Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E lodhur!!!?
Mike mirmengjes. Edhe un kam nje hall. Qe 11 jav kam lindur femin e 3, qe shyqyr zotit eshte mir, por jam teper e lodhur moj nena. Ter naten smundem as tri or gjum ti bej, zgjohet njeri, zgjohet tjetri, vajza zgjohet ne 6, max ne 6:30, as edhe 10 min smundem te pushoj ter diten, djalin e madh duhet te shkoj ta qoj e ta marr ne qerdhe, kendej periodat qe tri her pas lehonis me vien, ksaj here kam shum gjakderdhje, as smun te ha e as te pi si duhet ter diten, kejt trupi me dridhet. Theksoj se e kam ne gji djalin, doniher me duket se i mjafton doniher jo, skam ndihm nga askush, vjerra mi kahyr vetem kur kam diqka te rendsishme diku te shkoj. Ma e keqja qe tani skam perkrahje as nga burri ket her. Ai punon e di qe lodhet, por vikendit e ka te lir. Asbjeher si shkon mendja qe me duhet edhe mua pak qetsi qe te mar pak lirisht frym, perkundrazi sa her qe ka diqka thot meri qeta fmi, nonstop veq un duhet, ata jan femi qdo dit e njejta gje, vetem ne shtepi, i them doniher i marim femit shkojm ne lodra ise bazen, thot jo jam lodh, vikendit dua pushim, flen deri ne 11-12 diten, kur zgjohet as edhe njerin se mer ta largon pak nga shtepia. Krmi filluar edhe te perlahemi tash, asnje dit te mir se bejm, siq e shihni nentana ant jam kao. Jom lodh vertet sdi si mund ta bej nat qdo mengjes qe zgjohem. Mendojj tja heq djalit gjinin, por me vje gjynah, o zot a do behet mir doniher. Shpesh them mos jam qu pesh un, po jo moj nena me kaq shum gjera qe kam ter diten, keta lypin te luajn me mua, e ku ta mar at koh edhe ato nerva tja bej qefin, duhet ti bertas, mandej me vje keq, pendohem. Qka te bej moj nena, udhezonum dyqysh se vertet jam keq.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Tuana ne gjermani jetoj. Jana po qush minthan jur ajo duhet me dit vet qe ja kom nevojen. Po kjo kshtu ka qen per pun osht shum dembelic, kurr qaq as bashk qe jena kon, ama as mem lahu llafe se ka bo kurr. Ajo ktu osht edhe e din qe si ta bi djAlin pi qerdhes duhet mi dhon me honger se ky nuk hannkurgjo atje, po si te hi ne der ma dorzon ket voglin, qika nom qellon ne gjum, e un a me rahatu djalin e vogel, a mi jap atij me honger a vet me honger. Ohh apet veq shnosh mu kon e rahat pi fjalve theter spo du. Xheneta flm shum e dashur, bohet mir se ka qare.
Xheneta . (8 vite më parë)
Ditlia pershendetje ca komente I kam lexu e di qe ke veshtir ti djalin moshatar me timin esht edhe vajza po ashtu djalit foli thuj nuk ben lodrat mi pru sallon ose rrobat mi hjek prej ormani ai kupton se shkon edhe nqerdhe ndersa vajza kupton po ka kohen qe llastohet njejt edhe tmit prleshen per lodra ndonjher djalin e denoj e la dhom.vetun shpresoj zoti ndihmon fute qiken nqerdhe e ke me leht mja dal me pun shpis
Dafina A A (8 vite më parë)
Ditila, nuk te thashe se nuk e ke veshtire. Se edhe me nje femije kur je vete e ke veshtire e lere me tre. Por bej saber sa tmundesh. Me nervoze nuk arrin askund, vetem qe e prish trupin tend e ne fund kerkush sta din. Ty edhe hormonet ste jane stabilizu se tash shpejt paske linde. Lutju zotit me te qetesu, e kenaqu me femijet qe fale zotit i ke shendosh e mire e sa per punet qka te mundesh bej e qka jo lej edhe hiq mos u mendo dy here. Allahu ta lehtesofte
Jana Jana (8 vite më parë)
Oj ditlia po det leviz pak l aja vjerra jote se osht mir edhe per shendet jo veq rat se mos po i trashet gjaku edhe bon sevap thuj mos u tut se shkruhet dikun aja ndihm qe met vertet ki nevoj si prej burrit edhe vjerres pse mos me ta qu qata qerdhe edhe hec pak e met ndihmu qata dy mdhajt mej ushqy a naj sen. Sje tu lyp diqka jasht normales po diqka qe duhet me kan spo thu me ti ba punt e ti me nejt shtrit nermal qe ke nevoj pak me dal pak relax me fmi e burr sw veq fmi pun shpis beso merzi te kap me ka 1 ankohum e jo me 3 hiq mos met mujt burrat me na ndihmu bile fjal mira me fol met jap vullnet. Po edhe ska gja te keqe moj nana mer ndihmu burri a jem njerz njani per tjterin a sjem ..
Tuana&erina&rejan . (8 vite më parë)
Ditila ku jeton?
