Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rrjedhja e gjinjëve gjatë shtatzënisë

Pershendetje nena, desha tju pyes, jam ne javen e 32 te shtatzenise por gjinjte me therrin, si dhe kur i shtrydh me del nje leng i bardhe, ju lutem me tregoni a ju ka ndodhur ndokujt kjo gje se jam shume e shqetesuar?

Mila (12 vite më parë)
Eliona (12 vite më parë)
Mila, mua me ka ndodhur njejte sikur ty, nuk ke pse te shqetesohesh, gjinjet tani po pergaditen per ushqyerjen e bebit qe do te sjellesh ne jete. Paq nje lindje te lehte dhe bebe te shendoshe.
Mila (12 vite më parë)
faleminderit prej gjithave, mua sot me ka ndodhur, dje isha ne kontrolle ke gjinekologu mirepo mbreme kisha therrje dhe tani kur i shtypi dilte nje leng i bardhe dhe u shqetesova teper. Falemnderit per keshillat tuaja, gjithe te mirat.
Liza (12 vite më parë)
Nuk guxon me i preke e as me i shtrydhe, bile edhe as me shampon me i la as me krema te trupit me i ly, sepse aty e ke kolesteron, qe pin beba tri dite, eshte njesoj si vaksine, e nese e shtrydhe ti vetem ne dem te bebes.
(12 vite më parë)
Eshte shume normale Mila, mua me ka ndodhur e njejta gje, dhe shume nenave me te cilat kame biseduar, bile mu kah muaji i 7 gjer tek i nenti edhe jeleket u lageshin, tani e kame bebin 6 muajshe ne gji dhe kame qumesh tmjaft shume.
Moza M. (12 vite më parë)
Mila, nuk besoj qe eshte dicka per t\'u shqetesuar shume femrave i ndodh nje gje e tille. Mos i prek pasiqe, ngacmon refleksin dhe ato tajojne me shume..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?