Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kanali i lotit i bllokuar
Pershendetje. Kam vajzen 1 vjeqare, dhe prej kur ka lindur e ka pasur kanalin e lotit te bllokuar. E kam pas te mjeku dhe me ka thene qe deri pasi t\'i ben nje vit nuk duhet intervenuar. Une tere kohen i kam bere masazh, por duket se nuk ka pas sukses, pasi ende i loton syri dhe i behet skerlub. Po kam shume frike nga ai intervenim qe duhet t\'i behet tash. Ju lutem a keni pas ju pervoje te ngjashme se jam shume e shqetesuar?
Hava H. (9 vite më parë)
Alba Alba (9 vite më parë)
te lutem
Hava H. (9 vite më parë)
Faleminderit alba shume
Alba Alba (9 vite më parë)
Hava eshte nje nderhyrje shm e vockel ku femija nk do njdjeje dhimbie as shqetesime pas operacionit. eshte sikur pastron sklepet, vetem se perdoret anestezi qe te mos leviz femija, pa merak
Hava H. (9 vite më parë)
Faleminderit nena shume per pergjigjet. Se jam merzit shume edhe une, e u lehtesova pak kur i lexova keto fjale edhe ato bisedat tek pyetja jote esa para 4 viteve. Shume faleminderit
(9 vite më parë)
flm happy mum. dhe munesh me lexu hava h dhe pas atij masazhi se mbaj mend pas sa kohesh por vet ja hap pa i ba nderhyrje.
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Esa ja pyetja jote http://www.bebaime.com/pyet-nenat/38053
(9 vite më parë)
djali jem i madh e ka pas kanalin e lotit te myllur dhe nuk ju bente asgje thjesht me njerin sy lotonte kur qante e tjetri lot si nxjerrke. e kam pas ne shkoder te astrit beci qe eshte per sy. Ai mka rekomandu mos me me ja hap se esht gjynah i hapet vet vec mka dhan nje ilac qe ishte thjesht me shpla syrin dhe kur ja hellja duhej me i ber masazh ma tregoj ai cfar levizje . nga cepi syrit anash hundes der te mollza i bie nga lart posht gjithmon dhe njekohsisht dy syve edhepse nganjeher ma shum atij qe ka problem. per ma shum shiko ku i bie kanali syrit n internet qe ti biesh fiks mbi te se un kam pas pa foto n google . keshtu ja hap vet . inshall-llah i hapet dhe djalit tend provoje kshtu se dhe nenat e portalit mpaten kshillu kshtu edhepse disa ja kishin hap dhe nderhyrje e let dhe pas tri orve kan shku shpi mesa mbaj mend po spo e gjej dot pytjen se e kam pas ba para 4 vjetve ktu n portal
Hava H. (9 vite më parë)
Alba Alba deri me tani vetem masazh i kam bere, dhe disa pika me ka rekomandu doktori ne rast se i mbushet syri me shume skerlub. Vajza ime nuk ka shume skerlub megjithate ne mengjes i behet pak dhe i loton syri. Mjeku me ka thene pas nje viti nese nuk hapet kanali duhet kry nje operacion te vogel. Ketij operacioni po i frikesohem mos po behet i komplikuar.
Alba Alba (9 vite më parë)
Tek disa fëmijë mund të ndodhë që kanali i lotit të jetë i ndërtuar në mënyrë të pjesshme për shkak të prezencës së një valvule të ndërtuar nga një substancë fibroze, e cila shpesh hapet gjatë javëve të para të jetës, dhe në disa raste edhe gjatë muajve 6-9 të jetës. Për këtë arsye shpesh tek fëmijët shkarkimi i lotëve bllokohet duke shkaktuar një dalje shumë të madhe lotësh nëpërmjet kapakkut të syrit. Në një rast të tillë vihet re një skuqje dhe acarim i kapakëve të syve.Nëse simptomat janë të pranishme edhe pas muajit të 10-të të jetës, ju duhet të drejtoheni për një vizitë tek mjeku okulist, i cili do të bëjë vlerësimin e duhur, duke ju këshilluar në rast se është e nevojshme drejt një mjeku kirurg për të bërë hapjen e kanalit nëpërmjet një lavazhi të kanalit të lotëve. Kjo gjë kryhet nën efektin e anestezisë duke përdorur një sonde të vogël. Mos bëj asnjë ndërhyrje me ilaçe popullore Hava sepse mund të ketë pasoja. Ti mund të bësh këto veprime që i sjellin vetëm të mira fëmijës I pastroni me shumë kujdes sytë e fëmijës me anën e garzave të zhytura në solucion fiziologjik, ose ujë të zier dhe të ftohur për të paktën 3 herë në ditë në mënyrë që të largoni sekrecionet e grumbulluara; Mbani gjithmonë të hapur hundën e fëmijës, sidomos nëse është me grip, nëpërmjet lavazheve nazale; E masazhoni nëpërmjet kapakut cepin e brendshëm të syrit, duke ushtruar presion nga poshtë-lart dhe më pas nga jashtë-brenda, në mënyrë që të favorizoni hapjen.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?