Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ka edhe ne ks mjek te mir
2017-12-04 në ora 10:31
Në orët e vona të ditës së premte, një pacienteje shtatzënë në klinikën e gjinekologjisë i është përkeqësuar gjendja. Me urgjencë është thirrë pasmesnatës dr. Fehmi zeqiri, i cili së bashku me operatorin dr. Afrim veliu dhe me ekipin e mjekëve të qkuk-së kanë luftuar rreth shtatë orë për të shpëtuar jetën e nënës.
Para disa dite pacientja shtatzënë në javën e 25-të me binjakë është transferuar nga spitali i gjakovës për në klinikën e gjinekologjisë në qkuk.
Që nga ajo ditë, nëna ka pasur gjakderdhje dhe është trajtuar me terapi në përpjekje për të shtyrë shtatzëninë.
“ka qenë shtatzëni e hershme dhe shanset për shpëtimin e foshnjave kanë qenë minimale”, ka deklaruar dr. Fehmi zeqiri, shkruan gazeta shneta.
Një javë më vonë, në orët e vona të së premtes gjendja e nënës ishte përkeqësuar dhe kishte pësuar gjakderdhje të madhe.
Pas mesnatës zeqiri ishte thirrur me urgjencë nga gjinekologjia bashkë me operatorin dr. Afrim veliu. Mjekët do të nisnin operacionin shtatë orësh, për të cilin zeqiri thotë se ishte rasti më i rëndë që nga paslufta.
“kemi pas peripeti të mëdha derisa kemi shpëtuar nënën”, është shprehur ai.
Dr. Zeqiri tregon se është kërkuar ndihmë edhe nga klinika e urologjisë ku kanë marr pjesë dr. Xhevdet çuni dhe dr. Ilir miftari. Ndihmë poashtu është kërkuar edhe nga një kirurg vaskular.
Zeqiri ka treguar se atë natë është arritur që të ndalet gjakderdhja, që si rezultat kishte shpëtimin e jetës së nënës.
“gjendja e saj mundemi më thënë se është përmirësuar, gjakderdhja është ndërprerë atë natë, mirëpo mundet me pas komplikime për të cilat shpresojmë të mos jenë serioze. Ende nuk mundemi me thanë se ka përfunduar gjithçka”, ka deklaruar ai.
Pacientja, nënë e tri vajzave kishte mbetur shtatzënë me binjakë, vajzë dhe djalë, nëpërmjet procedurës së frytnimit artificial.
Foshnja e gjinisë mashkullore ka lindur e vdekur, ndërsa vajza me peshë 780 gramë po trajtohet në klinikën e neonatologjisë, ku gjendja e saj është mjaft e rëndë. /gazeta shneta/ e lexova gazet edhe dashta me nda me juve me vjen keq per ket nan ishalla i ndihmon zoti..
(9 vite më parë)
Lanika Lanika (9 vite më parë)
Zoti i ndihmoft asaj nanen se shum keq per to sa per mjeksi nks sdojn dhe duan pare se sjan dobt perkundrazi ktu mu mjekt e zvicrrrs sum doken hiq qysh thojn mjeksia e fort un dy aborta nje pasnjeshem kush sum thot sen pse as qysh tek ndoshta kjo ndoshta ajo knej analizat krejt rregull qe i kam bo para 6-7 mujve mu prap me ndodhi aborti vetem mtha nga natyra tjetren provojna me aspirin sdi qysh pin njeri aspirin pa e ba analizen me dit a ki nevoj me perdor a jo zoti ju ndihmoft gjithve se sa per mjeksi i kam qu durt prej tyre
Blerina Xh. (9 vite më parë)
Mjek ka shum tmir po vet qata qe.kan mundsi i kan msu me ryshfet e tvarfrit hjekin. Ndo raste edhe sjelljet e pacientit ndikojn. Un npz sa her kom pas rast nspital gjith mir kom kalu kom pas fat me mjek tmir me pas pun e pa dhon pare. Ksaj nenes All ahu i ndihmoft e sheroft edhe ata edhe beben eh nashta se ka percaktu gjinin masi dy se ashtu normal sbon ama pse ka qef sun e paragjykojm se edhe ti kish pas tre djem kish pas qef me pas ni qik. Zoti ju ndihmoft
Lori N (9 vite më parë)
Shummm e vertet lori kta jasht veq i kan kushtet mjetet dhe pagat ndersa ne ks kan shum mjek tmir po rroga jo dhe mjete jo gjynah all ahu i ndihmoft kosoves ...
Sara :d (9 vite më parë)
Ne vendin tone ka mjek humanitar mjafte por nganjhere edhe ata nga lodhja dhe mos pagesa sa ju takon ndohsta revoltihen. E di rastin tim kur u ardh femi zeqiri u kon tu i rreh doktoreshat ju ka bertit qe sem kane operu ma heret. E sa per nanen Zoti vendos qka fal me rendesi shendeti!
Ori Lori (9 vite më parë)
Oooo sjan mjeket me te mire jashta,,kan mjetet me te mira,,asisen tjeter,,te tregoj nje rast,,un rri ne angli ,,,ishte djali 16 muajsh dhe e kishte akoma fontanelen e hapur,,isha ba merak dhe shkon burri te doktori me ba nje vizite,e pyte mjekun per fontanelen e djalit ai I thote te futem te shoh ne internet dhe te tregoj ne telfon....e mori burrin ne tel mbas 2 oresh dhe i kthej pergjigje per fontanelen..gjeja ne elementare..ju pershendes
Lale K Memedi (9 vite më parë)
Gjithkund ka mjek te mire. Un vet kam pas rast ne dite feste shteterore ka ardh mjeku kirurg prej shpis me ka trajtu pa asnje problem. Njof kirurg qe me veturen e vet e ka mar pacientin e ka dergu ne kliniken ne shkup pasi pacienti mundesit ekonomike nuk i ka pas. Por ne kete rast me vjen shume keq per kete nen por pasi ka pas 2 vajza e ka tentu me ivf sigurisht per te pasur nje djale sdua aspak ta paraghykoj por Zoti te jep sprova tjera se kishin mund ti ngelin edhe ato 2 vajza jetime. Zoti i udhezofte ata qe zgjedhin gjinine sepse nuk eshte ne doren tone... ndoshta vet pse skam femije nuk e kisha zgjedh asnjehere ose nena vet me deshiren e saj se ka bere ate ndoshta edhe e kan detyru familjaret buri vjerria per me pas trashegimtar mashkull ashtu eshte mentalitegi i ballkanit jo vetem te shqiptaret. Mjeket i pergezoj per punen dhe mundin qe kane bere...
(9 vite më parë)
sigurisht qe esht shum gjynah per ket nen.po shiko ca bon zoti djalin ja ka mar e vajzen ja ka len pa dasht zoti asgje nuk vjen n ket jet as me farzim artificial as me asgje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?