Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mërzitem shumë për djalin!

Pershendetje te nderuara Nena, kam djalin 9 muaj mirepo djali im nuk pati fatin te lind si te gjith femiet pata lindje te shpejt dhe djali u mundua shume pati probleme me frymarje... qendrova 3 jave ne spital 2 jave ishte shume i semure ne intenziv vetem me narkoze, tash gjendja e tij eshte mire elhamdulilah mirepo ai ende nuk mundet te rri ulur as nuk zhagohet, mjeket me thone se muskujt te dobet ngase pak levize, nese dini ndonje rast ju lutem me ndihmoni, djalit i bej physiotherapie cdo jave, jam ne evrop kam pyetur se mos ndoshta mundet te kete ndonje ilaq per muskuj qe djali im te forcohet por ata me thone se levizjet vin prej trurit dhe ne nuk e dim se si i zhvillohet truri, me falni se e zgjata shume. :-(

Lejla_ (14 vite më parë)
Arta Krasniqi (9 vite më parë)
Ju lutem juve nena nese nja njana pre juve jeni aktiv ju kutem me shkruani... per me gjersisht do folin neser do kemi kontakt
Arta Krasniqi (9 vite më parë)
Lejla e lexova pytjen tende se para shum koh ke shkrua nese je hala aktive te lutem me kontakto se edhe une jam meni hall si kjo per ata po te shkruaj te lutem me kontakto te pershendes ishalla tash e ke femijun mir
Kurta (14 vite më parë)
Pershendetje, edhe djali yne ka filluar vone ta ngrise koken, diku pas muajit te 13 po cuditem pse keni marre pergjegje nga mjeket se nuk munden me e kontrollu me qene ne Kosove thote njeriu por une vet kam qene ne Gjermani dhe atje e kam bere eshte aparat special i thojne ne gjuhen gjermane KIRNSPIN ky aparat eshte enkas per inxhizim te trurit. Te sugjeroj qe mos te merakosesh pasi ai fazen me kritike e ka kaluar beso se do te vije koha kur nuk ka me pas probleme per tu ngritur e di ai vet se kur eshte i gatshem mos u bon merak, edhe djalit tone i kane thene se i ka muskujt e dobet per arsye se edhe ky ka qene i semure ne fillim dhe nuk ka mundur ti zhvilloj muskujt por tash eshte 3.3 muaj dhe beso se eshte i levizshem me shume se moshateret e tij. I deshiroj jete te gjate dhe suksese. Vetem per informacion: Fontanela e djalit tim eshte mbyllur pas dy vjet e gjysme per ate arsye mos u bon merak.
Eda 1 (14 vite më parë)
E dashur tani e lexova edhe shkrimin tend te fundit, shiqo se si fizioterapeuti ja ben ushtrimet dhe beja cdo dite ne shtepi, lodrat ndoshta nuk i bejne pershtypje, ofroja telefonin apo ndonje qese besoj se do te gezohet me shume, djali im nuk i do lodrat aspak, por ne telefon dhe lap top ka deshire, nuk ke nevoje te merzitesh sepse secili femije eshte ndryshe nga tjetri dhe i ka cilesite e tij. Cdo te mire.
Eda 1 (14 vite më parë)
Pershendetje Lejla, une e pyeta burrin, ky thote qe levizjet e femijes varen nga truri sepse nese e ke verejtur femija ndoshta ka peshe te njejte per 2 jave por ne javen e fundit eshte me i levizeshem, prandaj tha nuk mund te levize me shpejte nese truri nuk e jep sinjalin, por nuk eshte ndonje gje per tu shqetesuar sepse varet femija sa eshte aktiv. Te uroj shuume lumturi ne jete se bashku me engjullin tend :)
Lejla_ (14 vite më parë)
Zoti ua shperblefte mundin, shume shume faleminderit me besoni se ma keni lehtesuar dhembjen shume, Lina djali prej barkas kthehet ne shpine kurse prej shpines ne barkas ende jo, anash kthehet pa problem, faleminderit shume per keshillat tua i bej shpesh ushtrime nje here ne jave e dergoj dhe ne therapie. Eda te faleminderit pres ndonje keshille kur te fole me burrin, Zoti ua ruajte femijet ju dhashte shendet dhe jete te gjate, dhemb per nenen shume duke pare shume femije se si ata levizin dhe luajn e djali im nuk din shume, mos te harroj te ceki se djali im nuk kap me dore lojnat shume, nese ja ofroj nuk gezohet qe ta kapi menjehere mjeket thone se e ka prej lindjes.
