Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth spermatogramit
Pershendetje nena,burri ka termin te enjten per me ba analizen e spermatogramit ama nuk i kan than kurgjo qe me ba ne shpi e me qu,i kan than qe veq me shku aty kurgjo ma shume.Kom degju qe aty leshojn video porno per me lan spermen aty ama per fen islame osht haram e po osht shume dyshim a me shku a jo,a kishi mujt mem tregu nese burrat e juj e kan ba qysh u kan,pak pytje palidhje po me duhet patjeter me dite.
(9 vite më parë)
Anik. A (9 vite më parë)
Mfalni nëna e gra , veq mu pom duket palidhje mju lshu porno ose mju qit foto t femrav nudo.. ma mir mju than merre grun me veti aty n klinik mrenda se nuk osht marre me hi me gru .. ma mir me gru sesa me kqyr maskarallëk.. Sara mfal ku jeton ?
Lale K Memedi (9 vite më parë)
Sara un po flas per tetove e ka be burri mostren e kam dergu prej shpi brenda 10 min edhe deri sa te arijsh te laboratori duhet me e rujt ne temperatur trupore edhe i.ka dal ne regull edhe kete here duam ti bejme nga fillimi dhe perseri njejt do veprojme ishalla shkon cdo gje mire...
(9 vite më parë)
Faleminderi nena per pergjigjet.
(9 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Luna Luna (9 vite më parë)
Aii te lutem me nis e me kqyr shum gjera behen dhe njeriu me dije e padije hin ne gjynah.Jupo besoj qe sjeni duke e dhuruar spermen si donator por si test.Ne qoftese se nuk deshironi ta dini arsyen se a eshte tek burri gjithqka ne rregull bane qe se keni me patjeter mos e bej fare.Lereni pritni deri kur te shkrun zoti. 4 dit perpara sban me pas mardhenje per me qen ma sigurt...
Alea Morina (9 vite më parë)
Ok per mu nuk eshte tem palidhje por eshte shume e ndjeshme ... kur burri ka marr mostren prej shpies e ka dergu ne laboratore private vonojke rreth 15-20 min dhe levizshmeria i dile shume e dobet... ndersa kur mostra mirret direkt nga spitali privat te qesin porno per me mujt me marr mostren por eshte ketu kosov e lejushme edhe gruja me hy me te ne cliniken amerikane beharit keshtu ndersa ne shkup ne nje klinik burrit i leshun video porno dhe mu nuk me lan me hy fiks nje ore u vonu deri sa ka kry se eshte shume e veshtire kur din qe te pret nje person jasht per te marr mostren... mu me eshte dhimsur shum burri keto raste amo qoftse don me dal rezultati real ai duhet te beje ne bahchwgji ose spitale private jo laboratore dhe mostra duhet spital te mirret menjeher te dergohet per punim per ndryshe qoftse qon prej shpies ne laborator i shkrun edhe ne leter psh qe mostra u marr prej shpie veq dije qe burrit tim laboratore i qitke 30% levizshmeri e ne spital qe eshte marr mostra direkt 80% llogarite krahasimin une po te them nga pervoja ime mos gabo te dergosh moster nga shtepia sa dush me pas afer laboratorin se nuk dalin mire.
Ermelina Haziri (9 vite më parë)
Burri jem e ka bo edhe mjeku e kish pas pyt a ke tel me vete ose po ta jap timin
(9 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Jusra H (9 vite më parë)
Edhe burri im e ka bo ket analiz . Nuk ka pas video vetem nese e kerkoni vet ju, foto ka thon qe ka pas. Tjetra i kan thon qe mos me pas mardhenie 4 dit
Rabije. M (9 vite më parë)
Pershendetje Sara Ime . Ka mundesi edhe ajo por burri im beri ne Bahqeci para disa. iteve vetem se tha kishte privatesi, ne fakt edhe disa revista porno e keshtu por qe nTytisht tha nuk I kam perdore , por ne menyren qe ka mund ka bere punene per spermogram. Kerkoj falje per shprehjen por skam tjeter menyre. Vetemse tha kishte privatesi ishte dhoma veq dhe kishte vendin per dush dhe gjithqka ne rregull vetemse edhe atij iu eshte dadhur disaa here me shku aty dhe ka dal pa bere asgje,vetem pyezje thjesht dhe diten e mire sepse eshte turperu. Tha ajo qe me pengone sepse ishin te gjitha femra motrat dhe ngushtohesha por pas nji kohe e beri dhe kreu pune. Edhe nese ka diqk te tille normal si besimtar e dijme qe eshte e ndaluar.Thjesht nuk I perdor dhe aq
(9 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
Merita ... (9 vite më parë)
Sara burri ime e ka ba,ketij nuk i kan leshu porno veq aty ne dhome tha kish pash shume foto te femrav nudo.
