Pershendetje nena .. desha tju pyes e dini qka dmth Morth dhe qfar kuptimi ka a keni ndegju naj her ?
Po pyes shkaku qe vajzes time i kan dal do puqrra ne kok qe prej veres e ka kjo pun sa i hjiken e i dalin njejav i ka dy tri dit i hjeken apet i dalin ..mkan than qe mos o morth tek femijet e i dalin qeshtu tej trritet ..vajza o 7 muajsh ..a dini najsen ju a ju ka ndodh juve ? Ju prsh
DhM(9 vite më parë)
DhM(9 vite më parë)
Faleminderit shum per komentin ..
Lina B kisha pas qef me dit e me mujt me gjet qat ilaq ..se per krema u myta te perdor sa po i hjeken ja do dit tani apet i dalin spo di qka mi bo :(
Alba Fiori flm shum per dmth e ksaj ..vajzes ja kanfillu me i dal tash sezones se veres ..dhe doktorresha vet sa her e qojsha nkontroll jo prej miskojave jo ashtu mqiti krema po sen si bojshin ...kam perdor bactroban ..nidoflor ..benathpon ..
Dhm morthi eshte si lloj puqrra qe pezmatojn dhe shperthejn vllaut tem ika pas dal nkam ka perdor lloj lloj kremi po si ka ndihmu sen deri sa gruja e dajes ja maroj nje krem me gjethe tnatyres dy her si eka ly ma ska pas nevoj ju sheru. Kqyr mos mundesh meja gjet edhe ti diken qe emaron kit bari.
Parandalimi.
Ne mjekimin e morthit ne radhe te pare ndihmojne shume masat qe duhen tee merren per mbajtjen ngrohte te trupit nepermjet veshjeve te ngroha dhe te pershtatshme per stinen e ftohte te dimrit.
Shmangja e ndryshimeve te shpejta te temperaturës (dalja e menjehershme nga ambientet e nxehta ne ato te ftohta).
Perdorimi i këpucëve, çorape dhe doreza të ngrohta.
Perdorimi i kapuceve dhe shall per të mbrojtur veshët dhe hundën.
Shmangni çorape dhe këpucë të ngushta.
Shmangni perdorimin e ujit te ftohte per larje dhe ujit shumë të nxehtë.
Mjekimi i morthit
Perdorimi lokalisht ne lekure i pomadava me baze kortizoni i cili ndihmon në lehtësimin e kruarjes dhe ënjtjes.
Aplikimi i vazhdueshem dhe i perditshem i pomadave emoliente zbutese dhe hidratuese per duart.
Perdorimi i medikamenteve vazodilatatore (zgjeruesit e eneve tee gjakut) si adalati (Nifedipina) apo diltiazemi. Zgjerimi i eneve tee gjakut redukton dhimbjen dhe shpie ne nje sherim me te shpejt.
Perdorimi i medikamenteve qe ndihmojne në përmirësimin e fluksit të gjakut sic është pentoxifylline (Trental).
Perdorimi i multivitaminave te ndryshem me baze calciumi dhe vitamine D, C.
Faktoret predispozues te Morthit.
Ekspozimi i lëkurës në të ftohtë. Personat që ekspozohen ndaj të ftohtit, lagështires kane më shumë gjasa për të zhvilluar morthin.
Të jesh femër. Femrat kanë më shumë gjasa qe te kene morth, dhe kjo per nje arsye ende te panjohur.
Njerezit nën peshë. Njerëzit që peshojnë rreth 20 për qind më pak se pesha normale priren te vuajne nga morthi.
Vendi ku ju jetoni. Ne menyre paradoksale, njerezit qe jetojne ne vende shume te ftohta kane me pak gjasa te vuajne nga morthi , sepse kushtet e jetesës dhe veshjet të përdorura në këto zona janë më mbrojtëse kundër të ftohtit. Por, në qoftë se jetoni në një zonë me lagështi të lartë dhe temperatura relativisht te ulura , rreziku per te zhvilluar morth eshte me i larte.
Dimri. Morthi eshte më i zakonshem ne dimer dhe fillim të pranverës. Morthi shpesh zhduket krejtësisht në pranverë.
Qarkullimi i dobet i gjakut. Njerëzit me qarkullim të dobët te gjakut kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj morthit.
Fenomenin Raynaud: Njerëzit te diagnostikuar me fenomenin Raynaud-, jane me te prirur qe te shfaqin morthin
Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne moshat e reja dhe ne personat qe vuajne nga qarkullimi i dobet periferik i gjakut. Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne periudhen e dimrit ku temperaturat jane te ulura. Pergjithesisht morthi lokalizohet kryesisht ne duar, ne kembe, ne veshe, ne hunde dhe ne faqe ( sidomos ne femijet e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lageshtires.
Pacientet kane nje edeme (fryrje) te lehte te gishtave te duarve apo te kembeve dhe shpesh nuk e dine qe vuajne nga nje patologji e tille. Kete e kuptojne me vone kur edema behet me e theksuar, fillojne qe duart te dhembin, te djegin dhe njekohesisht ne zonat e prekura fillojne e skuqen. Kjo vjen si rezultat i stazes se gjakut,( grumbullimit te gjakut) si rezultat i mosfunksionimit mire te qarkullimit te gjakut.
Gjate ekspozimit ne te ftohte kapilaret e gjakut ne lekure demtohen dhe nuk funksionojne ashtu sikurse duhet dhe si rezultat lekura fillon te skuqet te enjtet dhe fillojne gjithashu edhe kruajtjet e saj si rezultat i inflamacionit. Morthi eshte nje patologji e lekures qe pergjithesisht nuk ka nje shkak te njohur (mund të jetë idiopatike), por mund të jetë edhe një manifestim i një gjendje të rëndë shëndetësore që duhet të diagnostikohet.
Po pyes shkaku qe vajzes time i kan dal do puqrra ne kok qe prej veres e ka kjo pun sa i hjiken e i dalin njejav i ka dy tri dit i hjeken apet i dalin ..mkan than qe mos o morth tek femijet e i dalin qeshtu tej trritet ..vajza o 7 muajsh ..a dini najsen ju a ju ka ndodh juve ? Ju prsh