Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jashte teme
Me tregoni ndonje supe ose gjelle qe beni me lulelaker, brokoli apo gjera te tjera. Flm
(9 vite më parë)
Alba Alba (9 vite më parë)
Përbërësit: 500 gr brokoli 1/2 lulelakër 1 patate 2 qepë 2 thelpinj hudhër 1 lugë gjelle trumzë 2 gota lëng perime 4 gota ujë/qumesht 60 gr djathë parmixhan Përgatitja: Vendosni lulelakrën dhe gjysmën e brokolit në një blender dhe lëreni derisa të marrë formën e kokrrave të orizit. Më pas shtojeni atë në një tigan të madh sëbashku me brokolin e mbetur, patatet, hudhrat dhe trumzën. Shtoni qumështin, lëngun e perimeve dhe djathin dhe vendosini në zjarr në temperaturë mesatare. Lërini të ziejnë për rreth 20 minuta derisa perimet të jenë zbutur dhe supa të jetë trashur. Më pas largojeni supën nga zjarri dhe shtojeni në një blender që të përftoni një masë pureje. Tranferojeni sërish në tigan dhe kthejeni në zjarr për 3 minuta të tjera. Shërbejeni me pak djathë të grirë.
(9 vite më parë)
Flm happy mum dhe su ela
Blessed Mom_2016 (9 vite më parë)
Nje karrote,nje patate,1 kungull,4 lule brokoli,1 qepe i vendos te ziejne ne nje tenxhere me uje te bollshem lengun e se ciles do e perdorim per supen.mbasi kane zier perimet i bluajme me leng sa te nevojitet qe te behet kremi i trash.me pas ne tenxheren me lengun e perimeve shtojme vaj ulliri pak kripe (pjesen tjeter e shtojm ne fund)dhe makarona apo oriz cfar do te perdoresh per supe.kur supa eshte gati e fikim soben dhe shtojme masen e pures se perimeve dhe kripen per ta rregulluar.e trazojm me luge apo rrahesen e vezeve sa te lidhet supa dhe eshte gati

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?