Arbreshaaa (14 vite më parë)
Pershendetje Lejla, une kam lindur djalin para kohes ne javen e 34 edhe ai eshte mundu kur ka dal edhe ka pas probleme me frymarrje plus mushkerite skan qene te zhvilluara plotesisht sepse ka lind para kohe kam ndejt me te 10 dite ne intenzive ky ka qene ne inkubator, dua te them qe nuk ma mer mendja qe ki vend per tu shqetsuar sepse tash djali im i ka 14 muaj dhe eshte krejt ne rregull dhembet i kane dale ma vone, ju kane forcu muskujt edhe ka fillu shume vone me ndejt nkam, eshte shku zhag ma vone, krejt i ka me pak vonese qe tash po pres edhe tja filloj me ec se hala nuk ec mirepo mos u shqeteso se ka me qene krejt Ok vetem se gjerat i kane pak ma me vonese se femijet e tjere. Kalo bukur.
(14 vite më parë)
pershendetje Lejla,djalit tend i uroj shendet dhe rritje te mbare.mos ke merak pse nuk zhagitet djali se asdjali im nuk zhagitet edhe pse ka 9 muaj e gjysem,por ne kembe rri duke u mbajt.dmth shume femije nuk zhagiten hiq por vec shkojne mbrapa ulur duke u shty ose duke u sill ashtu ngapak.nuk e di se djali yt a ka fillu te rrotullohet vet?nese jo,beji ushtrime shume shpesh dhe do i forcohen muskujt.psh keshtu fillon me ushtrime rrotullimi:gjurin e kembes se djathte ja cet mbi gjurin e kembes se majte dhe e terheq ashtu pak qe te kthehet barkas,kur te kthehet barkas lere pak ashtu dhe me dore ja masazhon kurrizin prej qafes deri tek mesi,pastaj kur don ta kthejsh ne shpinde ngadal e kap krahun e djathte dhe kemben e majte e terheq te rrotullohet ngadal.edhe ne anen e kundert ja ben keshtu.une mendoj se me ushtrime qe do tja beni djalit do behet shume me shpejte edhe te ulet dhe te cohet ne kembe.gjithe te mirat ty dhe djalit tend
Eda 1 (14 vite më parë)
Pershendetje Lejla, urime per djalin, dhashte Zoti te behet 100 vjeç, e dashur nuk ke nevoje te behesh merak, djali im eshte gati 9 muajsh dhe peshon 11 kg, eshte nje femije i shendoshe por nuk zhagitet perpara vetem mbas, ne kembe rri pa problem vet por me njeren dore mbahet dikund, burrin e kam fizioterapeut por une jam ne pune, dhe sot kur te shkoj ne shtepi do e pyes dhe do te tregoj cfare thote ai. Te lutem mos u merzit sepse cdo gje do te behet mire, dikush ec me shpejte, dikush flet me shpejte, e dikush zhagitet, prandaj vetem kujdesu per te ne maksimum dhe mos u merzit sepse ajo transmetohet edhe te bebi, dhuroj dashuri dhe gezim sa te mundesh. Shume fat.
Arjeta (14 vite më parë)
Pershendetje Lejla, nuk ke pse shqetesohesh ky rast nuk eshte i rralle edhe te gjithe kane dale me sukses. Femija me muskuj te dobet gjithmone vonohen te zhagohen e sidomos te ecin. Jetoj edhe une ne Evrope e kam rastin te njejte tek mixha, femija ka fillu te zhagohet ne muajin e 11 e te ec ka fillu ne muajin e 16 edhe tash nuk ka asnje problem, pasi je ne Evrope besoj mjeket te kane rekomandu nje terapi (ushtrime) per bebin tuaj. Te gjithe femijet me muskuj te dobet lindin me probleme frymemarrjeje. Shpersoj te ndihmoj sadopak ky informacion, por jam e sigurt qe ska dicka serioze te femija yt.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?