Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth dhimbjes së barkut

Pershendetje nena. Vajza ime eshte 2 javeshe, dhe ka dhimbje te forta barku, kete e shpreh duke qare vazhdimisht. Gjithashtu barkun kur i dhemb e ka te forte, eshte normale kjo? Cfare i keni perdorur ju bebave kur kane pasur kete shqetesim? Ju falenderoj, e ne pritje te pergjigjes.

Anisa (14 vite më parë)
(14 vite më parë)
Anisa pikat infacol jane shume shume te mira, bebi im ka pasur 2 jave ngerce te medha pediatri me ka rekumaduar ti perdore pika infacol dhe mbas nje jave me nuk ka pasur problem asnjeher me ngerce, te kisha rekumanduar edhe ty ti perdoresh jane shume te mira, prodhim angelezm mirpo ne prishtine ne disa barnatore ndodhet po i njejti
Liza (14 vite më parë)
Per Mozen - Nuk e di se ku ke mesuar si te kujdesesh per beben, mirepo duhet masazhen ne drejtim te altepave te ores, nana nuk duhet ngrene portokall, po shume qaj, as arra, as kikirika, as qepe, as asgje qe krijon gazra ne bark. Une kam qene ne shume kurse, e nuk eshte keshtu sic ke shkruar ti. Me se shumti sipas mjekeve, mamijave, dhe nenave femijes i ndihmon gripe water, por dicka qe i ndihmon me shume se mjeksia eshte vetem homeopatija, nuk e di nese ka ne Kosove.
Moza M. (14 vite më parë)
Anisa, ti duhet te hash sa me shume portokaj dhe ushqime me fibra nese e ushqen beben me gji. Infakoll jane pikat te cilat une i kam ble ne Londer te cilat mjaft ndihmojne dhe eshte mire te i ben masazh barkut te bebes ne forme rrethi ne anen e kundert te akrepave te ores..
Liza (14 vite më parë)
Hmmmm, kete problem e kam pasur dhe une me beben time, une jetoj ne Evrope, edhe e kam pas nje sirup, por me te thene drejten shume me i ndihmu nuk i ndihmon kurgja, vetem le sa ma shume ne bark, diten le me flejt ne bark ama me pas kujdes me qene gjithmone dikush afer, se mos po i ndahet fryma. Me i ba masazhe ne drejtim te akrepave te ores, ja nise me dy gishta te kerthiza, e shkon keshtu si kermill tu i rrite rrathte, edhe i jep caj kamomil, pa sheqer, ama jo shume, sepse mandej smundet me pi qumesht, edhe sa ma pak me lene me qajte, se sa ma shume qe qan aq me shume i mbushet barku ajer. Kjo ma e veshtire eshte per nenen sesa per beben, sepse bebat kane me kalu neper faza te dhimbjeve barku, temperatura, dhembet, mirepo eshte keq per ty se mbetesh pa gjume. Shpresoj qe te i kaloj sa ma shpejt, mirepo llogarit deri te i ben 3-4 muaj se ka me i dhimt, deri ne 6 jave shkojne tu ju shtu dhimbjet, prej 6 jave shkojne tu ju pakesu.
(14 vite më parë)
pershendetje Anisa,urime per lindjen e vajzes e pac me jete te gjate.kur ka ngerce beba nuk qetesohet dhe barku i forcohet,merre vajzen ne krahe dhe kthje barkas,ne brrylin e krahut tend te majte ja mban koken pak si anash dhe doren tende fute ne mes kembeve te bebes deri tek barku dhe me dore ja lemon barkun.mbaje keshtu deri sa te qetesohet dhe luhate ngapak,ec neper dhome do te qetesohet.mos ke merak se keto ngerce mund ti ket deri ne moshen 3-4 mujshe,jane disa pika per ngerce ESPUMISAN,por ti me se miri pyete pediatrin se cfare pika duhet dhe sa pika me ja dhene
Arjeta (14 vite më parë)
Pershendeje Anisa, femija yt ka ajer te tepruar ne bark gje qe eshte normale tek bebet deri ne 3 muaj qe dmth ka ngerce e kjo do ti kaloje me ti bere 3 muaj kur ti forcohet edhe barku qe perballon me lehte ushqimin. Jane pikat qe perdoren quhen "Spermisan" nese nuk gabohem po me sigurt e ke te pyesish pediatrin edhe jam e sigurt qe keto pika do ti jep dhe i ndihmojne shume bebes tuaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?