Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lexojeni! Per nenat e reja
Atë ditë mbylla derën dhe qava! Doja të largohesha dhe të mos përballesha me botën, por ishte dikush që më priste dhe ishte totalisht i varur nga unë. Këto kanë qënë ditët e mia fillestare si nënë dhe e kam dashur shumë foshnjën time, më ka kënaqur shpirtin ardhja në jetën time, por nuk dija të kujdesesha për të. mbaj mend se infermieret më kanë folur në spital në lidhje me fuqinë e instiktit të nënës por sinqerisht e vetmja gjë që më vinte ndër mend në ato momente ishte “pse nuk është kjo gjë pak më e thjeshtë në praktikë?”. Para se të bëhesha nënë nuk e kisha idenë si duhej të sillesha me një fëmijë, dhe madje as në atë moment nuk e kisha. Vajza ime lindi nën peshë duke qënë se nuk erdhi në jetë në kohën e duhur dhe menjëherë pas kthimit në shtëpi u përballa me një masë të madhe kritikash dhe këshillash tepër konfuze. Të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi ishin atje për të dhënë sygjerime të panumërta. “Mbaje kështu, mos e mbaj ashtu, ushqeje me gji me orar, ushqeje pa orar, ajo duhet të flejë me ju, ajo duhet të flejë në shtratin e saj…” dhe madje askush nuk largohej nga shtëpia pa e vënë re sa e dobët dukej vajza ime.Të gjitha këto bënë që stresi im të arrinte kulmin derisa një ditë u mbylla në dhomën time dhe fillova të qaja. Ndihesha në faj që e solla në jetë vajzën time për të përballur me njerëz kaq të pandjeshëm. Në atë moment dëgjova zërin e bebes time, dukej sikur më thërriste “mami të dua, dhe kam nevojë për ty. Ti je i vetmi person që në nevojitet!” Kjo ishte si një thirrje që tingëllonte pa pushim tek veshët e mi. E mora në krah dhe menjëherë kuptova mesazhin e fjalëve të infermiereve në spital! Tani e kuptova atë që ato nënkuptonin. Vendosa të mbyllja veshët dhe të besoja vetëm tek zemra ime. Në vazhdim fillova të ndihesha mirë kur gjërat funksiononin në mënyrën e duhur dhe nxirrja mësim kur bëja gabime. Me vendosmërinë time bëra gjithmonë atë që mendoja se ishte e drejtë për foshnjën time. Dhe më tepër forcë merrja nga fjalët e mjekut kur në takim më thoshte se vajza ishte duke u rritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo nuk është vetëm historia ime, kjo është historia e shumë nënave që ashtu si unë përballen vazhdimisht me presionin e këshillave që jepen nga personat që i rrethojnë. E rëndësishme është të luftoni për të krijuar një ekuilibër mes presioneve shoqërore dhe instikteve tuaja!/Burimi ‘’përnënat.al”
Kenza Ime (9 vite më parë)
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Fatlume kjo gje eshte si puna vozitesit,jan 5 persona ne veture,vetem shoferi ka patenten,po te 4 tjer pasagjer luajn rolin e inspektorit ahhaa duke i treguar si te vozis edhe pse ai ka timonin ne duar,dua te them qe kjo sndalet,dhe do te vazhdoj gjithmon. Rendesi ka ne te jemi te gatshem per tu kujdesur per ta,tjerat jan veq fjal,na merzitin,na deshprojn po fundja jan fjal qe shumica edhe skan baz askund.
Bebi Bebushi (9 vite më parë)
Un e kam vajzen 4 vjeqe te dyten 4 muajshe dmth qe sa vjet jam nan edhe ende mundohen me me \"msu\" rrethi kjo vjen instiktivisht grat i shkembejm.pervojat mes veti
(9 vite më parë)
Me pas shkrujt une ma mir se kisha shkrujt vertet mbas lindjes vajzes fmis tem par bukuroshes sime vogel edhe une rash depresion pse vajza jem erdh javen e 36 me pak pesh 2500 e nisha veten ne faj pse sun e majta ne bark ende plus me mira fjal tu than tan ka lind para kohe beba vogel o zot sa keq u ndjesha veq qajsha.. sot esht 1 vjet e gjys e bukra mamit edhe nuk vrehet se ka lind e vogel ka ec e ka fol shpejt esht teper aktive... tash kam edhe ni djal para ni jave edhe saher e ndrroj saher e shikoj me kujtohet vajza jem e vogel.. po me rendsi shnosh ishalla rriten shtonesh e kan jet te gjat.. ishalla kush ska ju jep zoti e kush i ka ja run zoti..
Shkurta Gashi (9 vite më parë)
Un ende nuk kam femij dhe 3 dit do ta bej testin per me vertetu nese jam nuk edi as njher nuk me ka shkuar nendja se mund te bija ne depresoj por mir ke then duhesh ta ndegjosh zerin e zemres dhe jo te tjeret nuk te qojn azgje kundi por ka edhe kshilla temira qe te japin rrethi duhesh te pysesh per pa u nervozuar mama jo te degjosh shum mendime per at mund tet perziet koka mendoj un edhe duhet tjesh e pregaditur tashme si nen ngase jeta normal qe ndryshon 100 % po thuajse ngase sje me vet siq ke qen e vetumura por ke nje engjull qe duhesh te kujdesesh per at te pershendes gjith tmirat
Meliza Brajshori (9 vite më parë)
Kenza te lumt mike se met vertet kjo esht gjeja qe duhet lexuar gjdo nen se si qoft femija i par si j dyti ka nevoj per kete shum besoj meqe perballen me gjera te tilla andaj te lumt mike u gezofsh
Kenza Ime (9 vite më parë)
Me pelqej shume...me te vertet shume nena perballen me keto krtika qe ua veshtiresojne akoma me shume kujdesin ndaj femijeve te tyre!Nena tw nderuara ndiqeni instiktin tuaj per femijen..eshte sinjali me i vertet dhe i nevojshem per bebin tuaj!shendet per te gjithe femijet!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?