Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Eksperiencat tuaja!!
Ju pershendes nena.
Uroj te jeni mire ju dhe femijet tuaj!

Po dyshoj per nje shtatezani te mundshme, sipas disa simptomave qe nuk i kam pasur me pare si dhe duke qene se me bashkeshortin po mendojme ne ate drejtim (shtatezani e planifikuar) mendoj se vec ia arritem qellimit ne nje kohe mjafte te shkurter.
Nuk kam bere as kontrolle as teste, pasi qe po pres daten kur kam pasur ciklin e fundit (e qe eshte 15.12.2017) per te kaluar ca dite sepse kam degjuar se edhe testi del me i sakte (theksoj se ciklin nuk e kam shume te parregullt, d.m.th me 2-3 dite deri 1 jave vonese).

Tani nena, nga ju do te doja te dija me shume nga eksperiencat tuaja sa u perket simptomave kur keni pasur nje femije dhe binjak, kur keni pasur djale dhe vajze.
Personalisht kam keto simptoma: po ha me shume se zakonisht, me shume çipsa dhe supe (jam dhene shume pas tyre), por pa perjashtuar edhe embelsirat aty-ketu (nuk eshte se nuk po i ha fare), por me shume anoj nga ushqimet e njelmeta.
Nuk kam te vjella (disa here kam pas ndjesine se dua te vjelle por nuk vjella kurre).
Jam mjaft e lodhur nga mesi i dites rralle edhe nga mbremja, dhe kohe pas kohe kam edhe gjume.
Ka ca dite qe gjumin nuk po e bej shume te rehatshem (as per tu ankuar as per tu lavderuar), si dhe tash 3 dite kam dhimbje te lehta barku (si te ciklit), qe vijne e shkojne.
Rritje te barkut (edhe mepare nuk eshte se ka qene i rrafshet, por ndryshimi po verehet dukshem, dhe cuditerisht ne mbremje duket me i madh se ne mengjes) dhe forma here me ngjane i rrumbullaket e here me maje...

Sa i perket gjinise, qe thone se nenes i tregon intuita qe ne fillim, nganjehere kam ndjesine se eshte vajze, nganjehere djale, e nganjehere me duket se jane binjake, ha ha, kjo, ndoshta duke u bazuar ne shenjat qe kam lexuar se tregojne gjinine.

E di, mund te tingellojne te pakuptimta keto pyetje kur as nuk jam siguruar se jam vertete shtatzene, por kam nje ndjenje te forte qe jam.

Falemnderit te gjithave per kohen dhe gjithe te mirat per juve dhe familjet tuaja!
Teutë (9 vite më parë)
Teutë (9 vite më parë)
Nje korrigjim i vockel: Ne pyetjen time doja te shtoja se ciklin e kam te parregullt sepse paskam bere gabim ne te shkruar. Gjithashtu paskam harruar te ceke qe edhe koheve te fundit gjate nates kam nxehtesi dhe siklet te madh ne shputa te kembeve. Deshira H.-falemnderit per koment. Gjithe te mirat ty dhe familjes tende!
Deshira H. (9 vite më parë)
Une asnje shenje skom pas. Edhe pse mpat kalu cikli skom verejt asgje... testin e kam be pasi qe me kaloj koha e menstruacioneve per 5 dite...pas 10 diteve me kan fillu mundimet dhe vjelljet. Te shkofte mbare ty.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?