Teutaaaa (9 vite më parë)
Si duhet të jepet mostra për ta kryer analizën e spermës? Në përgjithësi, mostra e spermës merret përmes masturbimit dhe vendoset brenda një ene të gjerë dhe sterile. Personat që nuk mund të japin mostër nëpërmjet masturbimit mund ta bëjnë këtë duke përdorur prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale me bashkëshorten. Zakonisht nevojitet që mostrat të jepen brenda spitalit në dhoma të veçanta dhe të dërgohen ne laborator menjëherë. Mirëpo personat që nuk mund të japin mostër brenda spitalit duhet ta dërgojnë mostrën në laborator brenda 30 minutave duke ruajtur temperaturën e nxehtësisë së trupit. Gjatë masturbimit nuk duhet të përdoren substanca si sapun apo vajra, apo prezervativë të cilat përmbajnë materie që shkatërrojnë spermatozoidet. Sa ditë pushim nga aktiviteti seksual rekomandohet për marrjen e mostrës së spermës? Me qëllim të analizës së farës nuk duhet të ketë marrëdhënie seksuale për 2-4 ditë. Çka aplikohet te pacientët që kanë vështirësi të japin mostër në spital? Ka raste kur për shkak të stresit të tepruar apo turpit në ambientet e spitalit nuk arrihet ereksioni apo ejakulimi për të dhënë mostër me anë të masturbimit. Personat qe janë ballafaquar me situata të tilla duhet gjithsesi të flasin me mjekun me qëllim që të mos përjetojnë situatë të ngjashme në kohë shumë të rëndësishme si dita e mbledhjes së vezëve. Pacientëve që vijnë në poliklinikën tonë me të gjitha llojet e problemeve të infertitlitetit u kërkohet që të japin mostrën e spermës për ta analizuar. Në këtë mënyrë, kemi mundësinë t’i bëjmë analizat e spermës në laboratorin tonë si dhe t’i përcaktojmë paraprakisht personat që kanë vështirësi në dhënien e spermës. Në rastet kur pacientët kanë probleme me ereksion dhe nuk mund të japin mostër u jepen medikamente të cilat nëse janë të pamjaftueshme atëherë përdorën mënyra tjera (MESA/TESA) për marrjen e spermës nga testikujt. Cilat janë parametrat normal të spermës? Sasia (vëllimi) 2.0 ml e më lart ph 7.2 ve e më lart sasia e spermës në mililitër (koncentrimi) 15 milion/ml e më lart Numri total i spermës 30 milion/ml e më lart Lëvizshmëria %50 e më lart në shkallën e lëvizshmërisë A+B ose në %25 në shkallën A dhe më lartë në Gradim +4 apo A: lëvizje e shpejtë përpara +3 apo B: lëvizje e ngadaltë përpara +2 apo C: lëvizje në vend +1 apo D: pa lëvizje Forma (morfologjia) %4 e më lartë (sipas Krugerit) Vitaliteti %75 e më lartë Leukocite (qeliza e inflamacionit) nën 1 milion/ml Nëse këto parametra vlerësohen veç e veç atëherë kjo shpesh çon në vlerësime të gabuara. Zakonisht duke vlerësuar kriteret e numrit, lëvizshmërisë, dhe morfologjisë të gjitha së bashku mund të kuptohet gjendja rreth infertilitetit. Te meshkujt azospermik pas koncentrimit (centrifugës) duhet të shikohet nëse ka spermë ose jo në fundërresë. A mund të arrihet një rezultat i shëndoshë nëse spermiogramin e bëjmë vetëm një herë? Jo. Është padyshim e dobishme që një mashkull me probleme të infertilitetit t’i bëjë së paku dy spermiograme në intervale 2-3 javore. Prodhimi i spermës të meshkujt është një proces që zgjat 64-72 ditë, dhe nuk mund të pritet që vazhdimisht t’i ketë karakteristikat e njëjta. Ka shumë faktorë që ndikojnë në prodhimin e spermës dhe të cilat mund të dëmtojnë