(8 vite më parë)
Oj ditila sh qeky fillim esht zor se ki mja mar doren edhe dej te forcohet trupi se hala je e dobet e pa forc me tre fmi e ki shum fshtir po e dashur qa me ba qe ka plot gra qe jetojn ne bashkallak e le qe e presin fmija por edhe punt e shpis e plus kungjat e fjalet permas qateher mu tranu mir un me njo e shpesh ankohem se spo kam nerva ma me duru hahah ama kur kesh ne pushim be ks kiametin me sy e kam pa djali smu rahatojke un skisha ka mja mbajt punt mysafirt mos me pa kan burri sdi qa kisha ba aj ma kqyrke ton diten ndor e majke dej i krysha un tana po me pa pas ma shum mos vet per mu kur tem bahet i dyti e i treti por po u msojke njeri veq fillimi osht fshtir
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Dhe ne fund te thot ti i ke len te trenohen kahtu se te kishin cen me mu ndryshe ishin. Ec e mos plas tana. Po i them hajde pra rri ti me ta vec 10 min ti le te shof si do ja dalesh. Me te gjitha. Un e di ai punon kejt ne regull, ce hiq mos me mer mua sdu te dal, ama cekjo e kece qe as femit sdon mi mar se kta haliten. E un si pi mar pra as edhe buk te bleh sdal pa ta. Uhhh sa her kan bo vepra qe shum her kam then ma sadl as te dera me juve po si visha ne shpi mu hicke nervoza e te nesrit perseri e perseri. I ka dasht shum e i don nuk them se si do po me si sillet ky sosht mir. Se edhe mami me thot osht burr edhe babi yt sum ka ndihmu kurr, po un mbaj mend babi na priste thonjet, mami na lante babi na vishte nashta 4 vjet skom qen po 6 po. Po ndoshta edhe po bie ne depresion sdi. Ndoshta sosht kshtu si them po mua pom duket ashtu kejt zi, rremuj. Po shpresojm kaluese.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Aamd ndoshta edhe un sa i kisha dy motra ime se kisha gajle valla deri diten qe kom shku ne spital i kom qit ka dy her jasht, e plus krejta i kom bo. Edhe un ndoshta nuk them te me ndihmoj ne punet e shtepis e te mi yshqen ose vesh e math. Nuk e pres ket gje prej tij. Un vetem dua qe bile te pakten nje her ne jav ti mi mer e ti hek prej shpije sa un te mundem ta drejtoj shtepin. Se shembull, un e mar te voglin e fus ne gji, e vajza dy vjeqe qka nuk bon per ato 10 min. Psh. Mer luget hek prej fjoke, hek enet prej dollapit, hip mbi tavolin buke, don iren e murit ta mbrrij, mbi televizor, e qa osht ma e kecja cel sholen e wc dhe futet e tera ne te. E si thua shoqe ti nga tja mbaj une?!! Mandej kur osht dhe djali madh, rrehen ne mes vete, qa ka loder bin ne dhom dite, hekin rrobat prej dollapit!! Un e di se jan femij, po sikur te ishte dikush ketu ma ndryshe do ishte sigurisht kshtu sdo benin. Po sado qe un ju bertas keta sndalen. Sigurisht esht shum e veshtir se per pak se kisha bo te madhe. Hiq asgje sdua vetem se 1 her ne jav nja dy ose tre or te mi qesin nga shtepia, dikun ku edhe kra argetohen, edhe un jam ma e lir te drejtoj shtepin. Ket e dua se te mi ben burri mua punet e shtepis sma lejon ndergjegjeja, sepse ai sdin ku gjindet as edhe rubi per pluhera e le me. Po duhet te bejm gajjret pa tjeter, si kam then jam nena e tyre dhe asnje gje svuhet para tyre. Un e thash edhe dje dikun se pasi shkruva ketu po ndihem me e lehtuar edhe pse ne realitet qdo mbetet si ka qen. Se ndryshe kur i kisha dy me ni tesh si thojn i rritsha me ni lug u dhosha me honger, po tash un sa nisi diqka me be kta bertasin djali vogel tremet qohet nga gjumi e mandej qka? Se sa i kisha si ti dy edhe un si flutur kom qen po sish si dy si tre. Ndoshta te kish qen djali madh 6, qika 4 ndryshe hesapi ama kta 4 e te posht.
Dafina A A (8 vite më parë)
Gajret ditlie. Edhe une i kam dy femije, zgjohem para 6 me fal namazin, e percjell burrin per pune, i zgjoj femijet, i veshi e dergoj qiken ne qerdhe. Kthehem e ushqej djalin, bej punet, dreken, djali pastaj me flen. Kryej ato qe skam mujt. Ne 12, shtroj tavolinen, vjen burri, une shkoj me marr qiken. Sa kthehem me presin edhe 100pune tjera. I kryej sa te mundem, dal me femije. Pasi kthehem, i kthehna darkes. E laj hekuros deri sa te bij ne gjume nuk mpushon kemba. Une prej burrit skam as 1% ndihme. Kur vjen prej punes shtrihet si nje lehone. Por shuuuume rralle i nervozohem. Ja kam be me dije vetit se te gjithat me presin mua e ska kush me ndihmon. Une bile cuditem kur thojne burri mi vesh femijet e mi lan. Vallai skam rrene prej se kane lind nashta nja dy here patikat ju ka vesh. Se jo keshtu ne kuzhine kurre kurre sme ka ndihmu. Por une as vete se le me bo diqka. Se di, ju kam marr rendin puneve dhe i kryej qetesisht. Edhe ti send nuk perfiton me nervoze. Nese jeton veq me burre atehere qka te mundesh kryej e qka jo, lej per neser
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Lori24 jan 4 vjeq, 2 vjeq dhe tash me i vogli 3 muajsh. Lora beso doniher i bie ashty rrafsh, po beso veq gjys dite me shkon ashtu me rrok sikleti tana, sidomos kur kuzhina dhe banjoja sjan paster, un smuhem, smuj i shoh ashtu hiq. Oj fitore e po qa me bo. Lumja ti njo edhe te urt e un tre edhe secili ma i sikletavt se tjetri
Fitore S (8 vite më parë)
Hahah qe de tani thojm.krejt burrat jan nisoj do burra jan ma vyjm jasht se mrena ahahahha pak shaka ditila te ndihmoft zoti qaq di me than.un veq sa kam lind qe 3 muj po shyqyr um ka qellu djali i urt mashalla sesht ka nihet flen mir naten e diten ma.jo po ska dert masi nuk kan e um len mi ba punt mir esjt ahahh. Ja kam.nis me pritu me nia tjetrin nejse kur rsht koha se tash jo hhah veq se tham mos nuk ka me kan i urt si djali e qysh jam msu me kta dyti ku me dit ka mi ga babes ahhahha se i pari mu sipas familjarve qe po me thojn haah
Lora 8 (8 vite më parë)
Ditila hiq mos e streso veten e dashur, qaq sa munesh me ba ben qka nuk mundesh mos prit prej kerkujna as prej burrit, qaq ma shume qe ia ke nevojen dikujte qaq ma larg te rrin, i sha llah veq i ki mire ata rrusha e ti vet je shnosh se sikur nana qe i kqyr fmite mos te mbet merak hiq.
Ori Lori (8 vite më parë)
Ditila qfare moshe i ki fmit
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Neal hahaha shuj moj se dy si nin hiq, un sa isha shtatzane o zot thojsha a e qes ne drit najher qaq qe u pata lodh, thojsha a shlirona naj her, tash po thom lul koka kon qashtu hahaha. Ntm se me sy mbyll po shkruj.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Oj fitore me tabkallxu punen e pushimit edhe une hahahha euu be zot. Kena ble shpi qe njo 1 vjet e gjys edhe sju begeniske ngjyra jasht. Ee tan vera e gat qe ka qen edhe plus thujse 1 vjet perpara e ka dit diten e terminit kur e kam, shkoj 1 jav para se me shku ne spital e gjet ni njeri per me ly shpijen jasht. E aty sa puna tana dul. Dmth 1 jav para se me lind un u shkru smut+ 1 muj masanej i ka mar gjoja se un kom Lind e me mu gjind, ohh sa a ki ardh ti mem ninu qaq ky. Si dilke nebsabah deri ne aksham ne skele. Prej qateher ja mora inati thash ani mir ma bone edhe un ta kthej ty kur je m nxorr te lo ne lloq mos ta nin hiq. A per djalin e par dhe vajzen kur kan lind sun them qe jo, ateher u kon ndryshe. Po edhe qysh ta msojsh, u msu gjith une ne shpi tana pse jo.
