Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mirmengjesi
Nena kam vajzen 3 vjece e kam pas pak me gri para 1jave vajta tek doktori me dhe antibiotik,kaloi nje jav dhe filloi perseri kolla cfar ju jepni femijeve tuaj mund te me ndimoni cfar ti jap qe ti kalloj kolla ju pershendes
Mbaresa Mema (9 vite më parë)
(9 vite më parë)
Besa po perafersisht gjys litre nashta deri tmbulohen kept. Shpesh sa her dush hiq ska lidhje. Nese se pin ujin me kep djalin e ki mbi 1 vjet ja qet do mjalt edhe i jep shije ma te mir edhe te omel. Te fmia mi ndikon shum shpejt si ta shoh qe po e nguc kolli ja zi tnesrit ma skan koll edhe nuk i rrok sdi sa.
Arii Arii (9 vite më parë)
Ajan sa uje prr afersiht per dy kep? Dhe sa shpesh e kur me ja dhan dhe sa me i dhan? Ohh bre djali jem veq kur jemi ne ks dmth veres tingllon mir se per ndryshe gjithmon esht si i nxanun. Sdi da her e kam pas tek mjeku, por me thojn jo ne mushkri mir tingllon nuk ka infeksion po vet virusa etj. Me thojn esht normale dej sa te formon fhmiu imunitetin dhe esht ne kopsht e ketu koha ftoft! Kaniher behem merak por sdi si veproj se antibiotik nuk dhajn dhe ujin me kep valla sdi nuk besoj se do e pin :(
(9 vite më parë)
A &d un prej 3 muaj kur i ka pas djali ja dha qeta me kep. Sma merr menja qe mundet me i ba diqka
Mami D (9 vite më parë)
ilac per kolle:gjys gote uje, 1 thelb hudhur, 1 leng limoni, i filter kamomil,1 luge kafe vaj ulliri te gjitha i zien deri sa te vlojne, 10 min pasi e hjekesh prej zjarri 1 lug te madhe mjalt, ja jep femijes cdo 2 ore nga 1 luge eshte shume efikas per koll se e kam ptovu te djali im
Alba Alba (9 vite më parë)
Kolla e gripit të zakonshëm: Hundë të zëna ose që rrjedhin Fyt i acaruar Tingëllon: e thatë Simptoma të tjera: Kolla është zakonisht e thatë, por varet nga lloji i të ftohurës Bebi mund të ketë: Sekrecione Temperaturë të lehtë gjatë natës Trajtimi: Provo mënyrën tënde prej mamaje “shumë lëngje”. Ndërsa ju mendoni ti jepni bebit diçka më të fortë për kollën, Akademia Amerikane e Pediatrisë shprehet kundër ilaçeve për kollë dhe të ftohtë për fëmijët nën 6 vjeç sepse studimet kanë treguar se ato nuk funksionojnë tek fëmijët e vegjël dhe mund të kenë efekte anësore fatale. Më mirë përpiquni me metodat natyrale si mjalti (për bebet mbi 1 vjeç), pikimet me ujë fiziologjik dhe lagështues ajri. Acetaminofeni është i sigurt për të ulur temperaturën, por nëse temperatura është 38 ose më e lartë dhe bebi juaj duket i plogësht dhe shumë i sëmurë, njoftoni mjekun. Me shumë mundësi ka grip, por nëse foshnja juaj është më e vogël se 4 muajsh duhet të njoftoni menjëherë mjekun në çdo rast temperature, pasi tek foshnjet çdo lloj temperature është serioze. Kollë si lehje me vështirësi në frymëmarrje Ju e dini që fëmija juaj ka këtë lloj kolle kur ngrihet në mes të natës me një “kollë qeni” dhe vështirësi në frymëmarrje. Zakonisht kjo kollë prek fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe nis me një grip të zakonshëm apo teshtima në fillim të ditës. Simptoma të tjera: Shkaktohet zakonisht nga një infeksion viral. Kjo kollë shkakton dhe bymimin e trakeve duke mbyllur rrugët e ajrit, ndaj dhe bebi juaj ka vështirësi në frymëmmarrje. Trajtimi: Përpiquni si fillim të qetësoni fëmijën tuaj. Më pas ndiqni këtë teknikë: Hapni dushin, mbyllni derën e banjës dhe lëreni fëmijën tuaj të marrë frymë në ajër të lagësht. Nëse është mbrëmje e butë, nxirreni jashtë; ajri i lagësht do ta ndihmojë të marrë frymë më lehtë. Ndizni lagështuesin e ajrit dhe vëreni në punë. Kjo lloj kolle duhet të kalojë në 3 ose 4 ditë, nëse jo, njoftoni doktorin tuaj
* A & D * (9 vite më parë)
Edhe un e kam djalin me kolle sapo i ndalet prap i kthehet a dini ndonje recet popullore per bebe te vogla djalin e kam 4muaj e gjys.
(9 vite më parë)
Tuana shija pak e keqe ama me mjalt ju nreqet se qika e madhe nuk e pin pa mjalt. E djalit deri sa i ka bo 1 vit pa mjalt ja kom dhan e ka pi, e tash po i qes edhe mjalt
(9 vite më parë)
Qepa normale kshtu veq me fleta nuk ja hjek hiq qashtu veq me pre e lshon ujt ama jo edhe shum uj veq deri sa e mbulon qepen.
Mbaresa Mema (9 vite më parë)
Ajan ajan qepa duhet te jet e kuqe dhe e qerojm apo me levore shum faleminderit e dashur :-*
Tuana&erina&rejan . (9 vite më parë)
Ajan ajan un kom problem gjith me vajzen e madhe me koll e qfar kep te kuqe a normal. Edhe qfar shije ka a e pin pa problem thmia se bash ko me ja provu.
(9 vite më parë)
Mbaresa un fmive tmi ja zi dy kep veq i prej n4 pjes i vloj ashtu me uj deri e lshoj ngjyren si e kuqe, tani ja qes 1 lug mjalt edhe tnestrit i kalon. Un fmive hala sju kom dhan sirupa per koll, veq qeshtu ju kalon shpejt shyqyr

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?