Ska gje fare e dashur :) te gjithe kalojme nga kjo rruge :) une para pak vitesh ;) tani them kush guxon te ankohet per dy kalamaj ???? dy sjane asgje :) bej shaka, po do kaloje gjithcka shume shpejt ???? por sic te thashe rendesi ka te jesh ti mire e qete. Nese e sheh qe mbushesh sa smban me, shkruaj ketu e shfryhesh pak, se ndoshta te kuptojme me mire :)
haha mu kijtua vetja para 8 vite kur linda vajzen djali ishnte 2.5 vjet ato dit e para qaj vakza djali u qojke tu kajt thash qka dot bahet edhe ky gjynah paska.me.mbet qut e i trishtum po u msu tani sja nike.ma pse.po kan vazhdojke mos u ban marak kalon veq rri gati sa.te mumdesh mos ta nin mungesen deri te msohet se gjelezojn ne fillim
Gjerat tjera mundohu te mos u kushtosh shume vemendje, psh pastrimi i shtepise, ushqimi etj, skane pse te te stresojne me shume, sdo te thote te jete gjithcka perfekte se do stresohesh me shume kur nuk ia arrin dot. Per momentin rendesi ke ti, djali, pastaj bebi. Them bebi i fundit ngaqe per momentin nuk kupton shume (sigurisht ka nevoje per ty, aromen tend,etj), kur te filloje te kuptoje gjerat do jene ulur ne vendin e vet, te gjithe do jeni mesuar me pjesetarin e ri :)
Eshte normale si fillim, mundohu te rrish sa me shume me djalin, fundja vajza sbesoj se do shume impenjim pervec ushqyerjes dhe nderrimit. Mundohu te perfshish edhe djalin, psh i thua me sill pampersin ta nderrojme bebin, batanijen, rrobat etj, qe te mos i ndihet i lene pas dore. Ose psh e shtrin afer dhe i thua ruaje pak bebin, mbaji doren etj, ne mbikqyrjen tende sigurisht :) gjate kohes qe eshe djali zgjuar te merret edhe burri pak me vajzen, nese duhet mbajtur ne dore psh etj, qe te mos shohe shume kohe me vajzen. Nuk do te te keshilloja ta largoje djalin me idene qe do jete me mire, psh ta lesh gjate dites ose nates diku, se do behet me keq. Nese do te te ndihmoje dikush, mund ta beje duke te garuar, pastruar, apo mbajtur vajzen nje ore sa te mbyllesh pak syte, por nuk eshte ndihme te te mbaje djalin se e vuan me shume zemra e vigel :( Do kaloje shpejt shpresoj, vetem te lutem merre qete, pa stres, se po u stresove ti gjithcka behet me e veshtire. Nga burri kerko ndihme sa me shume :)
:( te kuptoj shume mire e dashur :( para 4.5 vitesh e kam bere edhe une kete pyetje, po te shohesh te muri im e gjen pyetjen dhe shih pak edhe pergjigjet, sidomos Fitesa eshte pergjigjur shume gjate per metodat qe ka ndjekur ti lehtesoje pak gjerat.
O Ina jemi ne shtepi.djali ne fillim reagoi mire po e puthte bebin.por naten kur qan bebi qan edhe djali,eshte trembur shume.edhe diten e njejta gje,qan bebi,qan djali i trembur.nuk di si te veproj :( :(