My Sweeties (8 vite më parë)
Hahaha o buna jo se msohesh.
*** Buna *** (8 vite më parë)
Jaaaaa na qe po bomi me ka dy fmi per Zote prej tash jom tu rra nstres,prej tash mi keni shti pëpërdhajkat.... Njona e lodht tjetra e kput,ohh qka jam tu lexu,ma mir mos mi lexu hiq oj gra... :-(
Fitore S (8 vite më parë)
Un nuk mundem me ja humb mundin burrit tem kam lind me.operacion e ka marr 3 jav pushim nga puna. A ka la tesha a ka palu mengjes drek e dark ka ba ka fshi valla si ni nuse haha gjith mu dhimke se sisha msu ashtu dej djalin e nndrrojke pasha qato 3 jav ahahahaha.edhe tash me ndihmon por jo si perpara tash e di tan kohen smunet se edhe ky lodhet tan diten punon e po ka qef ma shum me lu me djal masi spe sheh tan diten kshtu qe as un fort nuk i tham bima kta a ata. Ditila e di e ke veshtir por kalon ishalla kjo faz une me nja e po lodhem shpesh se jo ti me 3 ishalla zoti te ndihmon e ti rrrit zoti ata fmi si esht me se miri
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Sa osht knaqsi te perkujdesesh per femi, normal edhe aw lodhje. Tash u rahatun kejt, besoni sun rri pa ta.O zot mos e le kon pa ta. Bofshi gjum te mire dhe flm gjithave. Qdo te mire.
(8 vite më parë)
mu burri vetem njiher e ka pastru shpin sdi ca e kish gjet dhe vet u cudita e ateher kam qen n pun edhe shtatzan a tani me djal kurr nuk m ka pyt a je lodh a po t lodh ky fmi mundoem me e kuptu deri diku se punon gjith naten e tani ka arrit puna vjen flen coet del mejher dhe kjo m pengon shum se me me djal vec 10 minuta sa e puth rrin a mka ndodh mka qajt djali shum ka ardh e ka perkun n dor ja e ka qit me kerr deri o qetsu po un me pushu pak vet si t coet djali e ndroj e ushqej e coj te lojnat ai lun un kthjellem vet e pi nji kafe e le t lodhet mir bile shpesh e zen gjumi rruges e flej bashk me te knaqem po ti zor se i paske 3 po bej durim
Eli Shala (8 vite më parë)
Ditlia shume mire ka thon Anika veq me te mir merr burrin se veq e ftof.. Mos harro se ne jetojm vetem. Burri jot e ka familje aty pak edhe burrat behen krenar ne sy te Nanes kish une si ndihmoj grujes... Mos me merr me stres po flejn spo flejn femija fjelejn kur te lodhe as a po hajn a jo sa kane nevoj hajn.Mundohu mos me stresu shume veten se edhe ma shume lodhesh ..
Anik. A (8 vite më parë)
Kadale nëna , se pari shyqyr paska disa qe i paskan burrat qe ju ndihmojn ,kjo osht nje perparsi shum e madhe per juve se jo gjithkush e ka fatin me pas burrin te kuptushem sepse ne shqiptaret si komb i kemi kogja do behane per kah tradita ( akoma shumica mendojn qe gruja duhet mi bo te gjitha e burri veq me nejt rat edhe me urdhëru) . Shyqyr per juve qe ju ndihmojne ne femije dhe ne pune te shtepise,por mos harroni se njerezit nuk jan te gjith njesoj.dikush esht ma pertac priton me la enë mi nimu grus,dikush mendon se këto pun jan veq per gra,dikush jeton me prind(vjehrri) dhe burrav ju vjen inati mi ndihmu grus nersy nanes e babes , e marrin si nenqmim mi ndihmu grus.ka turli rasti nuk bon me gjyku se psh ka burr qe ka jetu vet aj din me gatu me fshi me la ose Dikënd nana se ka lan me prek asnje pun me dor tu i than hajt djali jem mos u lodh se nana i bon krejt ti veq shtreju gjë qe nuk me pelqen mu hiq personalisht mi bo fmit si parazita.. besoj secila prej nesh kish pas qef me pas burrin tip te qet qe nuk priton met ndihmu rreth punve rreth femijeve qe gjithmone te thot Po per qdo gje .. por qka me bo nese burri nuk qellon ashtu ? .. Ditila une te keshilloj me bisedu qetë me burr mja shpjegu se je e lodhur e keputur nuk po mundesh mja arrit t gjitha punët mi kry vetëm ti pa ndihmen e askujt.I thu se ket familje e kemi kriju ne dy bashk dhe secili e ka per detyr dhe obligim mu kujdes per femije,mi vesh mi la mi ushqy .. plus ti ke lindur qe gati 3 muaj dhe muajt e pare jan shum te veshtire mu adaptu sidomos ti qe i ke 3 femije ke nevoje per pushim per gjum per qetësi .. i thu qe spo te rrihet vetem ne shtepi e mbyllur po ki qef me dal me burr me femije me shetit ..gjithmon foli burrit ne menyre te bute te qete sepse me bertima e ofendime nuk mundeni me arrit asgje.ti kujdesu per veten ushqeju mir mbaje veten .. keta muajt e par e ke veshtire por pastaj besom se i merr gjerat nen kontroll , besoj qe edhe burri ka met perkrah vetem bashkbisedoni ne menyre sa me te bute.. tregoji qe ke nevoje maksimale per të ne kete periudhe te veshtirë. Mfalni se e zgjata !
