kur ish qu i kisha dhon edhe para se me fjelt edhe diten edhe naten nga nje shishe. Ne qofse ka apetit e lyp me hanger ma mir ushqim pem e perime jepi kan vitamina se alpsko nashta e man ma ngit po sen vitamin ska perveq kalciumit e yndyres
Linda e ushqej 4-5 her ne dite. Ne mengjes keksa te blun plazma pastaj i zij oriz bashk me mol dhe dark i bluj. Pastaj supe dhe ne fund pem por edhe qumsht i jap gjat dites disa her.
Faleminderit shume mike. Po une e kan pas djalin ne aptamil e pediatri me ka thane me i jap alpsko se djali ka apetit e qumshti aptamil esht vetem uje nuk e mban ngit. Me rekomandim te mjekut ja kom ndrru qka po di asni mjek sfol njejt. Mire pra po i shtoj uje sa per fillim. Mpuuqq
Mjalta ashtu sic tka than edhe Linda,ngaqe ka yndyr me shum del e verdh ashtu. E per kaps sigurohu qe brenda dites ti japesh kamomil ngase i ndihmon ne tretje,ose ne qumesht u shton nje maje luge sheqer(kte jo gjithmon vetem javen e pare) sepse i ndihmon mos te behet kaps,ose mundesh me i shtu pak uj qumeshtit deri sa organizmi adaptohet me ndrrimin e ushqimit.
Jashtëqitja e bardhë
Mund të shfaqet si pasojë e mungesës së vrerit që është rezultat i bllokadës së kanaleve të lukthit. Nëse kanalet e idhcës bllokohen, ndjeni dhimbje në lukth.
Jashtëqitja e verdhë
Shpeshherë është e yndyrshme që me aromë ngjason me vezë të prishura. Kjo ndodh kur në jashtëqitje gjenden shumë yndyra që nuk janë metaboluar. ( prej internetit e morra ndoshta mundet me qen edhe qumshtin qe ja ke ndrru heret me duket per alpsko se ska kurrfar vitamini aj qumsht ishalla i kalon)