Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ndjenja e frikës pas lindjes

Pershendetje, kam 8 muaj qe kam lindur dhe qe pas lindjes me shoqerojne ndjenja frike, me duket sikur do i bej ndonje gje te keqe djalit tim, ndonjehere edhe vetes time. Nuk e di nese me kuptoni apo jo? Kjo gjendje me eshte shfaqur pas lindjes se di pse! Me para isha e gezuar shume per ardhjen e bebit ne jete dhe tani e urrej veten qe po me ndodhin keto gjera, po nuk mundem me i largu. Do doja te me kthenin pergjigjet nenat nese ndonjera prej jush e ka kete gjendje ose e ka kaluar? Ju pershendes, Stela.

Sila (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
E di se e keni per te miren e bebes, mirepo ju duhet me shume vetebesim. Kur kane dite grate me rrite fmi ne kohen e gurit, po si nuk dime ne, kur i kemi te gjitha. Ndoshta palidhje se po them, mirepo nga te gjitha nenat qe i njof personalisht, me duket se askush nuk di te kujdeset per beben e vet me mire sesa une...ndoshta kete besim e kam fituar ne spital, sepse me kane thene se jane quditur sa mire kujdesesha per beben, sikur te isha nene me vite e jo femija i pare. Mua ne fillim me frikesojshin, o spo merr fryme mire, o i eshte kuqe lekura, blla blla blla, e kam vajzen 7 muajshe, vetem njehere ka pas pak temperature, kurr nuk eshte semure. Edhe ju, derisa keni femije te shendetshem, qe buzeqeshin, shtojne peshe, atehere jeni nenat me te mira ne bote.
(12 vite më parë)
Sila e njejta gje eshte edhe me mua, jam shume shume e frikesuar per qdo gje qe bej me djalin edhe pse mundohem te bej me te miren per te prap fikesohem, siq ka thene edhe Nida me poshte kur ka qen me i vogel kur i shkojke qumeshti keq se i mbetke ne fyt edhe une qajsha shume, mirpo edhe tani edhe tani qe ka 6 muaj kam filluar ta ushqej , prap qaj sa her qe nuk ha mire, ose qei vjen per te vjell une qaj se them nuk jam tu dite me e ushqy etj etj, kam biseduar me shume nena me thojne qe eshte normale
(12 vite më parë)
Sila & Nida, depresioni i Lehonise eshte normal, sepse luajne rol hormonet...mua me ka pergaditur mjekja, dhe ka thene sa here qe qane ose je e merzitur gjate kohes se lehonise, duhet ta kontaktoj, bile ne CH egziston nje numer ekstra ku mund te therrasesh e te bisedosh kur he ne depresion ne lehoni, mirepo fale zotit cdo gje kaloj mire. Sa i perket pyetjes tende Nila, cdo nene ka te drejte te jete ne stres ose e nervozuar, pasi qe sa do qe na ndihmojne burrat ose familjarer, shumicen e kohes, diten dhe naten jemi ne ato qe nerremi me femijen. Krejt cka i duhet nje nene, ta kuptoj burri, te mos i lejoje te tjeret te perzihen dhe kritikojne se si kane deshire, sepse nena eshte ajo qe e njef me se miri femijen e saj, dhe e di me mire se cdo kush se cka eshte me mire per femijen e saj. Gjithsesi sa here qe ndihesh e lodhur me femijen, duhet te ia japesh burrit, te dali aj te shetite me femijen, qofte edhe nue ore, ku ti mund ta mbushesh vasken, ose edhe ta pish nje kafe e qete
Nida 09 (12 vite më parë)
Stela une e kam djalin 11 muajsh dhe pas lindjes kisha ankthe keshtu si puna jote. Per 40 dite qaja sa te erresohej nuk e kuptoja se pse nqs se djalit tim i kalonte qumeshti keq une qaja se kujtoja se po e mbysja me pak fjale u mezitja per gjene me te parendesishme. Te them te drejten mua me ka ndihmuar shume burri per te kaluar ai u tregua shume i duruar dhe me merrte me te mire, me ndihmonte duke me dhen ekurajo me hiqte stresin. Keshtu qe mundohu te mos stresohesh dhe te kujtosh gjerat te bukura ,dhuraten me te bukur qe te ka dhuruar Zoti. Me ndihmen e Zotit do te kaloje. Shpresoj qe sa me shpejt te behesh mire. Te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende Nida.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?