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Sa shum pasni shkruar. Flm nga te gjitha. Jo se ndoshta te gjith burrat jan njesoj. X lena po ndoshta un ne nje far menyre kerkova ndihm, por ne realitet e di se te gjith burrat sjan njesoj. Edhe un ndoshta me heret diku jam lavdru me burrin tim, sepse smun ta mohoj, kur don tet ndihmoj diqka, osht shum inperpiket. Po ndoshta su msu ti versulem kshtu me llafe e ndoshta per inati ben keshtu. Me thot se te ndihmon nona qka don ma shum?!! Un e falenderoj edhe per qat pak ndihm qe ma jep ajo se apet ma mir pak se hiq, po mon nana, hip nakt sa shkoj djalin me qu ne qerdhe, si te hy ne der as nje min shkon posht. Un duhet te merrem Me kta dyt. Nejse prap kur shkoj me mar kshtu, si te vimi shkon menjeger. Edhe doniher vie ne mremje per gjum, psh ajo ma kshyr te voglin e un bie me ata dyt mdhajt. Po ne kohen e fundit, thuj se hiq. Tash qiken e mesova vetem e fus ne krevat ja lshoj bebifonin dhe e le. E ze gjumi vet. E me djal te madh duhet ende mu mar. Psh te voglin pe fus ne gji ky sbon zo, e ai mandej flen per 10 min. Dhpesh kur vje veq i kom rahatu. E mi thon qfar bdihme esht kjo!!? Po shnosh. Un kam respejt per te smun tja bej bajat, por edhe nena ime punon plus kur vie ne shpi duhet darken ta bej, plus ka dy nuse ne shpi, qe jan tre femivte vllezerve, qe qdo nat duhet me u kujdes per gjum her te njerit vlla e her te tjetrit. Se ose qellojn ne pun ose dalin. E tash jam kam qu edhe jn nenes sime vizen neser ka me mar perfgjigjejen, shpresoj pozitiv, ama pse tu pas njerez ne shtepi te qohet nena prej ks e te vie mem ndihmu. Kjo osht kur kinnjerz edhe ske. Qka me bo shnosh.
Ori Lori (8 vite më parë)
Edhe un I kam dy fmi te vegjel njani 2 e tjetri 1,kan lodhje shum,,un kur vje burri prej pune thot jam lodh I them tan diten kisha me punu ma mire se me kalu tan diten me fmi,,ditila ti e pase dhe ma veshtir ,duro se rriten shpejt pastaj si te shkojn ne shkolle e qerdhe jemi me te lira,vjen ajo dite prejher
Lola 82 (8 vite më parë)
x lena une i kom tregu per kur jon kan te vegjel jo per tash se qikaq te mdhoj si kom ba mej qu drejt ne shkoll
Eli Shala (8 vite më parë)
Ditlia me fal se nuk kam mundesi krejt komentet ti lexoj vetem kete te parin qe ke shkrue..si nane e mir qe je na ke shkru shpesh kam deshir pak te shkruaj se kam mesafir..se pari tabletat qe ke pi ne shtatzani vazho piji se beba ta merr energji p.sh.Elevita pi vitamin d 3 pi vaj peshku me qe nuk han shume qe po thu humb dhe forca...sa i perket burrit ka shum burra ashtu... Burri jem punon 100%ne spital kaniher e thirrin per operacione edhe jasht orarit plus ka spitec te vetin...po burri jem tan naten e kshyr djalin kur lyp uje ose ne Wc me shku gjith me thot mos flej ti ka shtrati djalit se sun po bon gjum prej merakut tij. Kur eshte ai ne banes kurr nuk mirem me to e ndrron e pastron.Lune me to.Tash qe 5 muj nuk e kam pastru vet banesen me thot del ti me shoqe veq qite djalin jasht une fshi kur e ka ai te lir fshin,ose kur vjen ne 4 nga puna se punon me ndrrime.Po normal qe jam me ndihmon. Burrit duhet mi than me te mir mos u grind me to thuj shkrut oj zemer keta femi jane edhe tut nuk po mundem jam lodh,e di qe ti punon po edhe une po punoj veq pare qe spo marr.
Lola 82 (8 vite më parë)
tuana e kom pas qiken e shtir nje vit ka kajt naten dojke pik te nates dojke me lu me ta. u qojke burri ja dhezke driten lujke me ta i thojsha ma mos e mso nasht thojke beso 5 muj e kena perkun naten her une her ky jom kan liksht o zot po nvaret prej njerzve ky i jemi qa ka men e lan per fmi sidomos per qik edhe tash qe jon rrit fmija lypin naten jo me dal ne wc jo me pi uj e ka gjumin e let burri qohet ju jep i qet ne wc
Tuana&erina&rejan . (8 vite më parë)
Lola 82 un kur smujsha mu qu hiq veq per nevoja te mia e burri i bike fshis baneses e tash qe jon forcu po qohna vet e ma bojke edhe punt e shpis edhe me shku npun midisi me dhimke tuj mshu fshis thash eeee un kur shkojsha ne pun kur visha me bo buken tu nga e tu fshi mu sum dhem midisi hiq. O shkutt edhe shqip sta besojn pa e provu vet.
(8 vite më parë)
Lola zoj ti mos u krahaso me ditilen 2 femi njerin ne shkoll e njerin ne qerdhe.ske tjeter pun tjetwr kush po u kujdeska per ato.e kjo 3 femi te vegjel te gjith nder mbikqyrjen e saj.nuk u bera avokate e askujt sikur ti ashtu edhe un shpreha mendimin tim.cdo te mir
Tuana&erina&rejan . (8 vite më parë)
Ditila nvaret edhe ku punon burri yt se i kan do shoqe te miat burrat ju punojn ndertimtari tregojn qe kur vin prej pune te kput qe veq dush bojn thojn qe nganjeher as buk prej lodhtit smujn me honger e le mu qu mu marr me femi qe svjen shprehje e kur te kan pushim dojn veq me pushu se e nin trupin. E normal atyne sju doket sen veq mrena thojn me femi u knaqt.
Lola 82 (8 vite më parë)
se edhe une kom dy fmi njanin ne shkoll tjetrin ne qerdhe i qoj shkoj punoj vi e boj buken shkoj i marr fmine edhe une si burri gjith diten ne kam kta i bajn 10 or pune na 24 or
My Sweeties (8 vite më parë)
Gjith burrat njelloj jan vec ftyren kan ndryshe hahaha. Kshu thot burri jem per grat por nuk e shohin veten hic hahaha punt tona badihava ju doken.
Lola 82 (8 vite më parë)
x lena mos u bo avokate pat kerku kjo ka ba pytje edhe qe spoj ndihmon burri nirmal qe qare skish pas pam ndihmu se kjo prej nanes se vet si ka pru
Mmije R (8 vite më parë)
po po vlora cdo gje ok esh edhe un ju pergjigja po ajo lyp ndim na ju lavdrum as gje se mbeshtetem na tregum per neve per at kurxha
Vlora . (8 vite më parë)
Qdo kush e jep e jep mendimin e vet pyetja esht e ditiles dhe asaj ju pergjigja jo tjeter kujt. ..