përbërjes e saj. Për ta arritur një mesatare është më rëndësi të bëhet më shumë se një spermiogram. Meshkujt azospermik në veçanti duhet të bëjnë më shumë se dy analiza të spermës, posaçërisht pas centrifugimit duhet të shqyrtohet nëse ka spermë apo jo në masën e mbetur në fund. Çfarë duhet bërë kur të hetohet sperma pas centrifugimit? Ndonëse në sasi shumë të vogël, ne gjejmë spermë në %25-30 të meshkujve me diagnozë të azospermisë që paraqiten në poliklinikën tonë. Pas një studimi që kemi kryer, kemi zbuluar se në 50% të meshkujve që kanë bërë centrifugimin e spermës në laboratorin tonë më parë në qendrat tjera kanë kryer biopsinë e testikujve pasi që nuk është gjetur spermë në spermiogramin e tyre. Të këta pacientë me farë që përmban pak spermë (kriptozospermia) kohë pas kohë ka dalje të spermës dhe ndonjëherë nuk ka spermë aspak. Për këtë arsye, nëse në spermiogramin e parë nuk është vërejtur spermë nuk do të thotë që as herëve tjera nuk do të ketë spermë. Duke bërë kohë pas kohe analiza të spermës të meshkujve kriptozospermik dhe duke ngrirë spermën që del në ditën e mikro-injeksionit, në situatën potenciale të azospermisë, bëhet një kopje e mostrës dhe madje lirohet sperma e ngrirë nëse vërehet spermë e lëvizshme, në këtë mënyrë personi do ta shmang operacionin TESE. Çfarë është rëndësia e parregullsive të morfologjisë (formës)? Sipas kategorizimit të Krugerit vlerësimi bëhet sipas parregullsive të strukturës së kokës, qafës, dhe bishtit të spermatozoideve. Dominimi i formave të caktuara posaçërisht në strukturën e kokës (makrosefale, kokë e dyfishtë, globozospermia) të spermatozoideve të këtyre meshkujve në procedurën ICSI (mikro-injeksioni) është tregues i gjasave të mëdha për dështim. Në këto koka anormale të spermatozoideve janë gjetur edhe anomalitë në ADN-në e tyre. Rrjedhimisht, sasia e lartë e këtyre spermatozoideve në farë rrit rrezikun e dobësimit të cilësisë së embrionit dhe fekondimit, dhe si rezultat rrit rrezikun e dështimit apo mos-mbetjes shtatzëne. Edhe disa çrregullime në bishtin e spermatozoideve (bisht i shkurtë) mund të shkaktojnë infertilitetin duke prishur aftësinë e spermatozoideve për të lëvizur. Te meshkujt te të cilët shpesh shihet anomalia morfologjike e bishtit të shkurtë, edhe pas mikro-injeksionit gjasat e suksesit janë të vogla. Nëse analiza e spermës së mashkullit, rezultatet laboratorike dhe ekzaminimet gjenitale janë normale, cili test mund të aplikohet? Testi post-koital është kur merren mostrat e spermës nga qafa e mitrës pas marrëdhënies seksuale dhe shihet nëse ka ndonjë problem që dëmton lëvizshmërinë e spermës dhe nëse pengon kalimin e spermës në mitër. Nëse pas analizës së farës shihet sasi e vogël lëngu dhe në atë lëng ka pak spermatozoide, çfarë mund të jetë problemi? Ky mund të jetë një bllokim i pjesshëm apo ejakulim retrograd (sperma ridrejtohet kah fshikëza) . Kthimi mbrapa shihet zakonisht të personat që kanë sëmundjen e sheqerit, dhe që në të kaluarën kanë pasur operacion në qafën e fshikëzës. Diagnoza bëhet pas ejakulimit duke hulumtuar për spermë në rrjedhën mesatarë të urinës. Bllokimi i pjesshëm mund të shkaktohet nga infeksionet, cistet, apo gurët në zonën e kanaleve të spermës në zonën e prostatës

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?