Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me çfarë ta ushqej djalin 5 muajsh nëna?

Pershendetje nena, e kam djalin 5 muajsh, dje mi ka bere e tash deshta tja filloj ti jap me hanger po nuk po di cka, dikush me ka thene ti jap oriz te bluar te hippit, cfare mendoni ju nese mundeni me me tregu? Flm shume nga ju.

Ala (12 vite më parë)
Eda 1 (12 vite më parë)
Lousie karrota mund te perzihet me peme dhe perime, dhe nese bebit i pelqen mund te vazhdosh nuk dmth qe nese preferohet nga 10 bebe ose cfare shkruan ne receta t'i pelqej secilit femije, shija e secilit ndryshon, psh djali im nuk i do ushqimet e hipp. Cdo te mire.
(12 vite më parë)
Karrotes i nevojiten 15 minuta, ndersa molles vetem 5, une nuk i miksoj peme dhe perime, si dhe as nuk kam degjuar apo lexuar, une e ushqej me receta nga librat, si dhe nga recetat qe me kane ardhur me steamer dhe blender. E ne baze te atyre recetave bej dhe kombinime vet Mund te lexosh dy receta qe i kam perdore une te nje pyetje pak me larte se e jotja, per me oergaditur vet ushqimin e bebes
Eda 1 (12 vite më parë)
Karrotat i pren ne pjese te rrumbullakta, mollen e qeron dhe e pren ne kube, i zien diku 5 minuta dhe pastaj i ben me blender, molla e pjekur eshte me e forte dhe mbesin cope cope, keshtu qe zieja. Peace.
Ala (12 vite më parë)
E karrotat e keto tjerat psh mollen e ato a duhet ti ziej a ti pjek apo cfare?
(12 vite më parë)
Une kam filluar me karrota, kam vazhduar me molle, me banane, avokado, brokoli, patate, kungull, ne fillim te pastra, pastaj duke i kombinuar, dikur kam fillu me kombinu edhe me mish 3 here ne jave, gjithmone me shume perime, me pak peme, perimet me nga pak vaj Eshte procedure we kerkon kohe, si oer nenen, ashtu edhe per beben, gjithashtu nevojitet durimi, lojera per ta hapur beba gojen me shume, per me be ushqimin ma atraktive. Ketu kishte mjaft receta, mirepo fillimi eshte vetem nga pak, sa me i mesu shijet e ndryshme
ERza (12 vite më parë)
Mua me ka thene mjekja e vajzes me fillu me karrota, ne dreke, ne fillim 3 luge, mandej vazhdon me qumesht deri te ngopet, cdo dite shkon tu ja shtu nga pak. Eshte e rendesishme karrotave me ja qit pakez vaj, per mos me pas beba probleme me jashteqitje. Mandej shkon duke i kombinu, ke receta te mjaftueshme ne kete faqe, ose faqe tjera, por rendesi ka me fillu me perime. Mas dy tri jave eshte mire me i dhane edhe mish, 3 here ne jave, ne nje racion 1/3 mish, 2/3 perime, per shkak te hekurit, mos me u be femija anemik. Mishi pa dhjame. Per te mesuar beben me ushqy, duhet kohe edhe durim. Beba ime eshte 7 muajshe, nje dite ha, nje dite nuk ha, tani ka edhe probleme me dhembet.
Eda 1 (12 vite më parë)
Pershendetje Ana, djali im neser i ben 9 muaj dhe peshon 11.5 kg, deri ne muajin e 8 e kam ushqyer me ushqime organike sic jane banane, spinaq, molle, karrote, dardhe, patate,etj. Te gjitha te bera me blender, ushqimet e HIPP-it nuk i kane pelqyer aspak, prandaj te gjitha ja kam pergatite vet, kete e preferojne edhe pediatrat. Ne fillim perdori banane, pastaj molle, tani i bashkon mollen me banane, pastaj karrote, tani i bashkon molle banane dhe karrote, e keshtu me radhe. Cdo te mire dhe suksese.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?