Mmije R (8 vite më parë)
edhe un pajtona me x lena dhe lorin
Lori N (8 vite më parë)
Lena po pajtohna me ty ngase ashtu esht asnje burr sesht njesoj e ditiles i vyn shummm ndihma po qe burrin se ka qe i ndihmon qka me booo edhe un isha bo nervoz e bohna shpesh po masi skam probleme tjera ma te mdhaja pajtohna e lo te qet ...ditila e ka zor deri sa te rriten pak fmija po edge burri punon per to e per qata fmi kshtu qe duhet pak me lshu njoni pe hahaaaa ju pershendes.
(8 vite më parë)
Amra ditila tregoj per gjendjen emocionale edhe fizike se si esht tu u ndi per momentin.edhe ne si nana gjitha e kemi kalu ket faz kur sna rahatohen femit.ajo e qajti hallin e vet.e ne si nana duhet mu mundu mi ndihmu me tjera fjal e jo si disa konente qe i lexova me merzit me shum.
(8 vite më parë)
Hahahhaha lena tash me nis me kqyr ashtu, mos me na interesu as per burrin e ditilas praa... ama kjo tregoj per vete, na tregum per vete, se normal kerkuj smujsh mi ndihmu kerqysh, ama me ndrru kishe pak llaf e me dhan naj mendim ;))
(8 vite më parë)
Jo po sesht fer se kerkush sesht tu ju pyt per burrat e juv.nese keni mundesi mi ndihmu me nje fjal me ja hjek ket stres e merzi ndihmoni.e mos u livdonu se fundi askujt ske tu i interesu per burrat e juv a ju ndihmojn a jo.hajde gjunu tash si te trenta ju mirpres.
Lori N (8 vite më parë)
Ditila un me dy edhe nganjeher qashtu po ndihna spo kom koh per veti per asgjee hiqqqq ....po isha llah jon fmija shnosh se bohet mir po rriten shpejt , sa vjet diferenc i ke femijet se paska shum komente e spo kam koh mi lexu...burrit mos ja nxi shum per tmadhe se edhe kta po punojn ton javen e qat vikend dojn me pushu por prap se arsyetoj ngase duhet me na ndihmu edhe ata po qka me bo bohet mir veq shnosh.
Vlora . (8 vite më parë)
X lena ty te kemi avokate vetem ruaju se po te fshihen komentet si ma heret..Qa shkruj ty mos te intereson apo ke probleme me jeten tande e dashur askush ste ka faj...Kalo bukur se nuk ishe mir ti te kan vrejt gjithe nenat..Ditila me fal ...
(8 vite më parë)
X lena tash te pelqen e stë pelqen ski nevoj mu ndal duhesh me ecë me konentin tënd. Krejt jemi me fmij e tvetme. Ditila e paska vjerren ama qe si ndihmon ajo skem qka me ba. Edhe unë jam me 3 fmij 5 vjeç 3 vjeç edhe 5 muajshe. Ama po duhet mja dal dyqysh. Sbesoj se e patë najkush per mu fryyy qe burri jem i miriii, ama edhe qka e ka 1 burr 1 tmir sban mja humb..
*** Buna *** (8 vite më parë)
Oj Ditila e di qe e ke veshtir i ke shum shpesh e hala stu kan hjek prej dore qata te doket ma rand,oj e dashur krejt burrat jan njejt mer njonin perplas mbi tjetrin,nditen e sod shtir mi rrit fmit tybe se jan ma te levizshem,hajt motra jem lej punt e shpis qka te mrish mir qka smunesh lej,edhe me rrit fmi edhe me majt paqt smunesh valla vec mu qa,hajt zemer te rriten fmija tani laj fshi e knaqu,primare ti kemi shendosh fmijen tjerat shkojn e vijn.Hajt qyqe mos bo mo boll i ke 3 sa per ni dynja,un shpesh e mendoj edhe qeto edhe smendoj e mbylli kapitullin me dy.
Ina 86 (8 vite më parë)
Lena po lexoji te gjithe je qe je,mbase te pelqen ndonje,,,,dicka eshte sigurt ama qe ska nevoje Ditila me i justifiku ti burrin e saj qe i lodhet shume pfff dhe rri ca bej pyetje me debatet ,,,sorry Ditile :*
(8 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Flm shum gjithave, e dija se do gjej mbeshtetje tek ju, po ndihem disi me e lehtuar edhe pse gjithqka njejt. Duhet te durojm. Me par ka qen shum familjar, me ndihmonte rreth punve, rreth femive, po tash kur kam nevoj ai sosht kerkun. E di se do ja dal edhe ksaj here, sepse askush nuk osht tranu me rritje te femijve, ama seriozisht skam besuar se do jet kaq e veshtir. Un edhe gjat shtatzanis kam qen pak e traumatizuar sepse e kisha me komplikim, sdija si do lind ky femij. Thoja o zot veq te me lind shnosh e mir sdua theter. Deri momentin qe ka lind veq un e di sa kam me duar e vuajtur, por u mbeshteta ne zot. Ama tash flm lindi shnosh e mir ama qa ti boj hallit se sun ja dal. Nje dit i thash sa jan te mit jan edhe tut.qa ki kshtu. Edhe un kim stres thot, edhe ti me jep boll. Un slypi moj nena diqka veqant dynjajs vetem qe pak me prindror te jet. Po shnosh kush i mer vesh burrat. Mami nitit: djali i madh 4, qika ne janar 2 i bon, e ky i vigli edhe dy jav 3 muj. Eh po me thoshte mami moj ruju po ky thoshte un sdu mjete mbrojtse me gru e qe me hek une hahahaha. Tash kismet e blehta spiralen nashta neser pe vendoj. Bile njo 5 vjet sdu niher.
(8 vite më parë)
Edhe mua burri me ndihmon shum jo veq me djal po edhe ne pun te shpis po me bertim e me perlamje nuk ec kurgja edhe aj lodhet burri jem punon perstepermi un e kam veq ni djal spo guxoj mu anku hahaha kur mbahen ma shum mos vet per mu sa i ki me diferenc femijet ditila sh
Vlora . (8 vite më parë)
Valla boll po quditna mw kta burra qe sju ndihmojn ne fmij e fmija edhw tyre jan qka ju duhet Kur gruja smuhet e bjen depresion nga stresi katastrof po mu dhimbsesh ditila. ..une per vete si kam fmijn afer mw vjet shyqyr Kur djali I madh me ka dal nga dora kam lind qiken qe me ka ardh shum leht po edHe burri im merret teper me fmijt punon nga ora 7 mengjes deri 18 por si te vjen kurr nuk nalet ose te thot jam lodh por luan dhe merret me ta deri te bijn ne gjum po ashtu vikendeve qdo her zgjohet me fmij edhe une flej deri sa dua vet ..edhe I qet shum neper lodra Kur te ka kohe normal ..jam me fat per ket pjes sepse ktu se kam askned afer qe bile 1 or me ti hjek nga dora ..edhe te shoqet Kur shkoj shkoj vetun fmij ja la burrit du te qetsohem kaniher psiqikisht. ..shyqyr qe I kemi e ishalla jan shnosh gjitha kalohen. .
