Nena kismet kete jave kam takimin e rradhes tek doktorresha dhe do te bej ekon doppler. Sa nga ju e kane bere kete eko ne tirane ne privat dhe sa kushton? Doja te dija dhe sa zgjat si eko? Cfare shihet tek kjo eko?
(9 vite më parë)
(9 vite më parë)
edhe un se mbaj mend ta kem bere kur kam qene shtatzan me djalin ku di un se cnxjerrin vit per vit ndonje gje te re doktorreshat. e habitshme
Suela ne ekon normale shihen kembet duart gjinia dmth organet e jashtme a ne doppler shihen organet e mbrendshme dmth veshkat zemra truri enet e gjakut etj
(9 vite më parë)
me tha pak a shum doktorresha ime po ajo me tha qe esht per enet e gjakut zemren etj. sepse organet dhe pjeset e trupit i kam kontrrolluar ne javen e 24 kur bera ekon morfologjike
Suela e kam bo edhe un shtatzanin e par po per qmim se di se ktu sigurimi ma ka pagu. Mbi 30 minuta sigurt zgjat eko se e kqyrin beben krejt me imtesi gjdo organ te bebes se si po funksionon dhe si esht formu. Valla te knaqet zemra gjdo imtesi e sheh hahaha
(9 vite më parë)
Edhe un e kam ber ne privat ka kushtu aty diku 80 90 euro.shifet cdo organ si fubksionon a esht i zhvilluar mir cdo ind cdo nerv.me ket eho zbulohet gjithqka nese bebi esht gjithqka ne rregull
Suela unë e kam bërë ne greqi ne privat këtë eko..kam paguar 90€,me ka zgjatur 1 orë sepse shihen me imtësi organet e bebit,a po merr ushqim mjaftueshëm dhe gjera te tjera qe si mbaj mend,por mund të zgjase dhe me shumë nese leviz bebi sepse behen dhe disa matje..nje shoqja ime e ka bërë ne privat ne tiranë dhe i ka kushtuar 50 mij lekë..po varet dhe nga klinikat.
(9 vite më parë)
Keto ne internet i kisha lexuar po doja te dija nga nena qe e kane bere se ndryshe kur ndajn nenat eksperiencat e veta
Ekografia Doppler
Ekografia Doppler është pjesë e rëndësishme e ekzaminimit ekografik gjatë shtatzënisë. Format valore të ekografisë Doppler reflektojnë gjendjen e qarkullimit në enët e gjakut (arteria umbilikale, arteria cerebri media, duktusi venoz, doppleri i zemrës dhe i enëve të mëdha) dhe në varësi të tyre ne gjykojmë në lidhje me mirëqënien e fetusit dhe rreziqet ndaj tij.