Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Limoni gjate gjidhenjes
Si jeni nena, une jam me grip,ilaqe spo guxoj me mar se e kam qiken ne gji,spo di a guxoj me perdor limonin,kam lexu ketu prej nenav qe e prish qumshtin e gjirit.qka me kishit than ju a guxoj me perdor .
Merita ... (9 vite më parë)
Lorna Emel (9 vite më parë)
te lutem e dashur..:))
Merita ... (9 vite më parë)
Flm shume lorna.
Lorna Emel (9 vite më parë)
A eshte i demshem limoni gjate gjidhenies?? Sigurisht që jo. E madje ju duhet të dini se limoni do të bëjë që fëmija juaj të pijë qumësht shumë të shëndetshëm që nuk do të shkaktojë aspak gazra tek bebi. Uji me limon dhe vlerat gjatë gjidhënies Ky ujë është i pasur me vitaminën C, B, kalçium, fosfor, magnez, etj. Gjithashtu ai: Rrit sasinë e qumështit të nënës. Ai hidraton trupin tuaj duke stimuluar prodhimin e qumështit. Parandalon problemet e tretjes tek bebet. Limoni ndihmon tretjen dhe për këtë arsye do të liroj fëmijën nga problemet e gazrave apo dhimbjeve të barkut. Pastron qumështin e nënës pasi largon toksinat nga trupi. Pra fëmija juaj do të pijë një qumësht më të pastër si edhe do të asimilojë më mirë vlerat e tij. Lehtëson dhimbjet e fytit të nënës. Duke qënë se largon infeksionet do të jetë i mirë edhe për fytin mjafton që nëna të bëjë gargarë me ujë me limon. Ul presionin e gjakut. Duke qënë se nëna shpesh gjatë gjidhënies vuan nga presioni i lartë kjo do të jetë një ndihmë e madhe. Forcon venat. Kjo do të jetë një lehtësim për nënën e cila do të vuajë nga varicet pas shtatzanisë. Përmirëson shëndetin e lëkurës. Ai është një burim mirëqënie për lëkurën tuaj dhe të bebes. Është i pasur me vitamina dhe e bën lëkurnë më të shëndetshme si edhe më të shndërritshme. Largon puçrrat e zeza. Pastron gjakun dhe ul rrezikun e kancerit. Ju do të jeni më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit si edhe nga infeksionet.. keshtu eshte shkruar Merita..
Merita ... (9 vite më parë)
Tregona lorna se spo me hapet linku.
Lorna Emel (9 vite më parë)
https://www.pernenat.al/eshte-i-demshem-limoni-gjate-gjidhenies/
Merita ... (9 vite më parë)
Une ma skom guxu me pij,edhe une u qudita.po e pij edhe une se marova prej fyti .flm prej juve.
(9 vite më parë)
Unë merit edhe xhenxhefill ska perdor njeher se thojshin sban etje tj. Ama niher e lexova ktu nportal nga gjinekologia qe kish than skam info qe nuk ban me perdor xhenxhefill gjatë gjidhenjes, e tash gjithmon caji me limon e xhebxhefill edhe kanellë po pi. Edhe shum i shëndetshëm edhe i shishem, bile edhe ngapak shafran ja shtoj.
Lora ° (9 vite më parë)
Merita limonin edhe une e kam perdore ne çaj gjithmon gjate kohes se gjidhenjes e nuk e kam verejte qe ka ndiku keq diçka. Ndoshta me perdore per dieta ne sasi te madhe e me kombinime te erzave sigurisht ndikon.
Erina 4 (9 vite më parë)
edhe une tash po e ndegjoj edhe une sa her e perdori sidomos ne qaj nuk mundem.pa.limion besoj mos me.konsumi ne mas te mdhe ndoshta ka nej eefekt se per disa copa nuk besoj qe bej nej sen
Merita ... (9 vite më parë)
Genta edhe une e kam perdor gjithe,po nje dite e lexova ketu qe kishin shkru nenat me heret qe e prish qumshtin ,edhe prej ateher skam guxu me perdor me.
(9 vite më parë)
Meritë unë hera parë pe ndegjojë qeta qe spo bojka limon me perdor. Une non stop limon perdori, edhe xhenxhefill. Deri tash skam pas naj problem. Qika pin mirë. Bash tash dimri pa limon nuk kalon.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?