Mmije R (8 vite më parë)
forca ditila gajret e dashur tash je dhe si nje lloj depresi se sun i mbrin punt e elodhet sa dush buri im ska as vikend as kurni dit pushim po mbas darke e mbajke pak djalin me bo naj pun aty ktu do kaloj do ja dalish
Ina 86 (8 vite më parë)
Haha Ditila e sheh sa mire,opa doli nje dite ndryshe ;) dhe burri im punon shume ka raste 8me8 se kemi zyre kontabiliteti te dy,e une me vajzen gjithe kohes se ndihmoj dot per punet as ai mua ne shpi,ama te shtune te diele ja marr shpirtin :p do dalim me se sben ose ne shpi po do jemi bashke
Kenza Ime (8 vite më parë)
ditila edhe une e kam kete lodhje..une i kam dy edhe mezi po ia dale se jam jashte nuk e kam aske te me nd8hmoj as per 30 min me pas ndonje nevoje ose urgjence.....mirepo burri me ndihmon shume...edhe pse punon lodhet..kur vjen e shtron buken..e hjek tavolinen..mereet me njerin ai me tjetrin une...ai e ndrron njeren une tjetren..edhe vikendeve i qesim femijet...mendoj qe duhet te flasesh me burrin me seriozisht lidhur me kete sepse pa ndihemn e qskujt me tre eshte e tepert...a beson dje isha te dr sepse shumw lodhje dhe marramwndje po kam..tha krejt nga lodhja e ke dhe me sugjeroj te beje analiza....une te kuptoj plotesisht...por kjo situate nuk do jete gjihmone..cdo dite qe shkon femijet rriten...nuk je e vetmja..gjitha kalojme neper kete situate
**mah-babies* * (8 vite më parë)
Ooo ditila na qoft neve all-ahu sabrin se npaqim ymyt ne ta shkojm dam...
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Oj lola ja mir e ki se ky qohet ne 6:30 shkon ne pun. Aty punon deri 17:30 mandej privat punon deri 22-23 te nates. Ket privat se ka te obligushme po paret e shishme. E nejse ky vje pi pune ka mundsi me hy mu la pagajle, me honger dark pa pengesa edhe plus flen me djalin e madh qe ska nevoj me ju prish gjumi hic gjat nates. E un zgjohem shpesh para ores 6 mengjes, e bie ne gjum 1-2 or pas atij paramendo ? Edhe plus ai don te flej me gjat vikendit kejt okei, e dy or ne ditje te mi hek dy te mdhajt sbohet nomi.
Lola 82 (8 vite më parë)
mami i nitit qetu sjom me ty se kjo veq per veti si ka ba se as burrat nuk lodhen sa na gjith diten pune te shpis fmija buka ka mej kqyr si sa une qare ska burri jem se une prej nanes tem si kom pru
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Gm me fal hahahs se mendova hic. Mos u prek barem dikun. Mani nitit hahaha sa kollaj ti me njo po fol. Un burrin e dua shum dhe ai mua e di, ama un i thash dje deri sot asniher skam kerku ndihm nga ti, e tash me nevojitesh me shumm se kurr dhe she ne gjendje hiq mem kuptu, po perkundrazi veq sa me jep stres shum. Un gjithmon duhet Me kuptu at, e mua kush? As dhe djali im, doniher thot kur i bertas e un e du vec babin ty hiq. E ku ka ma kec.
Linda Lea (8 vite më parë)
Ket tem e patem bash dje me burrin tim. I thash duhesh me marr pushim kur te lindi tha po marr 1 jav thash e qka me bo me at jav more nqofse lindi un prap me operim nje jav me shkon ne spital e si te kthena po ta merr mendja qe muj i rri vajzes mrapa a plus beba vogel. I thash ke harru qysh jam kon mas lindjes vajzes deri e morra veten plus qe skam pas beb tjeter dhe vajzen e kam pas te urt. Aiiii kqyrim tha hahaha po du me thon burrave sju bohet shum dert sa i perket punve te shpis bon qka munesh ushqehu mir pervete edhe femijet e bebit vogel mos ja ndaj gjiun se ki me i qit pun edhe me shum vetit. Merr vitamina pervete edhe nqofse ke shum gjakderdhje shpesh shko te mjeku se po kalon anemi. Ishalla ta lehteson zoti se fshtir me tre e ki deri te rriten pak
(8 vite më parë)
Ditila pse e permene mc donalds bre hahah ma shtove apettiin
(8 vite më parë)
Oj e dashur mos u hidhero me burrin se edhe aj lodhet nuk esht puna femijet por hormonet deri sa te qetesohet trupi pak na po ankohemi e sot jan kushtet shum te mira per mi rrit femijet qa kan hek ateher mi rrit edhe plus ka 8-9 i kan pas plus arat e fusht o zot veq mi mendu tmerr do kaloj kjo periudh do mesohesh mos u bej merak
Vjollca Krasniqi (8 vite më parë)
Ditlia ti kesh me jet femijet,edhe une kam tre dhe pres te katertin por i kam then burrit bashk po i bejm bashk do ti kqyrim po shyqyr ky me ndihmon shum i vesh I lan nganjeher i ndrron e tani un ligsht po jam,aj shpesh ushqimin e bjen hazer ju ndreq venat per gjum e shum shum me ndihmon, e ti zemer bisedo njeher mir me burrin dhe thuaj se Sben kshtu esht gjynah edhe aj ka hak ndaj fmive plus ndaj teje,Zoti ta lehtesofte po rriten dhe knaqesh me ta
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Ph nesa me fal shum zemer e fshiva kishe like pp ta boj, sdi qa bej me.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Po un e qoj te madhin ne kopsht po kot, kur vi djalin e vogel me rahatu qiken me ushqy e me qit ne gjum, sa du ni jafe ta bej e shif ora 12 duhet te shkoj ta marr e qka pushoa a qka bona sen hiq hahha
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Hahahaha ina shiqo dje dolem per te ble harq. I kishim dy te mdhejt me vete. I vogli me vjerren mbeti. E ku kan deshir femia sot te dalin me ble harq?!! Edhe si shkonte goja burrit te thonte ajt bile ne mc donals ti qonte. Nejse u ndal burri per benzin ti qes kerrit dhali filloi te qaj du me ty dal jasht tha babi, ai tha jo rri ne vetur. Kur shkoi per pages thash shpat thuj mc donals du me shku ahahahh. Ai si hypi ne kerr djal un du mc donals babi, ai hop me kshyr mu e kush i tha tha ktij me shku atje? Thash ky don vet qa me kshyr mu hahahaj, edhe shkum u knaqen fmia ne lodra se jo qe han diqka, valla u qu pak ma fmive per sy e faqe edhe me tha qu shifi ti se mu me dhem guni. Thash valla njet se kam un a gjitheher duna a!!! Pse veq un? Thash duhet te shkoj wc me rhedh gjaku si lum ty ste intereson. Edhe thash ata bile niher ne jav e duan babin e jo mamin gjith.
