Cerdhja-me se shumti ata qe jetojn jasht
Nena prsh. Qe te henen e kaluar vajza ka fillu cerdhen. Me zori rri, qan shum kur e le aty dhe kur shkoj ta marr. Gjate kohes qe rrin aty edukatoret me kan thene qe nuk qan. E di se fillimi esht i veshtire derisa te pershtataten. Por, problemi im qe esht edhe problem i saji esht qe Vajza nuk e di gjuhen italiane,gje qe ja veshtirson edhe me teper qendrimin aty. Si dhe, ende nuk ka filluar te shoqerohet me femije te tjere. Brenda esht teper e ashper ndersa kur e nxjerr te lojrat ose atje ne çerdhe nuk shoqerohet me femije te tjere, rrin si e veçuar. A mund te me tregoni eksperincat tuja sa te veshtire e kan pas femijet tuaj, a kan mesuar shpejt gjuhen ( sepse ne shtepi me se shumti i flas shqip) si dhe kur kan filluar femijet tuaj te shoqerohen me femije te tjere.
* Armina * ♥
(9 vite më parë)