Ina 86 (8 vite më parë)
Hajt o Ditile se qejfet ua ben sa te rriten dhe pak e kenaqen me nj-tj vec plotesoju te domosdoshmet ,,,dhe te pakten djalin mesoje mos ti ndahet te atit ti kerkoje atij te luaje :D
(8 vite më parë)
Ditila mvjen keq shum, shko te familja pak ndoshta mun pushon. Nana jem kunaten sen nuk elen me ba veq qka don edhe pse veq 1 djal te urt eka Por paska gjithqka zoti te ndihmoft Une me mensi meta per her par :)) se a mrrij mi ba 3 shendosh
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Flm nena shum. Deri tani jam mundu dhe asnje ze se kam qit. ama dyqysh vjerra posht ter diten veq rat rrin e un shkyju e kaj qe sun po ju dal zot, kjo spom doket fer. Gm un e ceka qysh ne fillim se flm zotit jan shendosh. Te themi shendosh, sepse djalin e madh se kam bash kejt mir. Megjithse njeher luan e kcen nuk pushon asnjehet, por te pakten mjeket thon se mir osht. Qdo gje qe e bej e bej vetem per ta. Ket gje qdo nen e ben. Pershkak te femijve mbeta pa shkuar te familja ime, e le me gjerat e tjera. Ajo qe me bren me se shumti eshte qe nuk po mundem me jav be kejta qefet secilit, kjo esht, se shembull, djali don un te luaj me te, vajza shpesh me thot hopa e un sun e marr se e kam djalin e vogel ne gji, mandej i vogli doniher qan me shum se un jam duke i ushqy femit, e bona jav nderpreva me sma qelin gojen. Etj. Po zit rujna pi te kqiav qaq.
Lorna Emel (8 vite më parë)
Ditila bej durim e dashur.. kjo eshte sakrifica nenes.. e me beso pervec teje askush nuk mund te kujdeset me mire per femijet.. ti ndjehesh e lodhur se pari nga pagjumesia plus fakti qe nuk ushqehesh sic duhet bebin e ke me gji e krejt lengjet e trupit ti mer ty .. nese ske kohe te hash sic duhet mer vitamina te pakten mos te kalosh ne anemi dhe nga gjakderdhja beji kujdes vetes qe tkesh force per kalamajt.. ca te besh duhet me duru..po lodhem une me nje e jo me ti me tre. burrat krejt njesoj jane mos prit te ndihmoje shyqyr puno te pakten se ka nga ato qe as ne pune nuk shkojne e jan dembela.. nje pyetje kam une dy femijet e tjere i ke te vegjel shume se mbase mund edhe ti cosh ne ndonje kopesht per femije..qe dhe ti te jesh me e lire..
Tuana&erina&rejan . (8 vite më parë)
Ditila ishalla tte ndihmon zoti e edashur shtir shum se at her i kan pas ka 5-6 femi e skan hjek qishtu. Vjerra ime thoshte 10 femi i kom pas veq tybe skom hjek si ju me 2-3 thmi shum te parahatum veq qe po i kan tona te mirat. Burri duhet me te ndihmu valla se nime stres pot rrok kaniher. Veq ditile lej pak punt e shtepis si anash se kto kurr spo kryhen gjith diten nkam me nejt mo me femi pe sho vet sa te pastroj sallonin hi kuzhin kur kthena apet korrsh. Ajt mshoj rrafshit kaniher mos e smuj veten.
Rina Tina (8 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Lora ° (8 vite më parë)
Ditile jo aspak nuk lun rol ajo , te kisha than qysh neser shko ne aok e tregoju qysh e ke gjendjen patjeter qe kan me te ndihmu se nanat qe kan tre e me shume femije e kan njeperkrahje.
(8 vite më parë)
Oj e dashur bonu e fort e mos lejo me ra ne depresion, se ta besoj shum zor sidomos deri tkfjellet pak beba. Me dy fmi edhe vet jam kan kshtu se djali i parahatushem e ti me tre edhe ma zor. E sa per burr valla motra jem shumica jan qashtu. Edhe burri jem u kan qashtu nfillim si me ra ata ne depresion e jo na me fmi e me gajle ma tmadhe se ata. Edhe na 7 jav her ni dhom theter her nja tjeter qdo nat skena mujt me bo rahat, ata punojn shum e qat vikend dojn me qetsu kryt fmia ju bojn zhurum po tash pse po bojn fmi kur smujn me i duru, rri me nja pra edhe mos e lodh kryt, e knej kan qef me bo ni ekip te futbollit se vet spo lodhen. Zoti te ndihmoft e dashur e te jept fuqi me e kalu, me pas qen afer teje me deshir te kisha ndihmu si motres tem.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Valla be gra shtir shum, po qajo oj genta, sa isha ne spital me lind, ma bente burri mbeti me kta dy te mdhajt, hajde ma shprjt se marum, paramendo ishin edhe ky edhe vjerra, 4 dit sun bonen durim, valla u detyrova me lshu 1 dit ma heret spitalin me ardh ne shpi se mi dhimshin, thoshin jo kan temperatur fmia, jo kolli, jo barku, jep femive sirupa, nje dit thash a jeni tu i mat temp a veq po supizoni ka qika temp., ai huti jem jo jn sdi nona qa ka bo, i thash vjerres aman matja temp niher tani jepi sirup kur ja ka mat tenp qikes, 37.4 ska qika temp hiq kesh tu u tranu, tani djalit sirup te kollit pa nevoj e pa mas tu i dhin, jo u qova nit perpara erdha ne shpi. E per qet haushilfe bash ka me kshyr se edhe kunata me ka thon diqka, po burri jo more qdarti ska nevoj thojke. A ka doni rol aty shembull, rroga e burrit aty?
(8 vite më parë)
Kta burrat presin niher mju ra gruja ne depresion, e kur tju bin krejt gajlet tona ne krye e fmija e sdin ka ja majn, qater ju bjen ne mend. Ditila krejt jan pak a shumë qashtu, po mos i jep vetes stres se i ban vetes keq. E di se ke nevoj me pushu, me marr energji, po me kalimin e kohës ja merr doren, veq lshoje rrafsh, se krejt ky stres na smujti sun po vim ne vete mandej :))
Lora ° (8 vite më parë)
Jeta Rina nuk ka lidhje se ate leter mundet me marre me pas te gjinekologu ose te mjeku u shpise. Kjo mundet me shku me marre nje Antrag edhe me iu tregu si e ka gjendjen aty shkrun se çfare dokumente duhet me i bashkangjite dmth edhe ate dokument qe thua ti.
Ina 86 (8 vite më parë)
Ditila prsh,,,e para njehere as mos mendo ti heqesh gjirin djalit se pervec te mirat qe dihen imagjino te fillosh me biberonat ti besh gati,nga te sillesh ha se ti harxhon sh energji,,,,per te tjerat beje rrafsh se kaluese,,,burrit hic mos i fol e mos i kerko ndihme se me keq do beje ,ne kete pike pothuaj njesoj jane burrat \"cben gjithe diten\" thone,bej ndonne gjelle po munde laji nderroji kaq,,,
Jeta Rina (8 vite më parë)
Mu Aok ma ka pagu nje haushilfe kur i kam lind binjaket ama une e kam nje leter prej frauenarzt para se me lind tani kam shku ne aok me ba kontraten pa leter prej mjekut nuk te ndimojn
Jeta Rina (8 vite më parë)
Ditila ket periudh e kam kalu edhe une kur i kam pas vajza 2 e vjet e 4 muj um kan lind edhe dy binjak me tre femij shum veshtir eshte nese nuk te ndimon dikush mir te ka than Lora kshyr nese mundesh me marr nje haushilfe
Lora ° (8 vite më parë)
Ditile pershendetje, te kuptoj shume se ke lodhje te madhe, edhe ende se ke marre veten pas lindjes e me gjithe keto obligime, te kisha keshillu me shku ne AOK nese je e sigurume aty edhe jam e bindur qe kan me ndihmu diçka ne kete drejtim. Mundohu te pakten me hanger mire edhe merr vitamina gjithqysh, e sa per burra shumica jane keshtu kend ta degjojsh ankohet ne kete drejtim. Gjithe te mirat.
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Oh dije, sdi edhe mami me thot, kaluese osht duro, kejt kemi qen keshtu, por duhet durim. Un ni dit i thash, e qa dot mbash men ti kur te rriten femija, kur ti fillon mu plak, rrin me teper ne shtepi ateher don ti kesh nashta afer femit, po ateher ata srrin me ty, e dojn shoqrin e vet, dmth i lyp po si gjen. Jo un prap se prap jam nene se kam qare, si thuhet murin me gjoks orovojm ta shtyjm per femi. Sa i kisha veq dy skesh tu i ni ama tash pak ma veshtir. Edhe ky punon teper, kejt i themi mos puno kaq shum, mendo se ki familje ne shtepi, ju duhesh tash me shum se kurr, por jo, sdi. Hajr ishall a
Lola 82 (8 vite më parë)
e dashur ti mundohu me hanger se pa hanger st vjen qumshti edhe prej shtresi te hup te kisha kshillu mos e hjek prej gjini veq nese nuk ki se shum zor ki me pas me shisha se une djalin e kom rrit me shish po shum zor ish sidomos per naten qu ha buk shtrengohesht siq te ka than edhe dije
Nena Dije (8 vite më parë)
Ushqeu me mir per forc un kam pas marr tableta se vertet eshte lodhje te besoj
Nena Dije (8 vite më parë)
Ditila moter aahtu kam qen un kur linda femin e 4 burri shum punonte veq ni diele shpi me ndihmonte pak por tjera dit qashtu qysh po thua ti do kalo kjo periudh ben durim dhe pak e djalit asesi mos ja largo gjirin perveq se bebes i ben mir edhe per ty eshte nje lloj relax gjidhenja.te keshilloj merri gjerat me gjer punt tjera lej merru me fmi me veten se do pendohesh kur t rriten dhe falendero Zotin se jan shenosh e mir pa te meta.nga stresi per ate ke edhe gjakderdhje me shum mundohu te degjosh ligjereta si te jemi te lumtur .
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Jo moj lola ska qen kshtu vertet, me habit fakti pse u be i till, boll pi kam 100 mu gajle, ani me bren ndergjegjeja qe sun i rri i gatu hiq tash, ai veq sillet, po so problem ky, se bash bash ska ku shkon, po frigohem, mos doniher lodhem teper e bie, e kush i shef femit tani. Kendej si ky si vjerra, kembngulin ta mbaj be gji djalin, e u thash ni dit ku ta mar ter at fuqi. Ta mbash femin ne gji sot osht lluksusz vet mjejja e femive u qudit kur inkam then se e km me gji.
Lola 82 (8 vite më parë)
mua shum me ndihmon tash jon rrit fmija veq edhe tash ne vikend i merr i qet fmine une pastroj banesen tesha se valla shtir vet une jetoj jasht skom tjeter perkrahje se edhe vet punoj tani ne vikend po duhet banesen tesha me la me hekuros po mos u rrok me ta po met mir tregoj qe spo munesh se met keq sun e qet ne kry
Sh-r-g . (8 vite më parë)
Lola sdi qa u bo, vertet kam mendu qe me ofron me teper ndihm, por u zhgenjeva keq. A ndoshta osht kjo periudh kaq e veshtir, ama un sa gzohem them po vie vikendi, mi marin pak femit mi hekin nga dora, por jo un ka koh kur sdi te dalloj vikendin nga ditet normale te javes. O zot mi ruaj femit, sepse per ta po mundohem, ama bash as gjys ore hiq mos mu kon ne gje dje me ja kushtu fmive, kjo sosht normale. Edhe un po lodhem, si robot jom bo, sdi si bie, sdi si qohem, as edhe lehone kur kam qen, skam Pas mundsi me pushu as 10 min, e le me tash te me jep pushim dikush. Ai e menson veq veten, sdon nervat ti prish hiq.
Lola 82 (8 vite më parë)
ditila me vjen keq e dashur po mundohu qe kur te flejn fmija flej edhe ti lej punt e shpis do buk edhe pusho shum keq per burrin ton edhe burri jem punon veq te dillen e ka pushim e kom pas qike e shtir tan diten flejke tan naten su rahatojke nje vit keshtu e kom pas veq beso qe une flejsha 3 or burri rrike me qik qut une u qojsha ky flejke edhe gjith ne 6 ora qohet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?